• Një dialog i pambaruar

     

    Libri’ Një  dialog i pambaruar’ përmban në vetvete dy qëllimet, sjell dialogun e një intelektualeje dhe autoreje nga Tirana, dhe Kim Mehmetit nga Shkupi.

    Në  këtë  intervistë -rrëfim do të  lexoni se si Kim Mehmeti erdhi dhe u bë  njeriu pë r të  cilin lindi.Siç ai rrëfen pa asnjë  klishe,i ati do kishte dashur që  i biri të  bëhej hoxhë  ose mjek.Larg çdo parashikueshmërie dhe projektimi prindëror Kim Mehmeti u bë  ai që  lindi.

    Është  avangarde të  gjykosh mbi identitetin e shqiptarëve,në  mënyrën si Kim Mehmeti e vendos dhe e përcakton atë .Qëndrimet e Kim Mehmetit për të  dhënat e identitetit shqiptar,janë  qëndrimet e njeriut që  e do atë  që  është  dhe do ta perfeksionojë  atë  që  na është  emëruar ne që  kur lindëm.

    Një  përvojë  që  duhet lexuar me doemos në  këtë  rrëfim të  intervistuar.Rrugëtimi që  përvijohet në  këtë  rrëfim është  historia e rrugës së  njeriut,i cili zgjedh kush është  pasi provon të  jetë  shumë  gjëra të  tjera. Në të vërtetë ky dialog i papërfunduar mes Aldës dhe Kimit është edhe portret i përbashkët i dy bashkëbiseduesve të cilët njëri nëpërmjet pyetjeve e tjetri nëpërmjet përgjigjeve, na shpalosin shumë të vërteta për vetveten. Libri përmban parathënie të Grida Dumës.

     

  • Vëllazëria e motrave të përdala

    Maqedonia e sotme është djep ku bëjnë gjumë mosdurimet ndëretnike, ajo është një kreatur shtetërore e cila si e tillë mbase edhe nuk ka të ardhme, por që mund të shërbejë si shembull se ç’ndodh me …… një shtet i cili mbetet peng i dyfishtë: i ëndrrave të një populli të vonuar – atij maqedonas dhe i ambicieve të një popullit që e din çka i takon, po nuk din si atë ta merr – atij shqiptar. Qeveria e sotme e këtij shteti është ajo që u këndon ninullë mosmarrëveshjeve ndëretnike, që ato i mëkon dhe i zgjon nga gjumi sa here që ka nevojë t’i alarmojë “mamitë” ndërkombëtarë që të tregohen më të kujdesshme ndaj shtetit që ajo drejton, që të mbrojnë shtetin i cili gjithmonë ka qenë, dhe ende është, pronë i partive në pushtet, e jo i qytetarëve që jetojnë në të.

  • Shkupi

    Autori e ka quajtur Ese historike dhe prandaj e hap me një trajtesë për qytetet përgjithësisht. Kodra që ngrihet pas urës dhe që duket në kopertinën e librit, ka qenë e banuar të paktën prej neolitit. Në epokën e hekurit aty u ngrit një fortifikim ilir, ndërsa qyteti ilir në rrëzë të tij u bë kryeqyteti i Dardanisë. U zgjerua në një qytet të rëndësishëm gjatë periudhës romake dhe aty ka lindur perandori Justinian më 483 të erës së re. Më 518 u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe përfundoi në një fshat. Tërmetet e kanë ndjekur deri në ditët tona, por banorët asnjëherë nuk e kanë braktisur dhe e kanë rindërtuar. Ndërkaq, tronditjet nuk i kanë ardhur vetëm nga nëntoka, sepse dyndjet sllave për të patën të njëjtat pasoja shkatërrimtare. Dhe këto nuk qenë të vetmet dyndje: 3 vjet pas Betejës në Fushën e Kosovës e pushtuan osmanët, gjurmët e të cilëve u ngulën për pesë shekuj.

    Shkupi

    CHF24.90
  • Lypsiqarët e Shkupit

    Pra, njeriu s’ka pse mos t’i besojë asaj që sot e kësaj dite shkupjanët e rrëfejnë e që ka të bëjë me letrën që nëpërmjet Dullës, disa shkupjane ia kishin derguar Ismail Qemalit në Vjenë, ku ky kishte ikur nga burgu i përjetshëm i Stambollit. Sipas asaj qe rrëfejnë qytetarët e këtushëm, në letrën e tyre ata kishin shkruar vetëm disa rreshta: “O Ismail Oemali, nuk ka Shkup pa Shqypni e as Shqypni pa Shkup. Prandaj, hajde be burrë e kurdise atë Shqypni këtu prej Shkupi, se do bojsh gabim t’madh në koftë se flamurin do e ngresh n’Vlone e jo te Kalaja e Shkupit, se kështu do e biesh punën çi Shqypnia t’ndrydhet e t’mblidhet aq sa s’ta merr mendja. Kemi bo llaf me vet t’afërmit e Sulltanit dhe na kan thonë se ishte ç’na ishte, tashti nuk kemi mo hasmi dhe bonja ni dovlet sa ma t’madh e sa ma t’xhond. Bar juve t’ju shohim rahat e mirë, mbasi përhere na ndejtët n’besë, e nuk na e kthyet kurrizin!”

  • Kompleti i veprave

    Një shkrimtar e mat jetën përmes veprave që ka botuar. Kim Mehmeti thotë se koha i ka kaluar shpejt, prandaj e ka ndjerë të nevojshme t`i prezantojë lexuesit me rrugëtimin e veprës së tij që daton nga vitet 80’.
    Mbijetesa e shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe qëndresa e familjes shqiptare ka qenë shpesh fokus i penës së tij.

    Veprën e cilëson si një detyrim ndaj ëndrrave dhe kontributit të të parëve.

    Jo pa modesti, shprehet se veprat e tij i ka parë në duart e lexuesve të rinj dhe hedh poshtë stataistikat që tregojnë për numër të lartë shqiptarësh që nuk i afrohen librit.
    Një shkrimtar nuk resht së krijuari, as Kim Mehmeti.

    Një komplet veprash për të mos u humbur!

     

  • Prej kalit të bardhë deri te rrugaçëria partiake

    Nga na çoi kali i bardhë i llafazanisë partiake:  Kush i pari i përuroi tregjet ku do shiteshin kurvat partiake; Parti që kanë popullin e vet, apo popull që ka parti.
    Këto janë disa nga pyetjet, përgjigjet e të cilave do i gjeni në esenë politike “Prej kalit të bardhë deri te rrugaçëria partiake” të romancierit, eseistit dhe publicistit tonë të njohur Kim Mehmetit.

Kategoritë