Nënshumë: CHF69.50
-
Ty nga zemra
Në këtë libër autori na prezanton me një personazh i cili ishte i drejtë me të gjithë.Atë,për shkak të mirësisë qe kishte,
e xhelozuan edhe me të afërmit, madje bënë çmos për ta eliminuar.Mirëpo ai mbijetoi me mirësinë dhe sinqeritetin e tij.CHF6.90Ty nga zemra
CHF6.90 -
Problemet edukative në jetën e fëmijëve tuaj
Është një botim i ri i cili i ofrohet lexuesit të nderuar nga Shoqata Kulturore “Dituria” me dëshirën për të nxitur kulturën e leximit.
Në kuadër të projekteve kulturore para lexuesit shoqata jonë ka botuar librin shumë të nevojshëm: “Problemet edukative në jetën e fëmijëve tuaj”,
të autorit, Muhamed Reshid el-Uvejd.Libri në fjalë trajton temën qendrore në një familje e shoqëri edukimin.Përgjegjësitë që fëmija
duhet t’i ketë në raport me moshën e tij,komunikimet që duhet t’i ndërtoj me fëmijët,roli i nënës në transmisionin e edukimit të fëmijës.CHF6.90 -
Të qenët rob i Allahut
Fjala ibadet (adhurim)përfshin çdo gjë të cilën Allahu e do dhe është i kënaqur me të,qofshin ato fjalë ose vepra të hapta apo të fshehta.
Për shembull,namazi,zekati,agjërimi,haxhi,thënia e së vërtetës,përmbushja e amanetit,sjellja me respekt ndaj prindërve,
ruajtja e marrdhënieve farefisonore,mbajtja e premtimit,urdhërimi për të mirë,ndalimi nga e keqja,xhihadi kundërejt jobesimtarëve dhe hipokritëve,
sjellja e mirë ndaj fqinjëve, jetimëve, të varfërve, udhëtarëve, skllevërve, dhe kafshëve, punët e tjera të mira konsiderohen adhurime.CHF6.90Të qenët rob i Allahut
CHF6.90 -
Themelet e shtëpisë ISLAME
“Allahu ju ka dhënë shtëpi për të banuar…” (Nahl: 80)
Nëse ndalemi dhe meditojmë mbi të pastrehët; mbi ata që jetojnë në kasolle e rrugë; mbi refugjatët e shpërndarë nëpër kampe të përkohshme, atëherë do ta kuptojmë begatinë e posedimit të shtëpisë. Nëse e dëgjon një të pastrehë dhe të shqetësuar duke thënë: “Nuk kam ku të qëndroj; nuk kam as ku të flej ghumë rregullisht; ndonjëherë flej në rrugë, ndonjëherë në ndonjë kafene ose park përballë detit, ndërsa rrobat i mbaj në çantë”, atëherë do ta kuptosh vijën ndarëse që rezulton në mosposedimin e begatisë së shtëpisë.
CHF6.90Themelet e shtëpisë ISLAME
CHF6.90 -
Instinktet natyrore
Gjatë vitit të fundit të studimeve universitare hasa në një libër të titulluar “El-Fitre – Natyrshmëria” e shkruar nga dijetari i mirënjohur arab, Selman Fahd El-Aude. Isha tepër i impresionuar nga përmbajtja e atij libri, për shkak të lidhshmërisë së tij me individin dhe shoqërinë. Fjala arabe ‘El-Fitre’ nënkupton instinktet natyrore me të cilat Allahu i Madhërishëm’ e ka pajisur njeriun. Këto instinkte ia mundësojnë atij bartjen e rolit si udhëheqës, në mënyrë të duhur dhe me efikasitet.
CHF6.90Instinktet natyrore
CHF6.90 -
Si ta fitoni zemrën e bashkëshortit tuaj
Nëse i hedhim një vështrim jetës së njerëzve, do të pikëllohemi dhe do të ndihemi të shqetësuar per shkak se mëkatet, veprimet e ndaluara dhe krimet janë përhapur shumë. Konceptet që dikur ishin të përbashkëta në mesin e disa njerëzve, tani kanë ndryshuar, e keqja është e bërë e mirë dhe e mira është e bërë e keqe, po ashtu është ndryshuar tradita dhe etika.
CHF6.90 -
Mrekullia e Kur’anit – Fjala e njëzet e pestë
Shumica e vërseteve në këtë trajtesë të mrekullisë së Kur’anit, ose kanë qenë shkak kritike nga ateistët, ose janë kundërshtuar nga shkencëtarët, ose kanë qenë subjekt dyshimi e mosbesimi nga shejtanët midis xhindeve e njerëzve.
CHF6.90 -
Motra sahabije & Jeta ime
Për çështjen e femrës, nën ndikimin e shumë faktorëve dhe rrethanave janë krijuar dhe rrënjosur shumë koncepte dhe forma bindëse, të cilat më vonë janë shndërruar në gjëra që merren apriori, njëkohësiisht duke bërë që shumica e njerëzve t’i marrin ato të gatshme pa iu qasur aspak burimit të tyre, apo nivelit të shëndetshmërisë dhe pajtimit të tyre me ligjin hyjnor (islam).
CHF6.90Motra sahabije & Jeta ime
CHF6.90 -
Të drejtat e Allahut mbi robërit e tij
Tema është rreth të Drejtave të Allahut – Tebarake ue Te’ala – mbi robërit e Tij, e sa të mëdha që janë të Drejtat e Allahut – Subhanehu ue Te’ala – mbi robërit e Tij!?
CHF6.90 -
Kokë me kokë me të rinjët
Ky libër nuk është vepër shkencore, por ajo është një udhërrëfyes që do tu shërbejë brezave të rinjë. Këtu kemi shprehur dëshirë që tua prezentojmë pervojat e të rinjëve që kanë kaluar nëpër rrugët që i kaloni edhe ju , të cilët janë ballafaquar me problemet e njëjta, të cilët kanë punuar shumë që ti kapërcejnë ato dhe të cilët në fund kanë arritur suksesë të jashtëzakonshëm në jetë.
CHF7.00Kokë me kokë me të rinjët
CHF7.00 -
Çliro në veten tënde Mbretëreshën e Shebas, procedura dhe protokolle që të udhëheqin për një jetë më të mirë
Libri më i mirë i llojit të tij dhe më i shituri në mbarë botën
CHF7.90 -
Dashuria e të Dërguarit ndaj fëmijëve
Mbaj mend se i dashuri ynë, Muhamedi salallahu alejhi ve selem ishte një personifikim i mirësisë ndaj të gjithë njerzimit, por dashuria dhe dhembshuria e tij ndaj fëmijëve të vet nuk njihte kufi.I Dërguari ynë i dashur a.s. na ka mësuar se fëmijët, qofshin ata djem apo vajza janë dhuratë nga Allahu i Madhëruar dhe se nuk duhet trajtur ata në atë menyrë ku preferencatë janë në njërin fëmijë më shumë se sa te tjetri. Ata duhet edukuar në menyrë që të jenë të vendosur në nënshtrim absolut ndaj Allahut të Madhërishëm dhe ndaj të dërguarit të tij.
CHF7.90 -
Rregullat e fejesës e të martesës dhe detyrimet e bashkëshortësisë
Duke u nisur nga pikëpamja e Islamit që ka ndaj qenies, jetës dhe njeriut, fillova të shkruaj librin me titull “Rregullat e fejesës e të martesës dhe detyrimet e bashkëshortësisë” me qëllim që t’i bëhet e ditur atij që do ta kuptojë se Islami nuk ka lënë asnjë anë që ka të bëjë me njeriun pa i dhënë një sistem të caktuar dhe zgjidhjet për këtë, me qëllim që personaliteti i tij të baraspeshohet dhe të përsoset për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë sa më mirë!
CHF7.90 -
Universi i Jusufit a.s.
Surja Jusuf, përmban historinë e një profeti të Zotit dhe e veçanta e kësaj sureje, është se është surja e vetme e cila trajton vetëm historinë e plotë të një profeti, Jusufit a.s.
CHF7.90Universi i Jusufit a.s.
CHF7.90 -
Vetëdija mbi kiametin
Që nga dita që kemi lindur e deri në ditën që vdesim nuk bëjmë gjë tjetër që i shumëzojmë dëshmitarët ndaj vetës sonë. Shtatit tënd ia shtonë dëshmitarët o njeri.
CHF7.90Vetëdija mbi kiametin
CHF7.90 -
Gruaja më e lumturë në botë
Lexoje këtë libër që të largosh ngarkesat depresive, dertet që ngjallin tronditjet në jetë, ëndrrat frikësuese dhe mërzinë.
CHF7.90Gruaja më e lumturë në botë
CHF7.90