• Dimensione Kur‘anore

    Në librin ‘‘Dimensione Kur’anore‘‘ autori Nexhat Ibrahimi orvatet të mbajë një vazhdimësi në të kuptuarit e Kur’anit, duke filluar me mrekullinë e përhershme të Kur’anit për çdo kohë dhe për çdokë, përkthimin e tij në gjuhët botërore dhe atë shqipe dhe ndikimin mbi kulturën islame, e sidomos përgaditjen për ta kuptuar rëndësinë e Fjalës së Zotit. Autori me mjeshtri të lartë i rreket problematikës së mrekullisë së Kur’anit si hyrje për leximin e tekstit të shenjtë. Ky libër doli si rezultat i punës shumëvjeçare të autorit në problematikën e kulturës islame dhe plotëson një zbraztësi në literaturën e Kur’anologjisë në gjuhën shqipe.

  • Islami është paqe

    Autori në këtë libër u përgjigjet të gjithë atyre të cilët me të padrejtë i përshkruajnë Islamit lloj-lloj akuzash. Kjo vepër modeste për nga vëllimi, por tejet e rëndësishme për nga përmbajtja, pa dyshim zbulon njohuri të reja për lexuesin shqiptar.

  • Universi i Jusufit a.s.

    Surja Jusuf, përmban historinë e një profeti të Zotit dhe e veçanta e kësaj sureje, është se është surja e vetme e cila trajton vetëm historinë e plotë të një profeti, Jusufit a.s.

  • Islami, një histori e shkurtër për fillestar

    Libri “ISLAMI…” është një doracak me të dhëna të mjaftueshme mbi rrjedhën e Islamit gjatë historisë. Vlerësojmë që ky libër edhepse jovëllimor, është i kapshëm, konkret dhe i lehtë për tu kuptuar. Libri në fjalë është pasuruara me fotografi dhe ilustrime të ndryshme, andaj konsiderojmë që bëhen edhe më të kapshëm për lexuesit tanë.

  • Leksikoni Islam

    Nevoja e përgjithshme dhe sidomos ajo shkencore per hartimin e një leksikoni ne gjuhën shqipe per fenomenin e quajtur Islam është ndier qysh moti dhe ndihet edhe sot e gjithë kohën. Edhe pse, në njëfarë mënyre, përpjekje të tilla ka pasur edhe më herët, sikurse Kamus’ul-a’lam-i i Sami Frashërit, Fjalori i orientalizmave i Tahir Dizdarit etj., deri sot ka munguar një përpjekje serioze me metoda bashkëkohore per nevojat bashkëkohore.

  • Zhvillimi i sekteve në historinë e mendimit Islam

    Libri është një përgjigje aktive, dinamike, kreative muslimane kundrejt ideve, prodhimeve, skemave dhe konstruksioneve kulturore, ekonomike, politike e filozofike brenda shoqërive myslimane por edhe në tokat shqiptare.

  • Bazat e etikës Islame – Ahlaku

    Ky libër është ndërtuar me stil. Në të gjejnë një përkufizim të moralit dhe shkencave që studiojnë atë. Kemi edhe disa përkufizime termash që kanë të bëjnë me moralin dhe na shpjegohen edhe dallimet ndërmjet tyre. Me leximin e këtij libri shohim edhe dallimin që ka qytetërimi islam me të gjithë qytetërimet antike si dhe lidhjen që qytetërimi islam ka bërë ndërmjet qytetërimeve antike te ky që ne njohim sot, qytetërimi modern.

  • Hyrje në bazat e besimit Islam

    Kohët e fundit sidomos gjatë dhjetëvheçarit të fundit, kur ka vërshuar një varg titujsh me karakter sektar rreth besimit dhe pikëpamjeve islame, vërehet mungesa e literaturës së mirëfilltë synite, e bazuar në literaturën klasike islame, por e shkruar në frymën dhe gjuhën bashkëkohore.

  • Fjalë pas fjale për islamin dhe muslimanët

    Shtëpia Botuese LOGOS-A lexuesit shqiptarë para vetes ia sjell librin “Fjalë pas Fjale” të studiuesit nga Kosova Nexhat Ibrahimi. Libri përmban tematika të ndryshme të cilët autori në mënyrë mjaft të qartë i zbërthen për lexuesit. Në libër autori flet për islamin në Evropë, për rrjedhat e islamit në Ballkan, islamofobinë dhe antisemitizmin, keqkuptimin e konceptit të xhihadit, dhe nevojën e të kuptuarit drejt të islamit si kusht për tejkalimin e sfidave me të cilët ballafaqohen myslimanët.

Kategoritë