-
Pastrimi i shpirtit
Ky libër është një përmbledhje e shkurtër mbi pastrimin e shpirtit, kurse me pastrimin e shpirtit synojmë pastrimin dhe mbarësimin e shpirtit, që ti përgjigjet Krijuesit të vet dhe të shpëtojë në këtë dynja dhe në ahiret ashtu si na ka mësuar Allahu xh.sh. nëpërmjet të Dërguarit të tij Muhamedit a.s.
CHF8.90Pastrimi i shpirtit
CHF8.90 -
Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit
Ne jetojmë në kohën në të cilën shkenca ka përparuar shumë dhe ka sjellë shumë mjete të jetës urbane e të rehatshme. Garat në përparim nuk po ndalen, kështu që çdo ditë fitojmë diçka të re. Prej kësaj buroi gara tjetër e re – njeriu përpiqet që të grumbullojë mjete bashkëkohore dhe të ketë dobi prej tyre. Por si të arrihet kjo kur risitë nuk kanë të ndalur? Garën e prodhimit e përcjell gara e konsumimit. Njeriu ka arritur në gjendjen e dëshirës së madhe për risi, kështu që edhe prodhuesi edhe konsumuesi kanë dëshirë të madhe e të barabartë ndaj risive. Është e çuditshme se të dy palët nuk mund të ndalen e të pushojnë. Krahas me garën në shkencë, po rritet edhe numri i të sëmurëve si dhe paraqitja e sëmundjeve të reja, që tregon se ky është produkt i përparimit urbanistik. Laboratorët dhe qarqet shëndetësore kanë shpejtuar për të gjetur një ilaç kundër sëmundjes së re, që i futi në llojin e ri të garës.
CHF24.90Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit
CHF24.90 -
Mos u hidhëro
Ky është libri im Mos u hidhëro, i cili vjen në një kohë kur hidhërimi është përhapur shumë, janë shtuar mospajtimet, është rritur tregu i problemeve dhe mediat transmetojnë lajme tronditëse, të cilat i ngushtojnë gjokset, ti stresojnë nervat dhe e hutojnë madje edhe më të qetin prej njerëzve. Prandaj e sheh, se hidhërimi reflektohet në fytyrat e njerëzve, vizatohet në ballin e tyre dhe shkruhet në buzët e tyre. Kjo gjendje ua bën me dije njerëzve të urtë, se e kanë detyrë ti përkujtojnë njerëzit dhe tua tërheqin vërejtjen atyre nga pasojat e hidhërimit, i cili sjell me vete pendim dhe fatkeqësi të ndryshme. Me këtë ne praktikojmë fjalën e të Dërguarit të Allahut, me të cilën ai ka këshilluar njërin prej shokëve të tij: Mos u hidhëro. Këtë ai e përsëriti tri herë.
CHF16.90Mos u hidhëro
CHF16.90 -
Buzëqeshu
Lexues i nderuar, titulli i këtij libri është “Buzëqeshu”. Këto fjalë konsiderueshëm ndikojnë në terheqshmëri dhe nxisin admirim dhe entuziazëm. Si të mos qesh muslimani, derisa është i kënaqur me Allahun si Sundues, Islamin si fe dhe Muhamedin sal-IAllahu alejhi ue selem si lajmëtar i fesë?
CHF14.90Buzëqeshu
CHF14.90 -
Intimiteti bashkëshortor, dispozita, këshilla dhe fetva
Çeshtjeve të intimitetit bashkëshortor ne kohët e sotme i kushtohet më shume kujdes se sa i është kushtuar më herët. Ne favor të këtij konstatimi flet edhe fakti perfaqësimin dhe lexueshmerinë e fetvave dhe teksteve, të cilat ne mediat elektronike dhe ato të shkruara e trajtojnë kete pyetje (çështje).
CHF6.90 -
Tregimi për Dexhallin dhe zbritjen e Isait alejhi selam për ta vrarë atë
Shfaqja e Dexhallit është shenja më e rëndë si fitne, sprova prej tij do të jetë sprova më e madhe që është parë ndonjëherë mbi faqen e dheut dhe madje edhe ata që jan më të fortit në besim do të tronditen rëndë.
CHF8.90 -
Kurani, farmacia dhe shërimi i sëmundjeve
Kurani, farmacia dhe shërimi i sëmundjeve është një libër në të cilin do të elaborohet rishikimi kur’anor në fushën mjaft të rëndësishme të shkencave të mjekësisë.
CHF19.90 -
Kurani, sistemi nervor dhe psikologjia
Ky libër paraqet një takim të njëpasnjëshë në kuadër të edicionit tonë “Reflektimet e mbinatyshmërisë kuranore” në të cilin, ashtu si edhe në libër pas këtij do të përpunojm atë që mund ta gjejmë në Kuran për një sferë mjaft të rëndësishme të jetës, e ajo është psikologjia e njeriut.
CHF18.90 -
Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në islam
Shkaku i parë dhe më kryesor i zgjedhjes se këtij libri për tu përkthyer ishte pikërisht urdhëri hyjnor, i cili e bën të detyrueshëm për çdo muslman pyetjen e dijetarëve për çdo gjë të paqartë, pasi dijetarët, siç transmetohet në hadith të saktë, janë trashëgimtarët e Pejgamberëve s.a.v.s. Gjithashtu, mënyra e pyetje-përgjigjes është një mënyrë shumë e përshtatshme, e cila ndihmon për të kuptuar më shpejt e më qarte shumë prej problemeve që shqetësojnë muslimanët sot, për vetë faktin se ajo mund të asimilohet fare lehtë nga të gjitha shtresat e popullit, duke filluar nga intelektualët e deri te njerëzit më të thjeshtë.
CHF8.90 -
Rruga e grupit të shpëtuar dhe palës së ndihmuar nga Allahu në frymën e Kuranit dhe sunetit
Këto janë disa studime të rëndësishme dhe të llojllojshme, që i thërrasin myslimanët në akiden (besimin) e Teuhidit (Njëshmërisë) së sinqertë dhe në të larguarit nga shirku, i cili është përhapur në shumë vende myslimane. Kv është shkaku i fatkeqësisë së botës bashkëkohore, e sidomos të botës islame, me fatkeqësitë, katastrofat, luftërat dhe çoroditjet që po ndodhin në të.
CHF5.90 -
Dyzet hadithe për personalitetin Islam
Botimi i këtij libri është një përpjekje modeste për t’ia shpërblyer hoxhës sonë , shejh Ali Hasen Abdul – Hamid el – Etheriut , për dijen që kemi marrë prej tij dhe si shprehje e mirënjohjes për dashurinë dhe respektin e madh që kishte për hoxhën tonë të dashur dhe me famë botërore , shejh Muhamed Nasirudin Albanin , Allahu i mëshiroftë që të dy ! Libri në fjalë është botuar para 18 vitesh dhe nuk e kishim në plan ribotimin e tij këtë vit sepse shumë tituj të rinj presin botimin e tyre të parë , mirëpo pasi të gjithë u pikëlluam prej lajmit të vdekjes së hoxhës sonë të dashur dhe duke menduar për mënyrën se si mund të shprehim mirënjohjen tonë ndaj tij dhe si ta shfaqim falënderimin tonë konkret dhe praktik për përfitimin prej tij , vlerësuam se ribotimi i këtij libri do ishte një hap që do e këtë dëshirë . përmbushte Pas konsultimit me disa hoxhallarë që e kanë njohur shejh Aliun dhe kanë mësuar dhe përfituar prej tij , vlerësuam se me ribotimin e këtij libri dhe librave të tjerë do të kryenim një obligim moral ndaj tij .
CHF8.90 -
Gëte dhe Islami
Madhështia e njeriut të shkencës, kulturës dhe çfarëdolloj lëmi tjetër intelektual qëndron tek të perceptuarit e nevojës për të besuar në një Zot dhe të njohurit të Tij. Shkrimtari gjerman, Johan Volfang fon Gëte, ka shprehur me modestinë e një njeriu të shquar, dashurinë e tij ndaj Allahut dhe besimin e sinqertë në fenë Islame.
CHF24.90Gëte dhe Islami
CHF24.90 -
Ndalesat fetare, të cilat njerëzit i anashkalojnë
Në këtë libër lexuesi i nderuar do të ketë rastin të njihet me një numër nga haramet të cilat janë të regjistruara në sheriatin e Allahut, me sqarimin e argumenteve të ndalimit prej Kuranit edhe Sunnetit.
CHF7.90 -
Hutbe, ajete dhe hadithe për derse dhe hutbe
E tubova këtë libër, që të jetë çelës për ligjërimin dhe këshillimin tim, mbështetës i kolegëve të mi që të referohen në të për derset e rëndomta dhe për hutbet javore. Njëherish gjithashtu edhe për vllëzrit e mi dhe motrat e nderuara që dëshirojnë të dinë diqka më shumë rreth islamit.
CHF25.90 -
Rijadus-Salihin – Çdo ditë me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem. 2 vëllime
Falenderimi i takon Allahut, Superiorit, Krenarit, Atij qe fal shume, Ai qe e fut naten ne dite, duke ua perkujtuar atyre qe kane zemer dhe sy per te shikuar dhe duke ua ndricuar rrugen atyre qe kane mendje dhe mencuri.
CHF59.90 -
Të qenët rob i Allahut
Fjala ibadet (adhurim)përfshin çdo gjë të cilën Allahu e do dhe është i kënaqur me të,qofshin ato fjalë ose vepra të hapta apo të fshehta.
Për shembull,namazi,zekati,agjërimi,haxhi,thënia e së vërtetës,përmbushja e amanetit,sjellja me respekt ndaj prindërve,
ruajtja e marrdhënieve farefisonore,mbajtja e premtimit,urdhërimi për të mirë,ndalimi nga e keqja,xhihadi kundërejt jobesimtarëve dhe hipokritëve,
sjellja e mirë ndaj fqinjëve, jetimëve, të varfërve, udhëtarëve, skllevërve, dhe kafshëve, punët e tjera të mira konsiderohen adhurime.CHF6.90Të qenët rob i Allahut
CHF6.90















