Nënshumë: CHF69.50
-
Kriza në mendjen muslimane
KRIZA NË MENDJEN MUSLIMANE heton rrënjët intelektuale dhe historike të tumorit që ka zaptuar umetin dhe që kërcënon çdo ditë identitetin e tij. Botuar për herë të parë në arabisht në 1991, kjo vepër e rëndësishme (e përmbledhur dhe e përkthyer) është bërë për t’u paraqitur intelektualëve seriozë muslimane natyrën e krizës me të cilen ata përballen, dhe për të treguar hapat e duhur të kapercimit të saj.
CHF11.90Kriza në mendjen muslimane
CHF11.90 -
Të drejtat e bashkëshortëve
Karakteristikat e femrës, fizike, psikologjike, sociale dhe intelektuale janë përsosmeri absolute për detyrën e cila i është besuar asaj. Edhe karakteristikat e burrit fizike, psikologjike, sociale dhe intelektuale janë përsosmeri absolute për detyrën e cila i është besuar atij. Pra, ata janë plotësues të njeri-tjetrit, jo të ngjashëm.
CHF11.90Të drejtat e bashkëshortëve
CHF11.90 -
Obligimet ndaj fëmijëve
Çdo e drejtë korrespondon me një detyrë, dhe çdo detyrë korrespondon me një të drejtë. Dhe për sa kohë prindërit kanë të drejta te femijët, patjetër që edhe fëmijët të kenë të drejta te prindërit.
CHF11.90Obligimet ndaj fëmijëve
CHF11.90 -
Të drejtat e fqinjëve
“A e dini cila është e drejta e fqinjit? Nëse ai të kërkon ndihmë – ti e ndihmon atë, nëse ai të kërkon hua – ti i jep hua atij, nëse ai të kërkon përkrahje – ti e përkrah atë, nëse atë e godet ndonjë fatkeqësi – ti atë e ngushëllon, nëse ai vdes – ti atë e varros, nëse ai sëmuret – ti e viziton atë…”
CHF11.90Të drejtat e fqinjëve
CHF11.90 -
Shkaqet e shtimit të furnizimit
Të merren shkaqet, të hyjnizohen dhe të harrohet Allahu, është çështje shumë e lehtë, siç ndodh në botën perëndimore. Të mos merren shkaqet, e të mbështetesh tek Allahu me naivitet, përtej naivitetit, giithashtu është e lehtë. Por pozicioni i plotë është, të merren shkaqet, sikur të jenë gjithçka, pastaj të mbështeteni tek Allahu, sikur të mos jenë ato asgjë.
CHF11.90Shkaqet e shtimit të furnizimit
CHF11.90 -
Respekti ndaj prindërve
“…Mos u thuaj atyre as ‘uh!’…” është e barabartë me një vështrim të ashpër ndaj prindit tënd, është e barabartë me një mbyllje të derës me përplasje, është e barabartë me një lëvizje të duarve me mërzitje. Pra, ndonjë veprim, ose ndonjë fjalë, ose ndonjë shenjë, ose ndonjë shprehje, ose ndonjë lëvizje, ose ndonjë sjellje që është e barabartë me fjalën ‘uh’, e merr giykimin e saj.
CHF11.90Respekti ndaj prindërve
CHF11.90 -
Lidhjet farefisnore
Mbajja e lidhjeve farefisnore është obligim i urdhëruar, shpërblimi i të ciles në këtë botë manifestohet me rritje të furnizimit dhe zgjatje të jetës. Kush dëshiron të ketë bollëk në furnizimin e tij, le t’i mbajë lidhjet e tij farefisnore. Mbajtja e lidhjeve farefisnore fillon me vizitë, pastaj vazhdon me interesim për kushtet, pastaj me ndihmë, kurse më pas me udhëzim për tek Allahu i Plotfuqishëm.
CHF11.90Lidhjet farefisnore
CHF11.90 -
Shtëpia e lumtur
Nëse njeriu është i lumtur në shtëpinë e tij, ai është i lumtur edhe në punën e tij. Nëse ai është i qetë në shtëpinë tij, ai do të jetë produktiv në punën e tij. Shtëpia është themeli i shoqërise, është tulla e parë e ndërtesës. Nëse shtëpia është e shëndoshë, edhe shoqëria do të jetë e shëndoshë.
CHF11.90Shtëpia e lumtur
CHF11.90 -
Lumturia e vërtetë
A jemi krijuar ne për t’i kënaqur epshet deri në majë të kokës? Edhe nëse zhytet njeriu në kënaqësinë e përkohshme, ajo nuk i siguron atij lumturi të vazhdueshme, dhe aq më pak, kur aftësia e njeriut për ta shijuar materien është e kufizuar, sepse rinia nuk është e përhershme, shëndeti vien duke u dobësuar dhe pasuria mund të zhduket. Pra, përse jemi krijuar?
CHF11.90Lumturia e vërtetë
CHF11.90 -
Furnizimi hallall
Nieriu është i prirë për një dëshire të pakufizuar për furnizimin e tij. Ka thënie të ndryshme, ka propozime të ndryshme dhe ka edhe koncepte të ndryshme reth furnizimit, shumica e të cilave nuk kanë bazë në fe, shumica e tyre rezultojnë nga levizja e jetës, por e vërteta është se çështja e furnizimit është një bazë e madhe prej bazave të fesë.
CHF11.90Furnizimi hallall
CHF11.90 -
Familja muslimane
Familja është qeliza e parë në ndërtimin e shoqërisë. Nëse familja është kohezive edhe shoqëria do të jetë kohezive, kurse nëse familja shpërbëhet atëhere edhe shoqëria do të shpërbëhet. Familja në Islam e ka vendin e saj. Familja bazohet në dashuri dhe simpati. Martesa në Islam është vendbanim për shpirtin, rahati për zemen, stabilitet për ndërgjegjen dhe bashkëjetesë mes burrit dhe gruas e bazuar në dashuri, mëshirë, harmoni, bashkëpunim, këshillë dhe tolerancë.
CHF11.90Familja muslimane
CHF11.90 -
Gruaja në Kur’an
Ky libër vjen në një kohë kur tashmë është bërë domosdoshmëri e kohës që të diskutohet mbi rolin dhe statusin që Kur’ani ia ka dhënë gruas.
Libri trajton njërën nga mosmarrëveshjet më neuralgjike në teorinë islame bashkëkohore dhe jetën praktike të muslimanëve:mosmarrëveshjen rreth statusit dhe pranimit të gruas.Domosdoshmëria e këtij libri rrjedh jo vetëm nga paqartësitë teorike dhe mëdyshjet brenda islamit,në vijën përgjatë së cilës shpesh ndahen,largohen dhe shpesh përplasen interpretimet e nxjerra nga dispozitat fetare me paragjykime kokëforta të bazuara në modelet specifike të traditës kulturore,por edhe nga bashkëveprimi i pashmangshëm i gjykimeve islame me kuptimin e statusit dhe pranimit të gruas në shoqërinë sekulare bashkëkohore.
Autori në këtë vepër gjithashtu ju kundërpërgjigjet stereotipave të ndryshme të cilat janë prezentë në kohën bashkëkohore kur flitet mbi statusin e femrës në Islam.
CHF11.90Gruaja në Kur’an
CHF11.90 -
Udhërrëfyes i të riut musliman në botën moderne
Ky libër është shkruar parasëgjithash për të rinjtë muslimanë ne botën islame dhe për ata që janë rritur ose kanë studiuar në Perëndim, që t’u shërbejë si udhërrëfyes në përballjen me boten moderne, e cila lindi dhe u kultivua ne Perëndim, duke u përhapur së fundmi në mbarë rruzullin tokësor. Megjithatë, mesazhi i kësaj vepre u përket posaçërisht edhe të rinjve muslimanë të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, të cilet as nuk studiojnë në Perëndim e as nuk jetojnë në hapësirat e dar ul-Islamit, por i përkasin një bashkësie jetike, që përbën lidhje ndërmjet botës islame dhe Perëndimit.
CHF11.90 -
Mozaiku Islam – tema islame
Lexues të nderuar, në këtë libër të cilin e titulluam Mozaiku Islam, i cili, në fakt është përmbledhje e disa shkrimeve te mia, me tematikë islame, te cilat janë botuar në disa gazeta, revista dhe web portale në gjuhen shqipe. Këto shkrime janë shkruar në kohë të ndryshme dhe janë botuar në vende të ndryshme. Prandaj, me qëllim që dobia e këtyre shkrimeve të jetë më e madhe, vendosem që ti tubojmë dhe ti botojmë në një libër.
CHF11.90Mozaiku Islam – tema islame
CHF11.90 -
Gruaja në karvanin e thirrjes
“Gruaja ne Karvanin e Thirrjes” e dijetarit Mustafa Tahhan tregon gjendjen e gruas përpara Islamit ne kohen e xhahilijetit, dhe gjithashtu ne fete dhe shoqëritë e atëhershme, dhe vlerën qe ia dha asaj All-llahu i madhërishëm me ardhjen e Islamit. Tregon gjithashtu barazinë e gruas me burrin sipas islamit, dhe ne rrugën e thirrjes.
CHF11.00Gruaja në karvanin e thirrjes
CHF11.00 -
Shtëpi të udhëzuara
Shtëpitë tona për ne janë vende në të cilat arrijmë mirësitë e kësaj bote dhe fitojmë lumturinë e botës së përtejme.
CHF10.90Shtëpi të udhëzuara
CHF10.90