-
Kafazi i frikës
Plot dyer kalben pa u çelur asnjëherë. Plot dyer prishen para kohe për shkak te çeljeve të shpeshta e të panevojshme. Dera, për të cilën e kam fjalën, nuk është çelur më shumë se njëmbëdhjetë vjet. As nuk është provuar mësimi i dobishëm i kësaj mosçeljeje, krisma e bagllamës, nëpër vrimën e së cilës del apo hyn rrezja më e parë e diellit.
CHF14.90Kafazi i frikës
CHF14.90 -
Nyja e harresës ose një hartë për kujtesën
Esetë e mbledhura në këtë vëllim janë përpjekje të ndryshme për të kuptuar fenomenin më mbizotörues të kohës: harresën. Se ç’është harresa e për cilën harresë bëhet fjalë, në një mënyrë a në një tjetër kjo është trajtuar të të giitha esetë, natyrisht nga pikënisje të ndryshme dhe për qështje të caktuara që prekin jetën e qënies në botë.
CHF14.90 -
Kultura dhe cilësia e jetës, Rasti Maqedoni – Culture and the quality of life, The case of Macedonia
Ky libër paraqet përmbledhje të tre artikujve shkencorë, të shkruar brenda tre viteve, që trajtojnë problematika vendore, por nga një këndvështrim global i bazuar në maksimën rerum cognoscere causas (T’i njohim shkaqet e gjërave!). Teksti në fjalë merret me çështje të sociologjisë së kulturës, të asaj të religjionit, me probleme të antropologjisë dhe filozofisë politike, të ekonomisë.
This book offers a summary of three scientific articles written in the course of three years and treating domestic problems through a global viewpoint based on the maxim rerum cognoscere causas (to know the causes of things). The text deals with issues of cultural and religious sociology, of anthropology, political philosophy, economics etc.
CHF14.90 -
Atdheu
Vepra Atdheu, e autorit-mendimtarit të mirënjohur turk Xhemil Meriç (1916-1987), e këtij “kercenuesi intelektual” kundër diktaturës elitare-kulturore, përbën një përmbledhje reflektimesh filozofiko-sociologjike origjinale të një pene veprimtare që synonte të shndërrohej në ndërgjegje të kohës dhe të vendit, t’i thyejë zinxhirët që kishin prangosur ndergiegijen e kombit, t’i shmangë gënjeshtrat, t’i rrenojë muret që i ndanin njerëzit mes vete.
CHF14.90Atdheu
CHF14.90 -
Living together – an islamic perspective on coexistence of diversities
As is known, nationalistic and conservative feelings in many parts of the world from east to west mainly based on ethnical, racial and cultural diversities are getting stronger day by day, and as a result of this the racist and exclusivist discourses are mounting against the refugees, foreign workers and diverse ethnical and religious groups. Both radicalism and hard-liner religious understandings that include intolerance, hatred and prejudice appear as potential troubles against founding a peaceful future for humanity. It is sad to see that we experience day by day the examples of hatred and prejudice against Islam and the Muslims.
CHF14.90 -
Namazi një veprim teuhidi
Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet. (Maun: 4-5)
CHF14.90Namazi një veprim teuhidi
CHF14.90 -
Ndërgjegjja – dramë në pesë akte
Drama NDËRGJEGJJA e Sami Frashërit është shkruar osmanisht (në turqishten e vjetër) dhe ashtu ka mbetur në dorëshkrim, pa u botuar deri tani, madje as në gjuhën turke. Drama ka si temë bosht ngjarjet e hidhura në Granadën e Andaluzisë së Spanjës, kur kjo province u pushtua nga mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Izabelë, në vitin 1492, pas me se shtatë shekujsh sundimi nga arabët.
CHF14.90Ndërgjegjja – dramë në pesë akte
CHF14.90 -
Ebu Hanifja, jeta dhe vepra
Imam Ebu Hanifja ishte dijetar i përmasave botërore, që nuk njeh kufij kohorë e hapësinorë, gjuhësorë, racorë apo territorialë. Ai paraqet autoritetin kulmor në shumë shkenca, sikurse janë akaidi, fikhu e hadithi etj. Mënyra e punës sä tij i bëri parimet e shkollës sä tij ndriçues jo vetëm për pasuesit e tij, por në përgjithësi për muslimanët. Ndodhi që sistemi juridik që e hartoi mexhlisi privat i juristëve, me në krye Ebu Hanifen, të bëhej ligj i vendeve dhe perandorive me shekuj.
CHF15.90Ebu Hanifja, jeta dhe vepra
CHF15.90 -
Tevhidi, implikimet e tij për mendimin dhe jetën
Në qoftë se koncepti i tevhidit është qendror për Islamin dhe për gjithçka tjetër islame, kjo është kështu për shkak të pozicionit qendror që ka ai për ekzistencën dhe gjithçka që ekziston. Në të vërtetë, shkenca islame. qoftë fetare, morale a natyrore në esencë është një kërkim për ta zbuluar rendin që është nën botën e larmishme të multiplicitetit.
CHF15.90 -
Shoqëria e konsumit
Një vepër monumentale e sociologut të famshëm francez,Jean Baudrillard,i cili konstaton se konsumi si një mit i ri fisnor,
është shndërruar në moralin e botës tonë aktuale.Sipas tij, pikërisht konsumi është duke shkatërruar bazat e qenies njerëzore.
Pikërisht Baudrillard analizon rrezikun që e has njerëzimi.Libri iu rekomandohet studiuesve të sociologjisë e Filozofisë,
por edhe të gjithë atyre që duan të njihen me Baudrillardin dhe kritikën që ia bën epokës konsumeriste!CHF15.90Shoqëria e konsumit
CHF15.90 -
Islami dhe brenga e njeriut modern
Pjesa dërrmuese e popullit shqiptar që jeton në Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi si dhe në vetë Shqipërinë, ka genë një pjesë me rëndësi e botës islame gjatë disa shekujve të kaluar dhe, që nga rënia e fuqisë muslimane në Spanjë, ka formuar kufinjtë perëndimorë të dar-ul-Islamit në kontinentin evropian.
CHF15.90Islami dhe brenga e njeriut modern
CHF15.90 -
Letrat e zonjës Mary Wortley Montague – Bashkëshorte e Ambasadorit të Anglisë pranë portës Osmane gjatë udhëtimeve të saj në Europë, Azi dhe Afrikë 1716-1718
Pera, Tophaneja dhe Gallata (që se bashku krijojinë pamjen e një qyteze fort të mirë), krejtësisht të banuara nga të krishterë frëngj, janë të ndara prej Stambollit nga deti nëpërmjet një kanali dyfish me i gjerë se Tamizi në pjesën e tij më të gjerë. Por, burrat e krishterë ngurrojnë të marrin guximin e t’i hyjnë aventurave me të cilat ndonjhëre ata ndeshen në mesin e levendëve apo detarëve (përbindesha më të ligj se varkëtarët tanë), dhe gratë duhet të mbulojne fytyrën e tyre për të shkuar atje, gjë ndaj së cilës kanë një mospëlqim të plotë.
CHF16.90 -
Identiteti Islam i Europës
Libri trajton historinë, përmbajtjet dhe efektet e pranisë së Islamit në Europë, hollësisht analizon ndikimin e Islamit në të gjitha aspektet kyçe të dukurive, të cilët nënkuptohen me sintagmën e gjithëpranuar ”identiteti europian”, dhe në bazë të ekspertizës së këtillë formon vlerësimin vetjak të historisë se krijimit të identitetit europian, karakterin e tij objektiv, sikurse edhe perspektiven e ndërveprimit të Islamit dhe dy religjioneve të mëdha monoteiste ne truallin e Europës, të cilat, jashtë çdo dyshimi, ne masë të madhe do të përcaktojnë edhe të ardhmen e këtij kontinenti.
CHF17.90Identiteti Islam i Europës
CHF17.90 -
-
Turku imagjinar
“Turku Imagjinar” edituar nga profesori slloven i antropologjisë kulturore Bozhidar Jezernik. Në këtë libër Bozhidar Jezernik vë ne dukje perceptimin ndaj turkut si “tjetri” i Evropës, ndërsa libri kryesisht përbëhet nga disa artikuj shkencorë të studiuesve slloven dhe turq. Në të,gjithashtu janë përfshirë edhe tre artikuj të studiuesve shqiptarë që merren me diadën turku-shqiptari. Ky botim përbën një material të rëndësishëm për fushat sociale dhe humanitare, për hulumtuesit, studentët dhe profilet e ndryshme të shkencave shoqërore.
CHF17.90Turku imagjinar
CHF17.90 -
Jam Evropë! – Intelektualët dhe ideja e Evropës në vitet 1918-1939 dhe 1989-2006
Libri “Jam Evropë!” hulumton në mënyrë kritike përdorimet e idesë së Evropës në tekstet e intelektualëve shqiptarë gjatë viteve 1918-1939 dhe 1989-2006, duke i vendosur ata në një plan krahasues me konceptimet për Evropën dhe projektet e bashkimit të kontinentit që paraqiten nga disa intelektualë evropianë të kohës.
CHF17.90















