• Shndërrimi i Islamistëve nga plagët e Shtatorit tek Pranvera e revoltave

    Librin Shndërrimi i Islamistëve nga plagët e Shtatorit tek Pranvera e revoltave  ku flitet mbi rizgjimin e islamistëve dhe grupeve të ndryshme që kanë prapavijë Islame për të refuzuar pushtetarët diktatorial. Është i ndarë në pesë tema dhe ka 150 faqe. Është një historik i zhvillimeve që nga rizgjimi islam e deri në kohët tona.

  • Hyrja në kulturën Islame

    Ky libër, në fakt, është fryt i një pune ekipore të profesorëve të angazhuar në Departamentin e Kulturës Islame në Fakultetin e Edukimit, të cilët, për ta përhapur dijen e dobishme, nuk kanë kursyer asgjë nga koha, dija dhe përvoja e tyre. Pavarësisht kësaj, libri është vepër njerëzore, pra nuk është i përsosur, andaj mund të ketë gabime e lëshime, për evidentimin e të cilave dhe njoftimin e autorëve me to do t’u ishim shumë mirënjohës.

  • 101 Enigma Barbarosa

    Romani “101 Enigma Barbarosa” është shkruar nga Xhihad Al-Turbani.

    Kemi arritur në pjesën e dytë të serisë 101, të prezantuar nga shkrimtari krijues palestinez Xhihad Al-Turbani. Vazhdojmë, këtu, me Abdulazizin dhe Nidalin, të cilët vazhdimisht kërkojnë të zgjidhin sekretet dhe misteret. Pasi arritën të zbulonin sekretin e Barbarossa-s, duke menduar se arritën në përfundimin e kërkimit të tyre, ata u befasuan që udhëtimi i Barbarossa-s nuk ishte gjë tjetër veçse një prelud për të hyrë në këtë mister të ri. Në të vërtetë, ata filluan më pas një kërkim të ri për një sekret tjetër, që është historia e arianëve në lidhje me Arius, një prift i krishterë që refuzon dogmën e re të natyrës së hyjnizuar të Jezusit, e cila iu nënshtrua përpjekjeve të pakrahasueshme për fshehje dhe fshehje dhe zhdukje nga Kisha.

  • 101 Sekreti i Ariusit

    Nedali nuk po i besonte dot atyre qe dëgjoi nga njëri prej punonjësve në Bibliotekën e Aleksandrisë. Ai kishte bërë gjithë atë rrugë të gjatë dhe të lodhshme, bashkë me shokun e tij Abdulazizin për të ardhur në këtë moment. Gjithë ai udhëtim plot rreziqe dhe vështirësi, që i kishte kushtuar disa dite rrugë dhe kishte kaluar në disa vende, gjithë ato informacione të mbledhura nëpër shumë vende historike që të arrije të zbulojë atë enigme të çuditëshme që kërkonte thellim në detin e madh të historisë.

  • Shtegu i dijes

    Allahu, subhanehu ve teala, pasimin e epshit e ka bërë në kundërshtim me hakun dhe e ka konsideruar palë të kundërt të saj, siç thotë Allahu, tebareke ve teala: “O Davud: “Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së Allahut. Ata që largohen prej rrugës së Allahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë.” (SAD:26) E marrur në librin “Shtegu i dijes” i Bekir Halimit.

    Shtegu i dijes

    CHF14.90
  • Buzëqeshu

    Lexues i nderuar, titulli i këtij libri është “Buzëqeshu”. Këto fjalë konsiderueshëm ndikojnë në terheqshmëri dhe nxisin admirim dhe entuziazëm. Si të mos qesh muslimani, derisa është i kënaqur me Allahun si Sundues, Islamin si fe dhe Muhamedin sal-IAllahu alejhi ue selem si lajmëtar i fesë?

    Buzëqeshu

    CHF14.90
  • Hajdutët e shëndetit mendor – ku shkoi paqja dhe qetesia psikologjike?

    Libri që keni në duar është produkt i një mundi njerëzor e për rrjedhoje mund të gabojë ose t’ia qellojë. U përpoqa që këtë libër ta shpalosja ndaj grupmoshave të ndryshme kulturore, në përpjekje për t’ia qëlluar dhe për të qenë objektive sa munda. Prandaj nëse gjeni dicka të mirë, është nga Allahu i Madhëruar e nëse gjeni ndonjë gabim apo lapsus, ajo është prej meje apo shejtanit.

  • Mos u hidhëro

    Ky është libri im Mos u hidhëro, i cili vjen në një kohë kur hidhërimi është përhapur shumë, janë shtuar mospajtimet, është rritur tregu i problemeve dhe mediat transmetojnë lajme tronditëse, të cilat i ngushtojnë gjokset, ti stresojnë nervat dhe e hutojnë madje edhe më të qetin prej njerëzve. Prandaj e sheh, se hidhërimi reflektohet në fytyrat e njerëzve, vizatohet në ballin e tyre dhe shkruhet në buzët e tyre. Kjo gjendje ua bën me dije njerëzve të urtë, se e kanë detyrë ti përkujtojnë njerëzit dhe tua tërheqin vërejtjen atyre nga pasojat e hidhërimit, i cili sjell me vete pendim dhe fatkeqësi të ndryshme. Me këtë ne praktikojmë fjalën e të Dërguarit të Allahut, me të cilën ai ka këshilluar njërin prej shokëve të tij: Mos u hidhëro. Këtë ai e përsëriti tri herë.

    Mos u hidhëro

    CHF16.90
  • Kurani, sistemi nervor dhe psikologjia

    Ky libër paraqet një takim të njëpasnjëshë në kuadër të edicionit tonë “Reflektimet e mbinatyshmërisë kuranore” në të cilin, ashtu si edhe në libër pas këtij do të përpunojm atë që mund ta gjejmë në Kuran për një sferë mjaft të rëndësishme të jetës, e ajo është psikologjia e njeriut.

  • Kurani, farmacia dhe shërimi i sëmundjeve

    Kurani, farmacia dhe shërimi i sëmundjeve është një libër në të cilin do të elaborohet rishikimi kur’anor në fushën  mjaft të rëndësishme të shkencave të mjekësisë.

  • Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit

    Ne jetojmë në kohën në të cilën shkenca ka përparuar shumë dhe ka sjellë shumë mjete të jetës urbane e të rehatshme. Garat në përparim nuk po ndalen, kështu që çdo ditë fitojmë diçka të re. Prej kësaj buroi gara tjetër e re – njeriu përpiqet që të grumbullojë mjete bashkëkohore dhe të ketë dobi prej tyre. Por si të arrihet kjo kur risitë nuk kanë të ndalur? Garën e prodhimit e përcjell gara e konsumimit. Njeriu ka arritur në gjendjen e dëshirës së madhe për risi, kështu që edhe prodhuesi edhe konsumuesi kanë dëshirë të madhe e të barabartë ndaj risive. Është e çuditshme se të dy palët nuk mund të ndalen e të pushojnë. Krahas me garën në shkencë, po rritet edhe numri i të sëmurëve si dhe paraqitja e sëmundjeve të reja, që tregon se ky është produkt i përparimit urbanistik. Laboratorët dhe qarqet shëndetësore kanë shpejtuar për të gjetur një ilaç kundër sëmundjes së re, që i futi në llojin e ri të garës.

  • Gëte dhe Islami

    Madhështia e njeriut të shkencës, kulturës dhe çfarëdolloj lëmi tjetër intelektual qëndron tek të perceptuarit e nevojës për të besuar në një Zot dhe të njohurit të Tij. Shkrimtari gjerman, Johan Volfang fon Gëte, ka shprehur me modestinë e një njeriu të shquar, dashurinë e tij ndaj Allahut dhe besimin e sinqertë në fenë Islame.

  • Burrat Rreth Pejgamberit Sal-Lall-Llahu Alejhi Ue Sel-Lem – Kolosët E Sahabëve

    Pejgamberin sal – lAll – llahu alejhi ue sel – le mosbesimtarët dhe mushrikët e Kurejshëve e kanë quaj El – Emin ( Besniku ) , e tek ai i kanë lënë pasuritë dhe senc më të vlefshme të tyre për të cilat frikoheshin , sepse kis besim tek ai më shumë se sa tek fëmijët dhe familjet e ty e nuk kishte asnjë , që të ishte me sjellje më të mira se ai dhe më i ashpër e më i largët se sa ai ndaj idhujve . Ep këtë afrimi shpirtëror dhe koha e shoqërimit dhe mallëngj ndërmjet Pejgamberit sal – lAll – llahu alejhi ue sel – lem , dhe E Bekrit radijAll – llahu anhu , është përforcuar nga njëri she tek tjetri dhe ka shkaktuar kënaqësinë dhe gëzimin më madh me takimin e tyre dhe dhuntinë shpirtërore me afrim e tyre . O biri im , kështu me të vërtetë cilësitë e hajr afrojnë të mirët kah e mira , ashtu siç pasimi i së keqe bashkon të këqijtë dhe gabimtarët . Djali : O babai im , dua që të më tregosh për punën e pa që ka bërë Ebu Bekër Siddiku radij All – llahu anhu , atë ditë u ka prirë çështjeve ( punëve ) të muslimanëve . Babai : Me tërë kënaqësinë time . Pejgamberi sal – lAll – lle alejhi ue sel – lem , e kishte emëruar Usame ibën Zejdin radij llahu anhu , që të shkonte te fisi Kuda dhe Gare . E ndërsa Usam ishte duke përgatitur ushtrinë e tij Pejgamberi sal – lAll – llc alejhi ue sel – lem , vdiq .

  • Hutbe, ajete dhe hadithe për derse dhe hutbe

    E tubova këtë libër, që të jetë çelës për ligjërimin dhe këshillimin tim, mbështetës i kolegëve të mi që të referohen në të për derset e rëndomta dhe për hutbet javore. Njëherish gjithashtu edhe për vllëzrit e mi dhe motrat e nderuara që dëshirojnë të dinë diqka më shumë rreth islamit.

  • Rijadus-Salihin – Çdo ditë me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem. 2 vëllime

    Falenderimi i takon Allahut, Superiorit, Krenarit, Atij qe fal shume, Ai qe e fut naten ne dite, duke ua perkujtuar atyre qe kane zemer dhe sy per te shikuar dhe duke ua ndricuar rrugen atyre qe kane mendje dhe mencuri.

Kategoritë