• Ujë Zemzemi, paketimi nga 1 l

    Për ujin e Zemzemit Pejgamberi alejhi selam thotë: “Uji i Zemzemit është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet.”

  • Historia e feve, prej fillimit deri sot

    Nëse dëshirojmë që të studiojmë historinë e feve prej fillimit të fesë, menjëher në mendje na vjen pyetja se kur ka lindur feja. Nuk është shumë e lehtë që kësaj pyetje ti jepet një përgjigje pozitive, sepse në skenën historike bashkë me njeriun që mendon ka dalur edhe feja.

  • Burrat përreth Pejgamberit paqja dhe mëshira e Allahu qofte mbi të

    Çfarë mësuesi dhe njeriu ishte ai? Që ishte i mbushur me madhështi, me sinqeritet dhe me fisnikeri. Shumë herë me vepër ka dëshmuar zemërgjerësi në të cilën nuk ka shok. Por, edhe ka treguar brengosje për umetin e tij. Ndërsa sahabet, pra nxenesit e tij jane gjenerata me e mire qe ne rrugen e Allahut, xhele shanuhu, kane sakrifikuar pasurin dhe jeten e tyre, edhe ate me sinqeritetin me te madhe qe e kane pasur. Ai eshte Muhamedi, djali i Abdullahut, pra i Derguari i Allahut. I cili u dergua te njerezit, pikerisht ne kohen kur ata kishin me se shumti nevoje, njejte sikurse nevoja e madhe e shiut ne shkretetiren e ndezur flake…

  • Gjurmëve të të Dashurit tonë

    Libri në fjalë na tregon më për së afërmi bëmat dhe peripecitë që e përshkuan të Dërguarin e All-llahut. Në këtë libër do ta njohim të Dërguarin e All-llahut si njeri modest, besnik, tregtar, bashkëshort, prind, udhëheqës shpirtëror dhe shtetëror.
    Nga ngjarjet dhe ndodhitë e përshkruara për mrekulli në këtë libër, autori ka nxjerrë edhe urtësitë dhe mësimet që mund të vlejnë për njerëzit në ditët e sotme.

  • Prijësi i drejtë dhe asket Omer Ibn Abdul Aziz 

    Ky personalitet duhet të shërbejë si shembull dhe model , jo vetëm për udhëheqësit por edhe për besimtarët e thjeshtë. Me të vërtet ai ka qenë shembulli më i lartë i një lideri musliman. Koha e shkurtër në të cilën ka jetuar dhe veprat e shumta që ai na ka lënë flasin shumë për të.

  • Me Emrin Tënd jetojmë

    Numri i emrave të All-llahut që janë trajtuar në këtë libër është tridhjetë. Në çdo temë është trajtuar një nga emrat e All-llahut të Madhërishëm. Të gjithë emrat, janë emra të përmendur në Kur’an. Në secilën temë autori flet rreth një emri, ndikimin e tij në jetën e muslimanit, ndikimin e tij në shoqëri dhe si manifestohet ai në jetën tonë në përgjithësi. Përmend, gjithashtu, si t’i përjetojmë emrat e tillë, si: Furnizuesi, Pranuesi i pendimit, i Drejti, Krenari… Sqaron si t’i lidhim këta emra me jetën dhe aktualitetin tonë.

  • Hafizët tanë gjatë historisë ( shek. XVIII – 2010 )

    Librin e titullova: Leksikoni i Hafizëve tanë gjatë historisë, nga arsyeja se nuk më jepej, nuk bëja ballë dot që ti ndajë në ngastra siç është copëtuar Gadishulli Ilirik nga fuqitë e mëdha të shekullit 19 për interesa e qëllime shtypëse ndaj popujve të pambrojtur. Kush janë këta ’’ Hafizët tanë ’’?. Kjo dihet. Ose duhet të dihet, se kush bëjnë pjesë këtu. Këtu bëjnë pjesë të gjithë ata hafizë që i përkasin Gadishullit Ilirik, pavarsisht kur dhe ku kanë jetuar. Të gjithë i konsideroj si ’’Hafizët tanë’’. Dhe janë të tanët.

  • Përtej Jerusalemit 

    Është një e vërtetë e pamohueshme që Jerusalemi është Qytet i Shenjtë për tri fetë. Ndërkaq, unë synoj që duke iu përqasur historive të Profetëve te cilët i brendashkruhen këtij qyteti, t’i hedh një vështrim të freskët domethënies së jeruzalemit për muslimanët. Kurani thotë se Islami është feja e mbarë njerëzimit, dhe unë besoj se Jerusalemi është çelësi për të kuptuar vërtetësinë e këtij pohimi.

  • Historia, shoqëria dhe tradita

    Në të vërtetë tradita dhe historia janë të pandashme. Nëpërmjet historisë mësojmë traditën dhe nëpërmjet traditës lexojmë historinë. Në këtë libër na bëhet në rrëfim se si shkruhet histori dhe roli i saj në shoqëri. Na tregohet se cila është filozofia e historisë dhe na sillen shembuj të ndryshëm të shkollave dhe filozofëve të historisë. Në fund ky libër i kushtohet vetëm historisë së islamit, në aspektin religjioz, shoqëror dhe kulturor. Na bëhen të qarta disa gabime dhe manipulime që janë bërë gjatë leximit të historisë islame dhe sidomos të asaj të periudhës osmane, ku dihet se një rol të madh në këtë ka pasur dhe e majta politike turke. Ky libër duhet të lexohet dhe të kuptojmë se si i manipulojnë mendjet e njerëzve nëpërmjet historisë.

  • Xhamia në analet e Historisë – Hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare

    Pas Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit që shkoi, botimet në gjuhën shqipe të veprave me karakter studimor që trajtojnë tema historike, teologjike e filozofike, lidhur me botëkuptimin islam në trojet shqiptare dhe me interpretimet e disa tezave të filozofisë islame, kanë krijuar një fond bazë që e ka pasuruar bibliotekën tonë me tematikë nga studimet islame. Këtij fondi i përket edhe monografia “Xhamia në analet e historisë – hoxhallarët dhe institucionet islame në shërbim të çështjes kombëtare”, e autorit Zekerija Idrizit.

  • Familjet e Profetëve 

    Profetët janë njerëzit më të dashur dhe më të afërt të All-llahut. Ata janë bartësit e mesazhit hyjnor në mesin e njerëzve, përcjellësit besnik të Shpalljeve të Zotit Fuqiplotë, udhëzues të njerëzimit përmes frymëzimit që u erdhi nga qielli. Profetët e Zotit janë burrat më besnikë gjatë historisë njerëzore, sepse edhe amaneti i tyre ishte më i rëndë, transmetimi i Fjalëve të Zotit në mesin e njerëzve, duke hasur shumë shpesh në refuzimin e atyre të cilëve u drejtoheshin, e madje edhe në zullumin e bashkëkohësve të tyre të devijuar dhe të humbur.

  • Rruga e priftit në Islam

    Në kohën kur në Europë Kisha ishte në kulmin e inkuzicionit dhe të krishterët në Spanjë sapo i kishin vrarë e masakruar muslimanët, një prift spanjoll pranon Islamin. Duket e habitshme por kështu është. Ish prifti, Anselm Tormedi, që pasi pranoi islamin u quajt Abdullah Terxhuman, ka lindur në Palma de Majorka, në Spanjë. Pasi kreu shkollimin dhe pas një aktiviteti të gjatë si klerik në vitin 1420 ai pranoi islamin. Në këtë vepër ai flet për jetën e tij dhe si kapërceu në islam. Po ashtu në mënyrë kritike ai trajton edhe disa koncepte mbi krishtërimin.

  • Mos u bëni si dy bijtë e Ademit, As mbytës as i mbytur

    Titulli: Mos u bëni si dy bijtë e Ademit, as mbytës as i mbytur
    Autorë: Sahar Ebu Harb
    Përkthyes: Rexhail Aziri
    Recensentë: Qazmedin Shaqiri
    Lektor: Selajdin Shabani
    Përgaditja kompjuterike: Jusuf Saliu
    Shtypi: Print ISM – Shkup

  • Shteti Islam

    Në këtë vepër trajtohet forma e shtetit Islam sipas sheriatit në mënyrë të detajizuar.

    Shteti Islam

    CHF4.90
  • Rijadus-Salihin – Kopshti i të devotshmëve

    Ky libër është një përmbledhje e haditheve të vërteta, e cila përfshinë atë që do të ishte rrugë për për pronarin e saj për në ahiret dhe që për të interesuarin do të ishte një tregues për adabet dhe sjelljet e të Dërguarit, të brendshme (të fshehta) dhe të jashtme (të hapta). Kjo përmbledhje do të përfshinte nxitje dhe qortim dhe të gjitha llojet e ndryshme të adabeve dhe sjelljeve: si hadithet e zuhdit, ato që flasin për riedukimin e vetvetes, për fisnikërimin me veti të larta morale, për pastrimin dhe shërimin e zemrës, për ruajtjen e organeve (ndijore dhe trupore) dhe pengimin e deformimit të tyre dhe qëllimeve të tjera të njohësve.

  • Musnedi i Imam Ebu Hanifes

    El-Musned. Musned-i eshte permbledhje hadithesh te rregulluara sipas emrave te transmetuesve, ashtu qe ne nje kaptine te permenden hadithet e transmetuesit te caktuar. Ekzistojne disa musnede, te cilet i pershkruhen Ebu Hanifes. Ne disa burime, theksohen madje 15 prej tyre.

Kategoritë