-
Rijadus-Salihin – Çdo ditë me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem. 2 vëllime
Falenderimi i takon Allahut, Superiorit, Krenarit, Atij qe fal shume, Ai qe e fut naten ne dite, duke ua perkujtuar atyre qe kane zemer dhe sy per te shikuar dhe duke ua ndricuar rrugen atyre qe kane mendje dhe mencuri.
CHF59.90 -
Hutbe, ajete dhe hadithe për derse dhe hutbe
E tubova këtë libër, që të jetë çelës për ligjërimin dhe këshillimin tim, mbështetës i kolegëve të mi që të referohen në të për derset e rëndomta dhe për hutbet javore. Njëherish gjithashtu edhe për vllëzrit e mi dhe motrat e nderuara që dëshirojnë të dinë diqka më shumë rreth islamit.
CHF25.90 -
Burrat Rreth Pejgamberit Sal-Lall-Llahu Alejhi Ue Sel-Lem – Kolosët E Sahabëve
Pejgamberin sal – lAll – llahu alejhi ue sel – le mosbesimtarët dhe mushrikët e Kurejshëve e kanë quaj El – Emin ( Besniku ) , e tek ai i kanë lënë pasuritë dhe senc më të vlefshme të tyre për të cilat frikoheshin , sepse kis besim tek ai më shumë se sa tek fëmijët dhe familjet e ty e nuk kishte asnjë , që të ishte me sjellje më të mira se ai dhe më i ashpër e më i largët se sa ai ndaj idhujve . Ep këtë afrimi shpirtëror dhe koha e shoqërimit dhe mallëngj ndërmjet Pejgamberit sal – lAll – llahu alejhi ue sel – lem , dhe E Bekrit radijAll – llahu anhu , është përforcuar nga njëri she tek tjetri dhe ka shkaktuar kënaqësinë dhe gëzimin më madh me takimin e tyre dhe dhuntinë shpirtërore me afrim e tyre . O biri im , kështu me të vërtetë cilësitë e hajr afrojnë të mirët kah e mira , ashtu siç pasimi i së keqe bashkon të këqijtë dhe gabimtarët . Djali : O babai im , dua që të më tregosh për punën e pa që ka bërë Ebu Bekër Siddiku radij All – llahu anhu , atë ditë u ka prirë çështjeve ( punëve ) të muslimanëve . Babai : Me tërë kënaqësinë time . Pejgamberi sal – lAll – lle alejhi ue sel – lem , e kishte emëruar Usame ibën Zejdin radij llahu anhu , që të shkonte te fisi Kuda dhe Gare . E ndërsa Usam ishte duke përgatitur ushtrinë e tij Pejgamberi sal – lAll – llc alejhi ue sel – lem , vdiq .
CHF24.90 -
Gëte dhe Islami
Madhështia e njeriut të shkencës, kulturës dhe çfarëdolloj lëmi tjetër intelektual qëndron tek të perceptuarit e nevojës për të besuar në një Zot dhe të njohurit të Tij. Shkrimtari gjerman, Johan Volfang fon Gëte, ka shprehur me modestinë e një njeriu të shquar, dashurinë e tij ndaj Allahut dhe besimin e sinqertë në fenë Islame.
CHF24.90Gëte dhe Islami
CHF24.90 -
Furnizimi për ahiret, në bazë të udhëzimit të krijesës më të mirë Pejgamberit, s.a.v.s. – Version i shkurtuar
Ky version i shkurtuar ka përmbledhjen e gjërave dhe praktikave më kryesore.
CHF24.90 -
Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit
Ne jetojmë në kohën në të cilën shkenca ka përparuar shumë dhe ka sjellë shumë mjete të jetës urbane e të rehatshme. Garat në përparim nuk po ndalen, kështu që çdo ditë fitojmë diçka të re. Prej kësaj buroi gara tjetër e re – njeriu përpiqet që të grumbullojë mjete bashkëkohore dhe të ketë dobi prej tyre. Por si të arrihet kjo kur risitë nuk kanë të ndalur? Garën e prodhimit e përcjell gara e konsumimit. Njeriu ka arritur në gjendjen e dëshirës së madhe për risi, kështu që edhe prodhuesi edhe konsumuesi kanë dëshirë të madhe e të barabartë ndaj risive. Është e çuditshme se të dy palët nuk mund të ndalen e të pushojnë. Krahas me garën në shkencë, po rritet edhe numri i të sëmurëve si dhe paraqitja e sëmundjeve të reja, që tregon se ky është produkt i përparimit urbanistik. Laboratorët dhe qarqet shëndetësore kanë shpejtuar për të gjetur një ilaç kundër sëmundjes së re, që i futi në llojin e ri të garës.
CHF24.90Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit
CHF24.90 -
Kurani, farmacia dhe shërimi i sëmundjeve
Kurani, farmacia dhe shërimi i sëmundjeve është një libër në të cilin do të elaborohet rishikimi kur’anor në fushën mjaft të rëndësishme të shkencave të mjekësisë.
CHF19.90 -
Kurani, sistemi nervor dhe psikologjia
Ky libër paraqet një takim të njëpasnjëshë në kuadër të edicionit tonë “Reflektimet e mbinatyshmërisë kuranore” në të cilin, ashtu si edhe në libër pas këtij do të përpunojm atë që mund ta gjejmë në Kuran për një sferë mjaft të rëndësishme të jetës, e ajo është psikologjia e njeriut.
CHF18.90 -
Mos u hidhëro
Ky është libri im Mos u hidhëro, i cili vjen në një kohë kur hidhërimi është përhapur shumë, janë shtuar mospajtimet, është rritur tregu i problemeve dhe mediat transmetojnë lajme tronditëse, të cilat i ngushtojnë gjokset, ti stresojnë nervat dhe e hutojnë madje edhe më të qetin prej njerëzve. Prandaj e sheh, se hidhërimi reflektohet në fytyrat e njerëzve, vizatohet në ballin e tyre dhe shkruhet në buzët e tyre. Kjo gjendje ua bën me dije njerëzve të urtë, se e kanë detyrë ti përkujtojnë njerëzit dhe tua tërheqin vërejtjen atyre nga pasojat e hidhërimit, i cili sjell me vete pendim dhe fatkeqësi të ndryshme. Me këtë ne praktikojmë fjalën e të Dërguarit të Allahut, me të cilën ai ka këshilluar njërin prej shokëve të tij: Mos u hidhëro. Këtë ai e përsëriti tri herë.
CHF16.90Mos u hidhëro
CHF16.90 -
Hajdutët e shëndetit mendor – ku shkoi paqja dhe qetesia psikologjike?
Libri që keni në duar është produkt i një mundi njerëzor e për rrjedhoje mund të gabojë ose t’ia qellojë. U përpoqa që këtë libër ta shpalosja ndaj grupmoshave të ndryshme kulturore, në përpjekje për t’ia qëlluar dhe për të qenë objektive sa munda. Prandaj nëse gjeni dicka të mirë, është nga Allahu i Madhëruar e nëse gjeni ndonjë gabim apo lapsus, ajo është prej meje apo shejtanit.
CHF14.90 -
Buzëqeshu
Lexues i nderuar, titulli i këtij libri është “Buzëqeshu”. Këto fjalë konsiderueshëm ndikojnë në terheqshmëri dhe nxisin admirim dhe entuziazëm. Si të mos qesh muslimani, derisa është i kënaqur me Allahun si Sundues, Islamin si fe dhe Muhamedin sal-IAllahu alejhi ue selem si lajmëtar i fesë?
CHF14.90Buzëqeshu
CHF14.90 -
Shtegu i dijes
Allahu, subhanehu ve teala, pasimin e epshit e ka bërë në kundërshtim me hakun dhe e ka konsideruar palë të kundërt të saj, siç thotë Allahu, tebareke ve teala: “O Davud: “Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së Allahut. Ata që largohen prej rrugës së Allahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë.” (SAD:26) E marrur në librin “Shtegu i dijes” i Bekir Halimit.
CHF14.90Shtegu i dijes
CHF14.90 -
101 Sekreti i Ariusit
Nedali nuk po i besonte dot atyre qe dëgjoi nga njëri prej punonjësve në Bibliotekën e Aleksandrisë. Ai kishte bërë gjithë atë rrugë të gjatë dhe të lodhshme, bashkë me shokun e tij Abdulazizin për të ardhur në këtë moment. Gjithë ai udhëtim plot rreziqe dhe vështirësi, që i kishte kushtuar disa dite rrugë dhe kishte kaluar në disa vende, gjithë ato informacione të mbledhura nëpër shumë vende historike që të arrije të zbulojë atë enigme të çuditëshme që kërkonte thellim në detin e madh të historisë.
CHF13.90101 Sekreti i Ariusit
CHF13.90 -
Hyrja në kulturën Islame
Ky libër, në fakt, është fryt i një pune ekipore të profesorëve të angazhuar në Departamentin e Kulturës Islame në Fakultetin e Edukimit, të cilët, për ta përhapur dijen e dobishme, nuk kanë kursyer asgjë nga koha, dija dhe përvoja e tyre. Pavarësisht kësaj, libri është vepër njerëzore, pra nuk është i përsosur, andaj mund të ketë gabime e lëshime, për evidentimin e të cilave dhe njoftimin e autorëve me to do t’u ishim shumë mirënjohës.
CHF12.90Hyrja në kulturën Islame
CHF12.90 -
Shndërrimi i Islamistëve nga plagët e Shtatorit tek Pranvera e revoltave
Librin Shndërrimi i Islamistëve nga plagët e Shtatorit tek Pranvera e revoltave ku flitet mbi rizgjimin e islamistëve dhe grupeve të ndryshme që kanë prapavijë Islame për të refuzuar pushtetarët diktatorial. Është i ndarë në pesë tema dhe ka 150 faqe. Është një historik i zhvillimeve që nga rizgjimi islam e deri në kohët tona.
CHF12.90















