• Parime në dashuri

    Ky është një traktat rreth dashurisë dhe urrejtjes dhe shpjegim i asaj që është e lavdëruar dhe e qortuar prej tyre dhe shpjegim i parimeve të sheriatit rreth dashurisë se drejtë. Këtë e ka shkruar pena e kallamit e Shejhul-Islam Ibën Tejmije – Allahu e meshirofti  me stilin e tij të mrekullueshëm dhe me shprehje te fuqishme që janë të dukshme.

  • Ëndrrat e te Derguarit te Allahut s.a.v.s.

    Bota e ëndrrave me të vërtetë është e çuditshme dhe nxitëse. Zoti ynë i Lartëmadhëruar dhe i Lavdëruar, duke bërë fjalë për të Dërguarit në Librin e Tij flet edhe për vërtetësin e ëndrrave.
    Allahu i Lartëmadhëruar në Kuran thotë: ” dhe kur ai (djali) arriti së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të pres ty, Ai tha: O babai im, vepro atë që të është urdhëruar, dhe ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu, prej durimtarëve.

  • Ringjallja e shpirtrave

    Me këtë libër i cili me përmbajtjen e tij dhe me porosinë kryesore dëshiroj të tregoj për haramet te cilat nuk janë te dukshme për syrin, por pasojat e tyre janë shkatërruese për shoqërinë dhe janë shumë prezente kudo rreth nesh. Theksi i këtij libri është vënë në pastrimin e shpirtit prej tumorit dhe kancerit të varshmërisë, urrejtjes dhe mendjemadhësisë.

  • I thërras trupit tënd motra ime muslimane…Nuk do të më përgjigjesh?

    Një kontrast të plotë me ata (përfshirë muslimanët) që jetojnë ne vende ku gratë janë pothuajse gjithmonë të pambuluara, të zbukuruara dhe praktikisht të zhveshura në vende publike. Këta të fundit zakonisht janë shumë më pak të ndjeshëm dhe madje rrallë shokohen prej diçkaje të tillë. Qytetërimi perëndimor është ndërtuar mbi vlerësimin e formës se zhveshur në art dhe në jëtë. (Madje edhe kulturat e lashta të lindjes e thellësisht e theksonin scksualitetin e tillë, si indiani Kama Sutra).

  • Islami dhe dashuria

    Kur përmendet fjala dashuri, shpirti i njeriut ndjen një freski dhe drithërimë, duke përjetuar emocione fisnike dhe aromë parfumi të këndshëm. Fjala ‘’i Dashuri’’ gjithashtu e ngre shpirtin e njeriut mbi skajet qiellore duke e pastruar atë me ujë të pastër, duke e bashkuar me dashurinë e tij në rrethin e këtij parfumi dhe duke fluturuar si një re e butë.

  • Pse falem?

    Pas një ditë të gjatë dhe të vështirë në pune, sa e veshtirë është për njeriun e lodhur të qëndroje në sixhade e të përqendrohet në lutjet e tij drejtuar Allahut Fuqiplotë. I strukur në shtratin ngrohtë e të rehatshem, sa e vështirë është t’i përgjigjet thirrjes së muezinit: “Eja në namaz, eja në shpëtim”. Mjeku dhe shkencëtari i njohur Ibën Sina (Avicena), tregon për një moment të tillë gjatë jetës së tij.

    Pse falem?

    CHF4.90
  • Femra dhe këndvështrimi islam mbi jetën

    Do të mundohem që në këtë broshurë të vogël, në kuadër të mundësive të mia, të përpunoj pesë probleme lidhur me femren dhe rolin e saj në suaza të mësimeve islame.

  • Margaritarë të urtësisë

    Kjo është një përmbledhje e urtësive të ndryshme. Urtësia ësthë ajo që i ka humbur besimtarit dhe besimtari është më i merituari që ta marrë atë kudo që ta gjejë. Të dish fjalë të urta dhe shprehje të dijetarëve dhe njerëzve të mëdhenj, të lehtëson komunikimin me njerëzit. Arrin që me një fjali të shprehësh shumë. Po ashtu këto të ndihmojnë edhe në botëkuptim tënd për gjërat. Është një libër i vogël në format por shumë i madh në përmbajtje. Askush prej nesh nuk do të dëshironte që të mos e kishte në xhepin e tik këtë libërth të vogël.

  • Mbreti dhe djaloshi besimtar

    Ky rrëfim është një hadith i Muhamedit salallahu alejhi veselm dhe është një ngjarje e vërtetë, nga kjo ngjarje tepër rrënqethëse do të marrim shumë mësime të dobishme.

Kategoritë