• Dielli i dashurisë

    Kjo përgjedhje tematike prej 2000 vargjesh nga të dyja veprat është e treta në shqipe prej hartuesit dhe niset të ofrojë një tablo përfaqësuese vërtetësore të udhës së dashurisë të Rumiu.

  • Vjersha të Përshpirtëshme

    Hasan Efendi Nahi, ndonëse i petkut fetar, është i të njëjtës rrugë për qëndrimin e shkollës laike në trojet shqiptare. Kur nacionalshovenistët serbë, të friguar nga zhvillimi i hovshëm i shkollës dhe i arsimit në Kosovë, tentuan t’i mbyllin shkollat e mesme, Hasan Efendi Nahi, si gati askush tjetër prej intelektualëve, del në tribunë dhe çon lartë zërin e protestës së guximshme kundër mbylljes së shkollave të mesme.

  • Mbrëmë i Pëshpërita një Ylli

    Një ylli të fshehtën time për ty, ia pëshpërita mbrëmë: “Dhuroja – thashë – qenien time kësaj lulexhixhe – hënës”…

     

  • Albumi, vjersha dhe përkthime

    Krijimtaria poetike e Nolit është ndër gjërat më të fuqishme, më të thella e më tronditëse të letërsisë shqiptare. Vargjet e tij përshkrohen nga një filozofi e thellë humaniste dhe janë demaskuese të një bote të vjetër, të mykur ku mbretërojnë intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytëzimi, po njëkohësisht prej tyre shpërthejnë idealet e përparuara demokratike, optmizmi se gjithçka që i ka kaluar koha do të përmbyset. Krijimtaria poetike e Nolit u përmblodh për herë të parë nga shkrimtari dhe kritiku ynë i shquar Mitrush Kuteli, më 1948.

  • Vetëdija Islame

    Libri “VETËDIJA ISLAME” është përmbledhja e dytë poetike e krijuesi të ri Bislim Sulejmani, i cili me vargjet e tij thërret në një vetëdije islame, e cila sipas tij ajo po mungon. Nga vjershat e tij shihet qartë brengosja e tij për gjendjen e mjerë shpirtërore të popullatës të cilës ai i takon dhe pikërisht këtu ai gjen motivin për shumë vjersha të tij duke dhënë mesazhinë se nga një gjendje e këtillë ka dalje.

  • Thanie të zgjedhura nga MESNEVIA

    Përgjatë udhëtimit tem me turqishten,që për mu nuk asht kanë veç mësim i nji gjuhe t’huj.Unë tuj ecë n’kit udhë arrita me e gjetë thesarin e orientit.Për mu,të paktën asht kështu.Arrita me e zbulu hz.Mevlanën.E kujtoj që aso kohe,kallximeve t’tij nuk dijsha fort kuptim me ju dhanë, nashta që isha ma e mangët kah aspekti i njohjes së tasavvufit,ama m’prekshin fellë n’shpirt.M’msojshin se nji ditë secili ashik ka me e mrri vusllatin me ashkun e vet.Edhe unë s’u nala asnjiherë n’udhëtimin tem.

    Vazhdova me u fellu në lexim e hulumtim rreth tij,e sot asht ba prej t’preferunve t’mi që asnji ditë nuk e nisi pa lexu prej tij.

  • Një

    Një libër me poezi ku trajtohen një sërë temash të caktuara në dobi të shoqërisë .
    Poezia e Fatmir MPoeziujës është e shkruar me mendjeprehtësi dhe ndjeshmëri ,sepse ai lëviz në kufijtë e brishtë të talentit.
    Ai depërton në poezi ashtu sikur e përjeton realitetin ,me syrin dhe dëgjimin e brendshëm dhe jo
    me instrumente të jashtme të përdorura nga të tjerët.

    Një

    CHF16.90
  • AI, AJO DHE DASHURIA

    Poezia arabe ka mbartur ndër shekuj një mistikë të shprehur permes përmallimit.
    Një libër me poezi kushtuar ndjenjës më mistike,më të brishtë,më magjike ,dashurisë.
    Poezia e Mahmud Dervishit vjen si një narracion ,që poeti e asimilon me një fuqi estetike.
    Ndërsa Nizar Kabani depërton thellë në temat e dashurisë dhe në botën e gruas.
    Poezitë e këtij vëllimi janë një himn i përsosur për dashurinë njerëzore.

  • Kujtimet luajnë me mua

    ‘Kujtimet luajnë me mua’ një titull mjaft metaforik,në fakt janë edhe kujtime tona që për arsye të natyrave të ndryshme,ndoshta dhe kanë filluar të zbehen.

    Libri në fjalë ngërthen katër cikle: “Bari i gjallë mbi varre”, “Njerëz, aktorë, maskarenj”, “Fëmijët e revolucionit” dhe “Peizazhet e barbarisë”, të cilat përfshijnë poezi shpirtërore.

    Veçantia e Krasniqit qëndron në faktin se ai me sukses arrin të portretizojë fragmente të ndryshme të kohës shqiptare,të cilat kur bëhen bashkë,formojnë një tërësi të harmonizuar të subjekteve të ndryshme. Evoluimi artistik i Milazim Krasniqit shënon një gamë të madhe të preokupimeve të tij, që shihet sidomos në këtë vëllim të ri poetik, ku vazhdojnë ta shqetësojnë kujtimet, duke i risjellë njëkohësisht dhimbje, por edhe shpresë.

  • E pashë hënën e re

    Ndër disiplinat që  më  së  shumti studiohej nga shqiptarët në  kohën e Perandorisë  Osmane është  poezia.Shqiptarët u dalluan me një  numër të  madh poetësh,të  cilët e vulosën epokën ku jetuan,duke futur frymë  të  re dhe duke hapur rrugë  të  reja.Poetët shqiptarë  myslimanë  futën një  origjinalitet në  poezinë  osmano-turke.

    Në  vargun e këtyre poetëve të  mëdhenj padyshim është  dhe Ali Vezaj.Libri’E pashë  hënën e re’.është  një  përmbledhje poezish që  përcjell altruizëm,dashuri e fisnikëri.Libri u dedikohet të  gjithë  lexuesve,të  rastit dhe profesionalistë ,të  rinj e të  vjetër.

    Në këtë vepër, autori nëpërmjet vargjeve mjeshtërisht ofron një thesar të çmuar të poezive që i dedikohen kulturës, historisë e qytetërimit islam.

  • Juvenilja, poema dhe poezi

    Në këtë poemë shoqërore – psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti.

  • Udhëzimi hyjnor

    Mbulesa Jote

    Si pranverë në ditët e para të gjelbërimit dukesh ti me mbulesë sy i qiellt zemra jote sa e bukur e mbuluar dukesh tokë e qiell
    të bënë dritë fisnikëria ty që m’je fisnike çdo gjë tek ti mirësi mirësi të fshehur margaritar me vlerë…

  • Përmbledhje poezish

    Temat kryesore të poezisë së autorit janë dashuria dhe historia. Sendet e ndryshme, qytetin, sokakun e të tjera i ka shndërruar në poezi në një mënyrë të hollësishme e konkrete, pikërisht si ajo e letërnjoftimit. Ilhan Berku është një lumë shumëdegësh i poezisë që dashuron prozën, aforizmat, shkronjat, sendet, lagjet etj.

  • Ekspozita e kujtesës

    Libri përmban poezi të ndryshme.

  • Uthullëra dhe ujëra

    Libri “Sirkeler ve Sular” (Uthullëra dhe ujëra) është vëllimi poetik kryesor i poetit. Siç kuptohet nga titulli, gjithë vëllimi përshkohet nga një linje ideore kundërvënieje mes uthullërave dhe ujërave me të cilat ai simbolizon në mënyre përgjithesuese dy ide, dy botë, dy cilësi, dy këndvështrime, dy synime, etj. po aq të ndryshme nga njëra-tjetra sa ç’janë të ndryshme nga njëra-tjetra uthullërat me ujërat.

Kategoritë