-
VIKTOR HYGO
Një libër biografik i cili na tregon më shumë mbi jetën e shkrimtarit të famshëm francez, Viktor Hugo.
CHF14.90VIKTOR HYGO
CHF14.90 -
Problemi shqiptar gjatë shekullit XX
Vepra përfshin gjithsej 10 punime studimore, duke filluar me muhaxhirët e Nishit, për të vazhduar me krimet dhe mizoritë sërbo-malazeze në Rugovë, Plavë e Guci. Përmes një punimi të veçantë studimor përshkruhet veprimtaria politike dhe atdhetare e organizatës “Xhemijet” (Bashkimi), e cila organizatë edhe pse në aspektin formalo-juridik njihej si organizatë apo parti politike e “myslimanëve të jugut” në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, ndërsa në fakt ajo në kushtet dhe rrethanat e atëhershme mbronte interesat e popullsisë shqiptare nën pushtimin e asaj mbretërie.
CHF14.90Problemi shqiptar gjatë shekullit XX
CHF14.90 -
Etruskishtja, gjuhë e gjallë
Shkrimet e hershme të Europës mesdhetare mund të interpretohen përmes gjuhës së përbashkët të fiseve pellazgjike, gjuhë e mbijetuar mrekullisht në shqipen popullore të sotme…
CHF15.90Etruskishtja, gjuhë e gjallë
CHF15.90 -
101 lufta e vandalëve
Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945.Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me të gjitha fajet e luftës. Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por Gjermania do të firmoste këtë marrëveshje. Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si edhe shumë arsye të tjera do shkaktonin fillimin e asaj që u quajt Lufta e Dytë Botërore. Tensioni i madh dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës së Parë Botërore, do bënin që vetëm pas 20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore.
CHF15.90101 lufta e vandalëve
CHF15.90 -
Hafizët tanë gjatë historisë ( shek. XVIII – 2010 )
Librin e titullova: Leksikoni i Hafizëve tanë gjatë historisë, nga arsyeja se nuk më jepej, nuk bëja ballë dot që ti ndajë në ngastra siç është copëtuar Gadishulli Ilirik nga fuqitë e mëdha të shekullit 19 për interesa e qëllime shtypëse ndaj popujve të pambrojtur. Kush janë këta ’’ Hafizët tanë ’’?. Kjo dihet. Ose duhet të dihet, se kush bëjnë pjesë këtu. Këtu bëjnë pjesë të gjithë ata hafizë që i përkasin Gadishullit Ilirik, pavarsisht kur dhe ku kanë jetuar. Të gjithë i konsideroj si ’’Hafizët tanë’’. Dhe janë të tanët.
CHF16.90 -
SHQIPËRIA në “ÇËSHTJE DITE”
Një rrëfim i sinqertë ushtaraku italian (apo më mirë italo-shqiptar), gjenerali Vincenco Murikio, hedh dritë mbi disa momente të veçanta të historisë së Shqipërisë; një rrëfim që në thjeshtësinë dhe çiltërsinë tipike të ushtarakut, në shqetësimin dhe trishtimin e tij për këto episode, ngjan se i ka shpëtuar cenzurës që shpesh i nënshtrohet historiografia e angazhuar.
CHF16.90SHQIPËRIA në “ÇËSHTJE DITE”
CHF16.90 -
Historia e Kalifëve në 30 vitet e para të kalifatit
Libri ” Historia e Kalifëve” e njërit nga dijetarët më të mëdhenj musliman në periudhën klasike të islamit, Xhelaludin Es-Sujutiut (849-911 sipas hixhretit), portretizon personalitetin e secilit kalif në veçanti – prej Ebu Bekër Es-Sidikut i cili këtë detyrë e ka kryer menieherë pas shpërnguljes së të Dërguarit Muhamed, s.a.v.s. e deri te Mustenxhidi, kalifi i kohës së autorit të këtij libri. Duhet veçuar kalifët të cilët nuk kanë pasur legjitimitetin e krverjes së këtij funksioni, të cilët Sujuti i ka përmendur në hyrjen e këtij libri. Bashkë me të dhënat kryesore për secilin kalif, janë dhënë edhe informacionet lidhur me ndodhitë më të rëndësishme gjatë kohës së tij. Këtu janë përmendur personalitete të dalluara të cilët kanë ngjarë në atë kohë.
CHF17.90 -
Prezantim me njerëzit e dashur – Katër halifët e drejtë
Mrekullia e Profetit të fundit nuk duhej të ishte e kufizuar vetëm për kohën që ai jetoi. Mrekullia e Profetit të fundit qëndron në ata burra dhe gra që përqafojnë fenë e tij. Qëndron tek secili prej nesh që zbaton porositë e Kur’anit. Mrekullia e këtij libri qëndron në atë që njerëz tepër të thjeshtë, si, për shembull, Sad ibn Ebi Vekkasi, i ndryshoi dhe i bëri udhëheqës dhe liderë që i përmend historia. Nga një beduin i thjeshtë, ai bëri emër në histori dhe arriti të nënshtrojë perandorinë Perse në betejën e Kadisijes….
CHF17.90 -
Marrëveshja e Mukjes, shansi i bashkimit peng i tradhtisë
Kuvendi i Mukjes, ose siç u quajt në atë kohë “Lidhja e Mukajt”, për analogji me Lidhjen e Prizrenit (1878), u mblodh në datat 1-2 gusht të vitit 1943, në fund të pushtimit Italian dhe në prag të pushtimit gjerman të Shqiperisë, pra, në një moment kyç të historisë dhe arriti të bashkonte të dy anët antagoniste politike dhe ushtarake të asaj kohe, organizatën e Ballit Kombëtar dhe Këshillin e Peëgjithshëm Nacionalçlirimtar, duke prodhuar Marrëveshjen kombëtare të Mukjes, një nga më të rëndësishmet e më të veçanta në historinë moderne të Shqiperisë.
CHF17.90 -
Trillimet ndaj historisë sonë, një këndvështrim mbi historinë e qytetërimit islam
Detyra jonë është, që të gjykojmë mbi të vërtetat historike, duke pasur parasysh tërësinë e ngjarjeve dhe të fakteve, me të gjithë elementët përbërës të tyre, në të gjithë territorin ku udhëhoqën muslimanët, si dhe duke përdorur analogjizmat historike të popujve të së njëjtës kohë.
CHF17.90 -
Piraje
Kam frikë se mos humbas në thellësinë e syve të tij që kanë një forcë tërheqëse të çuditshme… duke mos i bërë dot ballë kësaj “magjie fallxhorësh”.
“Jam dashuruar me ty, Piraje!”
Fjalët i derdheshin nga buzët me një gjuhë të thjeshtë, duke u bërë një me trupim, duke përndezur gjithçka, sikur kur thoshin: “Më burgos edhe mua brenda në të”. Është hera e parë që përjetoj një ngrohtësi të tillë. Sikurse është hera e parë që i dëgjoja këto fjalë. Ngaqë nuk isha e bindur se ç’përgjigje do të merrja, apo ngaqë kujtoja se nuk do t’i shprehja siç duhej ndjenjat e mia për të, zgjodha të heshtja. Edhe pse nuk jam e sigurt se sa do t’i fshihja ndenjat e mia ndaj tij, e kuptova që fjalët e tij më kishin prekur shumë.CHF17.90Piraje
CHF17.90 -
Esat Toptani ti japim gjeneralit ate qe i perket
Ekziston nje metode analitike qe mund te na e vertetoje kete dyshim te nje rendesie te vecante per historiografine shqiptare pas vitit 1920, por sidomos pas vitit shkaterrimtar per shqiptaret, 1945-es. Kjo metode mbeshtetet ne analizen kohore te akuzave propagandistike, bashkesia e te cilave na tregon se kur, kush dhe pse e shpiku tradhetine imagjinare te Gjeneral Esat Pashe Toptanit.
CHF17.90 -
Esad Toptani – t’i japim gjeneralit atë që i përket
Vepra e Gjeneral Hasan Pashës i shërbeu aq shumë shpëtimit të qytetit të Shkodres. Shkodra qyteti mijëvjeçar i vendit tonë në ato çaste dramatike të Luftës Ballkanike të vitit 1912-1913; tek ai njeri të cilin e vrau plumbi i tradhëtise, por që veç ia rriti lavdinë, duke e vendosur në piedestalin e martirit, kurse në heshtjen mosmirenjohëse, është vetëm një zë, një thirrje për të na kujtuar borxhin që i kemi këtij burri të madh. Në kushtet e sotme e ndjejmë thelle këtë borzh si një detyrim human dhe si peng nderi.
CHF17.90 -
Kosova Fatkeqe
Kosova vazhdon të jetë fatkeqe edhe si shtet i pavarur,ndonëse jo si në të kaluarën kur ishte koloni.Ajo vazhdon të mbetet fatkeqe,sepse ende është peng i mitit imperial serb për Kosovën si “tokë e shenjtë serbe” dhe “Jerusalem serb”,me të gjitha pasojat që ka kjo mitologji agresive,e shndërruar në doktrinë religjioze dhe në politikë shtetërore.Kosova vazhdon të jetë fatkeqe edhe në planin e brendshëm,sepse lufta primitive për pushtet dhe zhvatje e partive politike po e degradon dhe po e shpërfytyron lirinë e saj.Natyrisht Kosova është fatkeqe edhe në planin ndërkombëtar,sepse është e ekspozuar ndaj disa niveleve të pushteteve civile dhe ushtarake,të cilat duke qenë të çakorduara midis tyre dëmtojnë pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.
Libri është shkruar në një natë karantine,në një gjendje të thellë dëshpërimi të autorit për gjendjen e Kosovës,ku midis rreshtave mbart me vete shpresën për një Kosovë më të mirë .
CHF18.90Kosova Fatkeqe
CHF18.90 -
Europa në mendje
Nëpërmjet librit’Europa në mendje’Edgar Morin na fton të braktisim ligjërimin retorik dhe idetë fragmentare që prodhojnë një Evropë imagjinare, ideale ose të gjymtuar. Eseja e tij, e cila është në të njëjtën kohë një rrugëtim pyetës në historinë dhe kulturën evropiane, e koncepton Evropën si një njësi të shumëfishtë dhe komplekse, që bashkon të kundërtat në mënyrë të pandashme.
Për herë të parë në kohët moderne, Evropa po jeton një fat të përbashkët. Ne duhet ta kuptojmë këtë nëse duam të zhvillojmë një qëllim të përbashkët.
CHF18.90Europa në mendje
CHF18.90 -
Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë
Libri’ Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë’ është një studim monografik. Ai synon të hedhë dritë mbi problemin shqiptar në Republikën Socialiste të Maqedonisë në harkun kohor 1966-1974, përkatësisht nga Mbledhja IV plenare e Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë e cila u mbajt më 1 korrik 1966 në Brionë e deri te miratimi i Kushtetutës së vitit 1974.
Libri u dedikohet studiuesve të historisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me çështjen shqiptare në këto vise për periudhën e viteve 60-70’-të .
CHF18.90