-
Përmbledhje poezish
Temat kryesore të poezisë së autorit janë dashuria dhe historia. Sendet e ndryshme, qytetin, sokakun e të tjera i ka shndërruar në poezi në një mënyrë të hollësishme e konkrete, pikërisht si ajo e letërnjoftimit. Ilhan Berku është një lumë shumëdegësh i poezisë që dashuron prozën, aforizmat, shkronjat, sendet, lagjet etj.
CHF26.90Përmbledhje poezish
CHF26.90 -
Mbrëmë i Pëshpërita një Ylli
Një ylli të fshehtën time për ty, ia pëshpërita mbrëmë: “Dhuroja – thashë – qenien time kësaj lulexhixhe – hënës”…
CHF22.90Mbrëmë i Pëshpërita një Ylli
CHF22.90 -
Dielli i dashurisë
Kjo përgjedhje tematike prej 2000 vargjesh nga të dyja veprat është e treta në shqipe prej hartuesit dhe niset të ofrojë një tablo përfaqësuese vërtetësore të udhës së dashurisë të Rumiu.
CHF19.90Dielli i dashurisë
CHF19.90 -
Një
Një libër me poezi ku trajtohen një sërë temash të caktuara në dobi të shoqërisë .
Poezia e Fatmir MPoeziujës është e shkruar me mendjeprehtësi dhe ndjeshmëri ,sepse ai lëviz në kufijtë e brishtë të talentit.
Ai depërton në poezi ashtu sikur e përjeton realitetin ,me syrin dhe dëgjimin e brendshëm dhe jo
me instrumente të jashtme të përdorura nga të tjerët.CHF16.90Një
CHF16.90 -
Zani i Atdheut
Zani i atdheut, është shkruar prej Hilë Mosit. Këtu e gjeni të interpretuar nga kori i shkollës “Udha e shkronjave”, drejtuar nga mësuesja e muzikës Evgjeni Gashi. Kënga është pjesë e albumit “Zëri i atdheut” (2004) me 10 këngë patriotike, projektuar dhe investuar prej shkollës “Udha e shkronjave”. Drejtues i projektit Artur Shkurti. Orkestrimet dhe regjistrimet u bënë nga kompozitori Adrian Hila, i cili u dha këtyre këngëve patriotike një ritëm aktual dhe i bëri ato, për mendimin tonë, mjaft të çlirëta. : Këngat Shqipe (English: Albanian Songs), Thessaloniki, 1909. Zan’ i Atdheut (English: The Voice of the Homeland), Trieste, 1913.
CHF14.90Zani i Atdheut
CHF14.90 -
AI, AJO DHE DASHURIA
Poezia arabe ka mbartur ndër shekuj një mistikë të shprehur permes përmallimit.
Një libër me poezi kushtuar ndjenjës më mistike,më të brishtë,më magjike ,dashurisë.
Poezia e Mahmud Dervishit vjen si një narracion ,që poeti e asimilon me një fuqi estetike.
Ndërsa Nizar Kabani depërton thellë në temat e dashurisë dhe në botën e gruas.
Poezitë e këtij vëllimi janë një himn i përsosur për dashurinë njerëzore.CHF13.90AI, AJO DHE DASHURIA
CHF13.90 -
Stinët e dashurisë
Mos u ul me gjysmë të dashuruarit
as mos i miqëso me gjysmëmiqtë
Mos i lexo gjysmë të talentuaritCHF11.90Stinët e dashurisë
CHF11.90 -
-
Dashuria e Talatit me Fitnetin
Romani “Dashuria e Talatit me Fitnetin” (Taagsuk- i Tal’at ve Fitnat), botuar për herë të parë në Stamboll, më 1872, është vepra e parë e Sami Frashërit në gjuhën turke dhe romani i parë i shkruar me metodën evropiane në letërsinë turke. Kur e shkroi romanin Samiu ishte djalë njëzet- njëzetenjë vjeç.
CHF9.90Dashuria e Talatit me Fitnetin
CHF9.90 -
Juvenilja, poema dhe poezi
Në këtë poemë shoqërore – psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti.
CHF9.90Juvenilja, poema dhe poezi
CHF9.90 -
Albumi, vjersha dhe përkthime
Krijimtaria poetike e Nolit është ndër gjërat më të fuqishme, më të thella e më tronditëse të letërsisë shqiptare. Vargjet e tij përshkrohen nga një filozofi e thellë humaniste dhe janë demaskuese të një bote të vjetër, të mykur ku mbretërojnë intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytëzimi, po njëkohësisht prej tyre shpërthejnë idealet e përparuara demokratike, optmizmi se gjithçka që i ka kaluar koha do të përmbyset. Krijimtaria poetike e Nolit u përmblodh për herë të parë nga shkrimtari dhe kritiku ynë i shquar Mitrush Kuteli, më 1948.
CHF9.90Albumi, vjersha dhe përkthime
CHF9.90 -
E pashë hënën e re
Ndër disiplinat që më së shumti studiohej nga shqiptarët në kohën e Perandorisë Osmane është poezia.Shqiptarët u dalluan me një numër të madh poetësh,të cilët e vulosën epokën ku jetuan,duke futur frymë të re dhe duke hapur rrugë të reja.Poetët shqiptarë myslimanë futën një origjinalitet në poezinë osmano-turke.
Në vargun e këtyre poetëve të mëdhenj padyshim është dhe Ali Vezaj.Libri’E pashë hënën e re’.është një përmbledhje poezish që përcjell altruizëm,dashuri e fisnikëri.Libri u dedikohet të gjithë lexuesve,të rastit dhe profesionalistë ,të rinj e të vjetër.
Në këtë vepër, autori nëpërmjet vargjeve mjeshtërisht ofron një thesar të çmuar të poezive që i dedikohen kulturës, historisë e qytetërimit islam.
CHF8.90E pashë hënën e re
CHF8.90 -
Uthullëra dhe ujëra
Libri “Sirkeler ve Sular” (Uthullëra dhe ujëra) është vëllimi poetik kryesor i poetit. Siç kuptohet nga titulli, gjithë vëllimi përshkohet nga një linje ideore kundërvënieje mes uthullërave dhe ujërave me të cilat ai simbolizon në mënyre përgjithesuese dy ide, dy botë, dy cilësi, dy këndvështrime, dy synime, etj. po aq të ndryshme nga njëra-tjetra sa ç’janë të ndryshme nga njëra-tjetra uthullërat me ujërat.
CHF7.90Uthullëra dhe ujëra
CHF7.90 -
Thanie të zgjedhura nga MESNEVIA
Përgjatë udhëtimit tem me turqishten,që për mu nuk asht kanë veç mësim i nji gjuhe t’huj.Unë tuj ecë n’kit udhë arrita me e gjetë thesarin e orientit.Për mu,të paktën asht kështu.Arrita me e zbulu hz.Mevlanën.E kujtoj që aso kohe,kallximeve t’tij nuk dijsha fort kuptim me ju dhanë, nashta që isha ma e mangët kah aspekti i njohjes së tasavvufit,ama m’prekshin fellë n’shpirt.M’msojshin se nji ditë secili ashik ka me e mrri vusllatin me ashkun e vet.Edhe unë s’u nala asnjiherë n’udhëtimin tem.
Vazhdova me u fellu në lexim e hulumtim rreth tij,e sot asht ba prej t’preferunve t’mi që asnji ditë nuk e nisi pa lexu prej tij.
CHF7.90Thanie të zgjedhura nga MESNEVIA
CHF7.90 -
Kujtimet luajnë me mua
‘Kujtimet luajnë me mua’ një titull mjaft metaforik,në fakt janë edhe kujtime tona që për arsye të natyrave të ndryshme,ndoshta dhe kanë filluar të zbehen.
Libri në fjalë ngërthen katër cikle: “Bari i gjallë mbi varre”, “Njerëz, aktorë, maskarenj”, “Fëmijët e revolucionit” dhe “Peizazhet e barbarisë”, të cilat përfshijnë poezi shpirtërore.
Veçantia e Krasniqit qëndron në faktin se ai me sukses arrin të portretizojë fragmente të ndryshme të kohës shqiptare,të cilat kur bëhen bashkë,formojnë një tërësi të harmonizuar të subjekteve të ndryshme. Evoluimi artistik i Milazim Krasniqit shënon një gamë të madhe të preokupimeve të tij, që shihet sidomos në këtë vëllim të ri poetik, ku vazhdojnë ta shqetësojnë kujtimet, duke i risjellë njëkohësisht dhimbje, por edhe shpresë.
CHF7.90Kujtimet luajnë me mua
CHF7.90 -
Përmbledhje poezish
Letërsia turke ka një veçori interesante apo më mirë të themi një pikë të fortë,që është poezia e dashurisë.Si në të kaluarën,ashtu dhe në ditët e sotme poetët i kënduan dhe i thurën vargje dashurisë ,që shpeshherë arrijnë deri në elozhe.Në këtë tufë poezish do të mund të shihni fuqinë e vargut të dashurisë përballë mallit e vuajtjes.
Në poezitë e Sabahattin Ali dashuria kujtohet përmes lotit dhe mallit.CHF7.90Përmbledhje poezish
CHF7.90