Nënshumë: CHF188.60
-
Vetëdija Islame
Libri “VETËDIJA ISLAME” është përmbledhja e dytë poetike e krijuesi të ri Bislim Sulejmani, i cili me vargjet e tij thërret në një vetëdije islame, e cila sipas tij ajo po mungon. Nga vjershat e tij shihet qartë brengosja e tij për gjendjen e mjerë shpirtërore të popullatës të cilës ai i takon dhe pikërisht këtu ai gjen motivin për shumë vjersha të tij duke dhënë mesazhinë se nga një gjendje e këtillë ka dalje.
CHF4.90Vetëdija Islame
CHF4.90 -
Udhëzimi hyjnor
Mbulesa Jote
Si pranverë në ditët e para të gjelbërimit dukesh ti me mbulesë sy i qiellt zemra jote sa e bukur e mbuluar dukesh tokë e qiell
të bënë dritë fisnikëria ty që m’je fisnike çdo gjë tek ti mirësi mirësi të fshehur margaritar me vlerë…CHF4.90Udhëzimi hyjnor
CHF4.90 -
-
Vjersha të Përshpirtëshme
Hasan Efendi Nahi, ndonëse i petkut fetar, është i të njëjtës rrugë për qëndrimin e shkollës laike në trojet shqiptare. Kur nacionalshovenistët serbë, të friguar nga zhvillimi i hovshëm i shkollës dhe i arsimit në Kosovë, tentuan t’i mbyllin shkollat e mesme, Hasan Efendi Nahi, si gati askush tjetër prej intelektualëve, del në tribunë dhe çon lartë zërin e protestës së guximshme kundër mbylljes së shkollave të mesme.
CHF5.90Vjersha të Përshpirtëshme
CHF5.90 -
-
Muzeu i pritjes
Vëllimi poetik “Muzeu i pritjes” është një nga veprat më të mira poetike të autorit,e cila të krijon një ndjesi të butë qysh në poezinë e parë.
Është një vëllim i shkruar me një stil të veçantë,ndërkaq vargjet të çojnë në disa dimensione të çuditshme,
por që janë dimensione shpirtërore, në të cilat ka dhimbje, vetmi, por edhe dashuri.Ndërthurja e motive të ndryshme që për bosht
kanë vetëm një subjekt dedikues,janë vetëm disa nga nuancat që e bëjnë këtë poezi edhe më shpirtërore.CHF6.90Muzeu i pritjes
CHF6.90 -
Brengë, poezi të zgjedhura
Poezia e tij është përzgjedhur dhe mbledhur nga vetë autori në vëllimin Brengë.
CHF7.90Brengë, poezi të zgjedhura
CHF7.90 -
Përmbledhje poezish
Letërsia turke ka një veçori interesante apo më mirë të themi një pikë të fortë,që është poezia e dashurisë.Si në të kaluarën,ashtu dhe në ditët e sotme poetët i kënduan dhe i thurën vargje dashurisë ,që shpeshherë arrijnë deri në elozhe.Në këtë tufë poezish do të mund të shihni fuqinë e vargut të dashurisë përballë mallit e vuajtjes.
Në poezitë e Sabahattin Ali dashuria kujtohet përmes lotit dhe mallit.CHF7.90Përmbledhje poezish
CHF7.90 -
Kujtimet luajnë me mua
‘Kujtimet luajnë me mua’ një titull mjaft metaforik,në fakt janë edhe kujtime tona që për arsye të natyrave të ndryshme,ndoshta dhe kanë filluar të zbehen.
Libri në fjalë ngërthen katër cikle: “Bari i gjallë mbi varre”, “Njerëz, aktorë, maskarenj”, “Fëmijët e revolucionit” dhe “Peizazhet e barbarisë”, të cilat përfshijnë poezi shpirtërore.
Veçantia e Krasniqit qëndron në faktin se ai me sukses arrin të portretizojë fragmente të ndryshme të kohës shqiptare,të cilat kur bëhen bashkë,formojnë një tërësi të harmonizuar të subjekteve të ndryshme. Evoluimi artistik i Milazim Krasniqit shënon një gamë të madhe të preokupimeve të tij, që shihet sidomos në këtë vëllim të ri poetik, ku vazhdojnë ta shqetësojnë kujtimet, duke i risjellë njëkohësisht dhimbje, por edhe shpresë.
CHF7.90Kujtimet luajnë me mua
CHF7.90 -
Thanie të zgjedhura nga MESNEVIA
Përgjatë udhëtimit tem me turqishten,që për mu nuk asht kanë veç mësim i nji gjuhe t’huj.Unë tuj ecë n’kit udhë arrita me e gjetë thesarin e orientit.Për mu,të paktën asht kështu.Arrita me e zbulu hz.Mevlanën.E kujtoj që aso kohe,kallximeve t’tij nuk dijsha fort kuptim me ju dhanë, nashta që isha ma e mangët kah aspekti i njohjes së tasavvufit,ama m’prekshin fellë n’shpirt.M’msojshin se nji ditë secili ashik ka me e mrri vusllatin me ashkun e vet.Edhe unë s’u nala asnjiherë n’udhëtimin tem.
Vazhdova me u fellu në lexim e hulumtim rreth tij,e sot asht ba prej t’preferunve t’mi që asnji ditë nuk e nisi pa lexu prej tij.
CHF7.90Thanie të zgjedhura nga MESNEVIA
CHF7.90 -
Uthullëra dhe ujëra
Libri “Sirkeler ve Sular” (Uthullëra dhe ujëra) është vëllimi poetik kryesor i poetit. Siç kuptohet nga titulli, gjithë vëllimi përshkohet nga një linje ideore kundërvënieje mes uthullërave dhe ujërave me të cilat ai simbolizon në mënyre përgjithesuese dy ide, dy botë, dy cilësi, dy këndvështrime, dy synime, etj. po aq të ndryshme nga njëra-tjetra sa ç’janë të ndryshme nga njëra-tjetra uthullërat me ujërat.
CHF7.90Uthullëra dhe ujëra
CHF7.90 -
E pashë hënën e re
Ndër disiplinat që më së shumti studiohej nga shqiptarët në kohën e Perandorisë Osmane është poezia.Shqiptarët u dalluan me një numër të madh poetësh,të cilët e vulosën epokën ku jetuan,duke futur frymë të re dhe duke hapur rrugë të reja.Poetët shqiptarë myslimanë futën një origjinalitet në poezinë osmano-turke.
Në vargun e këtyre poetëve të mëdhenj padyshim është dhe Ali Vezaj.Libri’E pashë hënën e re’.është një përmbledhje poezish që përcjell altruizëm,dashuri e fisnikëri.Libri u dedikohet të gjithë lexuesve,të rastit dhe profesionalistë ,të rinj e të vjetër.
Në këtë vepër, autori nëpërmjet vargjeve mjeshtërisht ofron një thesar të çmuar të poezive që i dedikohen kulturës, historisë e qytetërimit islam.
CHF8.90E pashë hënën e re
CHF8.90 -
Albumi, vjersha dhe përkthime
Krijimtaria poetike e Nolit është ndër gjërat më të fuqishme, më të thella e më tronditëse të letërsisë shqiptare. Vargjet e tij përshkrohen nga një filozofi e thellë humaniste dhe janë demaskuese të një bote të vjetër, të mykur ku mbretërojnë intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytëzimi, po njëkohësisht prej tyre shpërthejnë idealet e përparuara demokratike, optmizmi se gjithçka që i ka kaluar koha do të përmbyset. Krijimtaria poetike e Nolit u përmblodh për herë të parë nga shkrimtari dhe kritiku ynë i shquar Mitrush Kuteli, më 1948.
CHF9.90Albumi, vjersha dhe përkthime
CHF9.90 -
Juvenilja, poema dhe poezi
Në këtë poemë shoqërore – psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti.
CHF9.90Juvenilja, poema dhe poezi
CHF9.90 -
Dashuria e Talatit me Fitnetin
Romani “Dashuria e Talatit me Fitnetin” (Taagsuk- i Tal’at ve Fitnat), botuar për herë të parë në Stamboll, më 1872, është vepra e parë e Sami Frashërit në gjuhën turke dhe romani i parë i shkruar me metodën evropiane në letërsinë turke. Kur e shkroi romanin Samiu ishte djalë njëzet- njëzetenjë vjeç.
CHF9.90Dashuria e Talatit me Fitnetin
CHF9.90 -