-
Shkupi
Autori e ka quajtur Ese historike dhe prandaj e hap me një trajtesë për qytetet përgjithësisht. Kodra që ngrihet pas urës dhe që duket në kopertinën e librit, ka qenë e banuar të paktën prej neolitit. Në epokën e hekurit aty u ngrit një fortifikim ilir, ndërsa qyteti ilir në rrëzë të tij u bë kryeqyteti i Dardanisë. U zgjerua në një qytet të rëndësishëm gjatë periudhës romake dhe aty ka lindur perandori Justinian më 483 të erës së re. Më 518 u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe përfundoi në një fshat. Tërmetet e kanë ndjekur deri në ditët tona, por banorët asnjëherë nuk e kanë braktisur dhe e kanë rindërtuar. Ndërkaq, tronditjet nuk i kanë ardhur vetëm nga nëntoka, sepse dyndjet sllave për të patën të njëjtat pasoja shkatërrimtare. Dhe këto nuk qenë të vetmet dyndje: 3 vjet pas Betejës në Fushën e Kosovës e pushtuan osmanët, gjurmët e të cilëve u ngulën për pesë shekuj.
CHF24.90Shkupi
CHF24.90 -
Orientalizmi – Koncepte perëndimore për Orientin
Studimet për Lindjen e afert/Historia kulturore Njezet e pesë viet pas botimit të parë, kritika udhëçarëse e Eduard Saidit për përceptimet historike, kulturore dhe politike të Lindjes nga ana e Perëndimit është bërë një libër klasik modern. Në këtë studim me rreze të gjerë dhe intelektualisht të fuqishëm, Saidi gjurmon zanafillen e “orientalizmit” përmes periudhës disashekullore, giatë së cilës Europa ka sundar Lindjen e Afërt dhe të Mesme dhe, nga pozita e vet e forcës, e ka përkufizuar “Orientin” thjesht si “tjetri” veç Oksidentit.
CHF24.90 -
Varreza çifute
“Feja është kufiri i njeriut, i zakonshëm, por, gjithmonë i pranishëm, sikur ajri në mushkëri. Nëse je i vetëdijshëm për këtë kufi, të përcjellë sikur hija përderisa të ketë dritë. Hija është tek ti afër, ndërsa drita përreth dhe kudo…” (Nga romani “Varreza çifute”, Logos –A, Shkup,)
CHF27.90Varreza çifute
CHF27.90 -
Historia e feve, prej fillimit deri sot
Nëse dëshirojmë që të studiojmë historinë e feve prej fillimit të fesë, menjëher në mendje na vjen pyetja se kur ka lindur feja. Nuk është shumë e lehtë që kësaj pyetje ti jepet një përgjigje pozitive, sepse në skenën historike bashkë me njeriun që mendon ka dalur edhe feja.
CHF29.00 -
Shqipëria Pasosmane (1912-1920)
Kjo vepër përmban kujtimet e titulluara “Kujtime dhe autobiografi” nga dorëshkrimi në osmanisht i gjetur në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, me autor Syrja bej Vlorën, pinjoll i një familjeje aristokrate lokale shqiptare e cila që nga përfshirja në Perandorinë Osmane deri në ditët e fundit të kësaj perandorie ka nxjerrë shumë pinjollë që kanë shërbyer në instancat më të larta shtetërore.
CHF29.90Shqipëria Pasosmane (1912-1920)
CHF29.90 -
Ferid Pashë Vlora, Një jetë shtet
Libri në fjalë është jetëshkrimi dhe veprimtaria politike e personalitetit,i cili e mbante postin e kryeministrit gjatë kohës së
sundimit të sulltan Abdylhamidit II.Ferid Pasha vinte nga një familje e njohur aristokratësh vlonjatë,e cila për vite të tëra
i kishte shërbyer Perandorisë shumëkombëshe Osmane dhe që, njëherazi, ishin arkitektët e Shqipërisë.Autori, në këtë libër,
vë në dukje edhe kontributin e Ferid Pashës në pavarësinë e Shqipërisë.CHF29.90Ferid Pashë Vlora, Një jetë shtet
CHF29.90 -
Çështja shqiptare në diplomacinë britanike – (1877-1880)
Libri më i ri i Daut Dautit: “Çështja shqiptare në diplomacine britanike 1877-1880” është pikërisht një kontribut i çmuar kërkimor i autorit, për të ndriçuar faktet historike që i paraprinë mbetjes për mbi një shekull të çështjes shqiptare- si çështje ende e pazgjidhur.
CHF29.90 -
Imam Maturidiu dhe zhvillimi i teologjisë sunite në Samarkand
Në vepër janë trajtuar edhe qështjet si roli i Imam Maturidiut në historinë e mendimit musliman dhe ndikimi praktik në mjediset muslimane dhe ndër hanefijtë sidomos. Është mendim i pranuar se autori ia ka arrit me këtë studim të kapëncejë hendeqet që zakonisht i ngarkojnë raportet Lindje-Perëndim, Islam-kristianizëm etj.
CHF29.90 -
Fjalor i Oksfordit për Islamin
Një nga këto vepra që ka një vlerë të madhe është edhe përmbledhja leksikografike me titull “Fjalor i Oksfordit për Islamin”, fryti një numri të madh autorësh, nën kujdesin e John L. Esposito.
CHF30.90Fjalor i Oksfordit për Islamin
CHF30.90 -
Rijadus-Salihin – Kopshti i të devotshmëve
Ky libër është një përmbledhje e haditheve të vërteta, e cila përfshinë atë që do të ishte rrugë për për pronarin e saj për në ahiret dhe që për të interesuarin do të ishte një tregues për adabet dhe sjelljet e të Dërguarit, të brendshme (të fshehta) dhe të jashtme (të hapta). Kjo përmbledhje do të përfshinte nxitje dhe qortim dhe të gjitha llojet e ndryshme të adabeve dhe sjelljeve: si hadithet e zuhdit, ato që flasin për riedukimin e vetvetes, për fisnikërimin me veti të larta morale, për pastrimin dhe shërimin e zemrës, për ruajtjen e organeve (ndijore dhe trupore) dhe pengimin e deformimit të tyre dhe qëllimeve të tjera të njohësve.
CHF31.90 -
Imam Ebu Mensur Maturidiu – Jeta, vepra dhe doktrina
Në këtë libër, i cili përbëhet nga disa artikuj shkencorë, janë trajtuar temat të cilët janë marrë nga vepra “Te’vilatu’l-Kur’an” e Imam Maturidiut.
CHF31.90 -
Epoka e madhe e panjohur
Një libër për historinë e disiplinave të ndryshme shkencore në kulturën e mendimit islam, si dhe për statusin e tyre si burim për zhvillimin teknologjik europian.
CHF31.90Epoka e madhe e panjohur
CHF31.90 -
Xhemijeti dy vëllime
Këta libra vlejn të lexohen dhe sadopak muslimanët shqiptar, turk dhe boshnjak ta kuptojnë realitetin. Interesant, një fakt është se pas mbylljes të XHEMIJETIT në vitin 1925 fillon një egzod masiv nga trojet e tona ku edhe sot po vazhdon.
CHF32.90Xhemijeti dy vëllime
CHF32.90 -
Fjalor Idiomatik Shqip – Anglisht
Pas një pune shumëvjeçare, doli nga shtypi Fjalori Idiomatik Shqip-Anglisht i autorit Agim Mullafetahu.
CHF32.90Fjalor Idiomatik Shqip – Anglisht
CHF32.90 -
Studime Kur’anore
Një libër i shkruar me mjeshtri dhe shtjellon tematika të ndryshme të nxjerra nga rrëfimet kur’anore.Konsiderojmë që libri pasuron
përkthimet në gjuhën shqipe mbi teologjinë islame.CHF34.90Studime Kur’anore
CHF34.90 -
Historia e Lindjes së Mesme moderne
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë “ekzotike” e “plot energji” të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia.
CHF39.90Historia e Lindjes së Mesme moderne
CHF39.90















