• Islami, një histori e shkurtër për fillestar

    Libri “ISLAMI…” është një doracak me të dhëna të mjaftueshme mbi rrjedhën e Islamit gjatë historisë. Vlerësojmë që ky libër edhepse jovëllimor, është i kapshëm, konkret dhe i lehtë për tu kuptuar. Libri në fjalë është pasuruara me fotografi dhe ilustrime të ndryshme, andaj konsiderojmë që bëhen edhe më të kapshëm për lexuesit tanë.

  • Të krijoj një njeri

    Një Dramë e shkëlqyer nga autori i mirënjohur turk i cili në Turqi mban titullin Mbret i Poetëve.

  • Kandilat e udhës së drejtë, rrëfime për hoxhallarët e Tetovës

    Ky libër flet për biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që më shumë se një regjistër kronologjik për jetën e tyre, janë ilustrime të mendimit islam të kultivuar në këtë qytet dhe rrethinë.

  • Kultura dhe Qytetrimi

    Vepra analizon dy terma të rëndësishëm të historisë së mendimit shoqëror dhe artistik: kulturën dhe qytetërimin. Autori beson në ndërveprimin dhe fisnikërinë shpirtërore si dy elemente të përvetësimit dhe transferimit të kulturës dhe qytetërimit.

  • Kujtimet luajnë me mua

    ‘Kujtimet luajnë me mua’ një titull mjaft metaforik,në fakt janë edhe kujtime tona që për arsye të natyrave të ndryshme,ndoshta dhe kanë filluar të zbehen.

    Libri në fjalë ngërthen katër cikle: “Bari i gjallë mbi varre”, “Njerëz, aktorë, maskarenj”, “Fëmijët e revolucionit” dhe “Peizazhet e barbarisë”, të cilat përfshijnë poezi shpirtërore.

    Veçantia e Krasniqit qëndron në faktin se ai me sukses arrin të portretizojë fragmente të ndryshme të kohës shqiptare,të cilat kur bëhen bashkë,formojnë një tërësi të harmonizuar të subjekteve të ndryshme. Evoluimi artistik i Milazim Krasniqit shënon një gamë të madhe të preokupimeve të tij, që shihet sidomos në këtë vëllim të ri poetik, ku vazhdojnë ta shqetësojnë kujtimet, duke i risjellë njëkohësisht dhimbje, por edhe shpresë.

  • Gjuha dhe stili në prozën e Anton Pashkut

    Anton Pashku është shkrimtari shqiptar, me figurën e të cilit lidhet ecja në rrugë të sigurtë e letërsisë moderne shqiptare. Gjatë viteve pesëdhjetë, proza ishte pothuajse në kufi të shkrimit të sipërfaqshem letrar dhe të atij dokumentar. Kthesa e prozës së Pashkut, në nivel të vetëdijes së vertetë si art letrar dhe narracion, doli e fuqishme, sa linte përshtypjen e paraqitjes ekstremiste dhe të skajshme moderniste. Ky qe dhe shkaku që aso kohe, vepra e tij kishte shumë pak lexues.

  • Paraqitja gjeografike dhe harta e Shqipërsië me 1842

    Deri më tani gjeografët tanë nuk e kanë njohur një përshkrim të gjeografisë së Shqiperisë, të shoqëruar edhe me hartën përkatëse, të përgatitur prej kontit Fedor Karaxhaji (F. Karaczay) dhe të botuar me 1842 në Londër nga revista shkencore e Shoqatës Gjeografike Mbretërore Journal of the Royal Geographical Society, vëll. ix. f. 47-74.

  • Periudhat historike të shqipes

    Rrjedha e gjuhës shqipe gjatë evoluimit të saj mund të ndahet në periudha dhe etapa për qëllime studimore, por duke nënkuptuar se këto ndarje nuk janë copëtim i saj me kufij të prerë,sepse ato vijojnë natyrshëm dhe në çdo gjendje të gjuhës ka anë, të cilat janë vjetruar ose po vjetrohen, sidhe dukuri që sapo janë shfaqur ose po zënë vend. Për këtë arsye, në shtjellimin e mëposhtëm shekulli ose data përkatëse mjaft herë është e përafërt apo përfaqëson kohën, kur kalimi në një faze të mëtejshme tashmë është bërë 1 dukshëm.

  • Poezia dhe vdekja

    Letërsia shqipe në Kosovë, edhe katërmbëdhjetë vjet pas çlinimit të vendit, ka mbetur në giendje kolapsi, pa shenja të konsolidimit në asnjërin nga treguesit që do ta provonin konsolidimin e saj në rrethanat e reja kulturore e shoqërore, ku ajo do të dëshmohej me përmbajtje artistike identifikuese për realitetin e ri dhe do të kënaqte shijet estetike të një publiku të ri. Për giithë këto vite, nuk është botuar pothuajse asnjë vepër letrare që do te ishte domethënëse për identitetin e ri të këtij vendi dhe eventualisht për përshkrimin e rrugës së vështirë nëpër të cilën është realizuar ky fat i ri i njerëzve të tij.

  • Uthullëra dhe ujëra

    Libri “Sirkeler ve Sular” (Uthullëra dhe ujëra) është vëllimi poetik kryesor i poetit. Siç kuptohet nga titulli, gjithë vëllimi përshkohet nga një linje ideore kundërvënieje mes uthullërave dhe ujërave me të cilat ai simbolizon në mënyre përgjithesuese dy ide, dy botë, dy cilësi, dy këndvështrime, dy synime, etj. po aq të ndryshme nga njëra-tjetra sa ç’janë të ndryshme nga njëra-tjetra uthullërat me ujërat.

  • Kultura e dialogut në Islam

    Mendoj se devijimi më i rrezikshem, që e ka përfshirë ummetin islam është “mosmarrëveshja” apo “kundërshtimi.” Ky devijim i përhapur ka përfshirë çdo vend e shoqëri muslimane dhe nën kthetrat e veta fatkeqe ka futur mendimin e secilës prej tyre, akiden, koncepcionin, shijen, sjelljen, moralin, mënyrën e jetesës, metodat e bashkëpunimit, metodat e bisedës, shpresat, qëllimet dhe synimet e afërta e të largëta të tyre.

  • Gratë shoqëria muslimane dhe Islami

    Ky koleksion esesh, i shkruar për shkaqe të ndryshme, në thelb trajton vetëm një çështje – atë të grave. Përgjithësisht, kur ne flasim për gratë në Islam, kjo rrallë shkon përtej një numri të vogël klishesh, që nuk vlerësojnë si duhet as gratë, as Islamin. Akoma më keq, qëndrimi është ose shovinist ose qasje e shtrembëruar.

  • Fytyra të islamit, biseda për probleme bashkëkohore

    Fytyra të islamit është një seri diskutimesh televizive që shqyrtojnë probleme dhe çështje bashkëkohore në lidhje me dymbdhjetë koncepte Islame: Dinin, Teuhidin, Kitabin, Sirën, Sheriatin, Adl, Ibadeh, Ilm, Halifa, Dave, Xhihadin dhe Umren.

  • Gjithçka rreth kafshëve – Qentë

    Një libër për fëmijë me ilustrime. Familja e qenvë përfshinë ujqit, dhelprat, dingot, kojotët dhe qen të tjerë të egër, si edhe qentë e mbajtur si kone. Do të gjeni se si jetojnë ata, si gjuajnë dhe si riprodhohen, e gjithashtu si jetojnë me njerëzit e si punojnë për ta. Libri me ilustrime dhe fotografi me ngjyra.

  • Gjithçka rreth kafshëve – Macet

    Një libër për fëmijë me ilustrime. Njihuni me botën e maceve, duke nisur me luanët, tigrat e pumat, dhe deri te kafshët e dhomës. Do të mësoni se si janë zbutur dhe se si janë paraqitur në art, kinema, folklor dhe reklamë. Libri me ilustrime dhe fotografi me ngjyra.

  • Nacionalizmi Shqiptar

    Libri i Prof. Dr. Milazim Krasniqit, “Nacionalizmi shqiptar”, i botuar nga shtëpia botuese Logos-A në Shkup , paraqet një studim i cili i ka munguar shumë në gjithë hapësirës shqiptare. Në këtë libër, prof. Krasniqi trajton nacionalizmin shqiptar i cili ka lindur dhe është konsoliduar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe që ka startuar në një nivel solid ideologjik dhe me aftësi të mëdha të mobilizimit nacionalist të elitave shqiptare të kohës, për ta ngritur kombin shqiptar e për të formuar një shtet kombëtar.

Kategoritë