Nënshumë: CHF12.40
-
Personaliteti i myslimanit – sipas Profetit a.s.
“Personalitetin e Myslimanit”, të cilin Pejgamberi ua mësoi sahabëve përmes sjelljëve dhe veprave konkrete, duhet ta mësojmë “nga gjuha e tij”. Edhe ne do të jetojmë si paraardhësit tanë do t’ia dëgjojmë fjalët. Do t’ia kuptojmë qëllimet. Do të përpiqemi t’i afrohemi. Në këtë mënyrë, do të mund ta meritojmë dashurinë ndaj tij, i cili edhe jetën ia përkushtoi lumturisë sonë në këtë botë dhe në tjetrën.
CHF5.90 -
Përzgjedhje anatologjike – pjesa e tretë
Sa i përket pjesëve të përzgjedhura për këtë botim, e para lidhet me veprën më të arrirë të Ibn Sinãs të shkruar në persisht, Dänish-namah-yi alä’i (Traktat mbi Njohjen, Kushtuar Prijësit ‘Alã’ al-Dawlah). Pamësia kryesore e kësaj pjese, e titulluar llahiyyāt (Metafizika dhe Teologjia), ështe ajo e Qenies së Domosdoshme (wajib al-wujüd). Është pikërisht në këtë hapësirë ku Ibn Sinã trajton një gamë të gierë çështjesh, nga njohja e universaleve nga ana e Zotit, tek vullneti i Qenies së Domosdoshme.
CHF5.90 -
Përzgjedhje anatologjike – pjesa e gjashtë
Ky libër ndahët në Trajtën e Dritës dhe Theosofia e Ndriçimtarisë.
CHF5.90 -
Përzgjedhje anatologjike – pjesa e tetë
Ky libër ndahët në 8 pjesë.
CHF5.90 -
Përzgjedhje anatologjike – pjesa e katërt
Në këtë antologji, përzgjedhja e parë nga Ghazzäli është një pjesë e shkëputur nga vepra Tahäfut al-faläsifah (Paqëndrueshmëria e filozofëve), ku Ghazzäli ndalet tek qështjet që lidhen me paaftësinë nga ana e filozofëve për të shpjeguar disa nga Cilësitë e Zotit, sikundërse edhe tek çështjet që lidhen me paaftesinë e tyre për të vërtetuar dhe për të nxjerrë në pah pamësinë se bota është vepër e një Krijuesi’ dhe se njohja e Tij në lidhje me botën nuk kufizohet thjesht dhe vetëm tek universalet. Po ashtu, pjesa e sjellë në këtë përmbledhje boshtohet edhe tek disa probleme që lidhen me qështjet e shkakësisë.
CHF5.90 -
Përzgjedhje anatologjike – pjesa e nëntë
Në tekstet e përzgjedhura për këtë antologji nga vepra e Tüsi-t, në perzgjedhjen e parë kemi sjellë fillimisht një pjesë nga shënimet e tij autobiografike, të shkëputura nga Sayr wa sulük (Soditja dhe veprimi), e cila boshtohet kryesisht tek edukimin që pati marrë gjatë rinisë së hershme, si dhe tek hulumtimi që ndërmori në drejtim të së vërtetës. Sayr wa sulük shfaqet në formën e një letre të gjatë që Tüsi i dërgon dã T-ut kryesor të misionit Ismailit në Iran.
CHF5.90 -
Përzgjedhje anatologjike – pjesa e dhjetë
Ky libër përveç historisë, jetës dhe veprave të Mulla Sadrës, gjithashtu ndahet edhe në 2 kapituj.
CHF5.90 -
Këshillat Islame
Këtë libër, që e ke sot në dorë, mos e lexo shkarazi, përciptazi, apo si një kuriozitet! Me ndihmën e Allahut lartësuar e kam përkthyer këtë libër për të gjithë ata, që femren myslimane e konsiderojnë të roberuar, mbulesën e saj si pengesë në shoqëri dhe në jetën e përditshme.
CHF5.90Këshillat Islame
CHF5.90 -
Gratë që nuk dëshprohen
Në këtë libër do të shihni se si arritën disa gra muslima të mësojnë Kur’anin përmendësh krahas problemeve të shumëta shoqërore dhe krahas moshës shumë të shtyer të tyre. Një grua plakë në moshën 73 vjeçare arrinë të mësojë Kur’anin përmendësh edhe pse shëndeti dhe mosha e saj e shtyer ishin pengesë e madhe por vullneti dhe dashuria që ajo ushqente ndaj librit të All-llahut, ia arriti qëllimit. Ose një analfabete e mëson tërë Kur’anin përmendësh vetëm duke e dëgjuar atë, madje një grua tjetër e mëson atë çdo ditë nga pak duke ruajtur bagëtinë në fushë. Ose një tjetër, edhe pse e verbër, e mëson Kur’anin permendësh duke e dëgjuar atë nga kasetat e inçizuara me Kur’an etj.
CHF6.00Gratë që nuk dëshprohen
CHF6.00 -
Femra nën mbrojtjen e Islamit
Mbi pikëpamjen islame të problemit të femrës shpesh është folur, nganjëherë në mënyrë objektive me të gjitha elementet e së vërtetës të bazuar në Kur’anin Famëlartë, kurse nganjëherë edhe me qëllim të keq. Shumë teori krishtere kanë pasur qëllim studimi këtë temë.
CHF6.00Femra nën mbrojtjen e Islamit
CHF6.00 -
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë
Sado që ka jehonë të quditshme dhe per të mos e pranuar mendja, është fakt i pamohueshëm se ka njerëz, ti cilët duke i shkelur ligjet dhe rregullat e moralit, vetveten e hudhin në rrezik, e hudhin ne të këqija dhe ngjarje të pahijshme, të cilat, si të tilla, mposhtin vlerat më te çmueshme: jetën, nderin, shëndetin. Njerëzit e tillë, mbase pavetëdije, janë dashakëqinjtë më të mëdhenj të vetvetes dhe familjes, të fëmijëve dhe të afëtmëve të tyre. Që te ketë njeriu kundërshtarë dhe dashakëqinj gë s’ja donë të mirën ne mjedisin ku jeton, kjo, të thuash, është gjë e rëndomtë dhe dukuri e zakonshme, ndonëse është ne kundërshtim të plotë me parimet dhe normat e moralit islam. Por të jetë dashakeq i vetvetes dhe i fëmijëve të vet, kjo është gati e papranueshme dhe e papajtueshme për logjjkën e shëndoshë të njeriut.
CHF6.50 -
Si ta fitoni zemrën e bashkëshortes suaj
Ky libër është ndër më të shiturat ndër librat fetarë në trevat shqiptare, andaj ka përjetuar edhe botimin e tretë.
CHF6.50 -
Kultura e sjelljes ndaj fëmijëve, prindërve dhe farefisit
Janë të rralla ato libra që japin përgjigje konkrete në pyetje të shumta dhe që kontribojnë në lehtësimin e jetës së njeriut në këtë botë. Shumica e tyre janë përplot me shpjegime teorike, me supozime të mjegulluara dhe me parashikime të dyshimta. Në vërshtrim të parë edhe ky libër nuk është diçka tjetër, por në bazë të temës që e shtjellon është i pakrahasuar me librat tjerë.
CHF6.50 -
Kultura e sjelljes ndaj sëmundjes, vdekjes dhe xhenazes
Sëmundja, vdekja, sprovat e ndryshme janë fenomene që fshehtësinë e tyre e din vetëm Allahu. Kur është fjala për sëmundje ne dimë të orientohemi te mjeku dhe të marrim medikamente. Ndërsa kur vjen fjala për sëmundjen në prag të vdekje dhe me vdekjen vetë, nuk dimë se çfar te bëjmë dhe se si të sillemi.
CHF6.50 -
Intimiteti bashkëshortor, dispozita, këshilla dhe fetva
Çeshtjeve të intimitetit bashkëshortor ne kohët e sotme i kushtohet më shume kujdes se sa i është kushtuar më herët. Ne favor të këtij konstatimi flet edhe fakti perfaqësimin dhe lexueshmerinë e fetvave dhe teksteve, të cilat ne mediat elektronike dhe ato të shkruara e trajtojnë kete pyetje (çështje).
CHF6.90 -
Dashuria dhe fejesa
Studiuesit e demografisë, sa herë që përmendin botën arabe dhe atë islame, e etiketojnë atë me termin “Bota e rinisë”. Ndërkohë që me termin “Bota e të moshuarve” etiketohet perëndimi në përgjithësi. Në perëndim, përqindja që zënë të rinjtë është vetëm 40 %. Ndërkohë që rinia në botën arabe dhe atë islame zë mbi 60 % të popullsisë. Kur flasim mbi moshën e re, kemi si synim moshat nën tridhjetë vjeç. Dhe tema mbi të cilën do të diskutojmë, prek pikërisht këtë grupmoshë, në veçanti ata që janë në prag të martesës.
CHF6.90Dashuria dhe fejesa
CHF6.90