Nënshumë: CHF39.90
-
Ftesë për bashkëjetesë
Fatkeqësisht, problemet, fërkimet, mosmarrëveshjet dhe grindjet sot janë bërë pjesë përbërëse e jetës. Gjuha e butë e komunikimit mes njerëzve është zëvendësuar me atë refuzimit, përbuzjes dhe arrogancës. Kjo gjendje është kudo në botë. Madje e tillë edhe në raportet e muslimanëve njëri me tjetrin. Jo rrallë kjo mosmarrëveshje di të merr përmasa edhe më tragjike. Iraku, Libani, Sudani, Palestina… janë vetëm disa raste për t’i marrë si shembull i konflikteve të brendshme. Pikërisht për këto probleme diskuton autori Amër Halid në këtë libër. Përmes temave të trajtuara ai mundohet ta sqarojë domosdoshmërinë e tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës; pastaj edhe të tregojë mbi nevojën e mësimit të artit të komunikimit me të tjerët.
CHF17.90Ftesë për bashkëjetesë
CHF17.90 -
Faleminderit, armiqtë e mi
Produkti me i keq ne jete, eshte produkti i armiqve!
Per dicka te tille, nuk te lipset me shume sesa idiotesia, moskokecarja dhe keqmenaxhimi i situates per te mbledhur perreth
nje lum kundershtaresh, armiqsh, dashakeqesh dhe hatermbeturish.CHF11.90Faleminderit, armiqtë e mi
CHF11.90 -
Komparacioni mes katër ungjijve
Ungjijtë, më saktësisht janë shkruar mes viteve 60-98 p.e.s. apo pas ngritjes së Isait [alejhis-selam], në një periudhë prej tridhjetë dhe pesëdhjetë e pesë viteve. Origjinali i katër ungjijve është zhdukur, nuk ekziston asnjë kopje origjinale që është dorëshkrim i autorit.
CHF14.90Komparacioni mes katër ungjijve
CHF14.90 -
Në Shoqëri me Zotin
Allahu ka emra dhe atribute , për të cilat nuk na ka Sa u përket emrave që na i ka shpalosur , na ngelet neve si besimtarë që t’ia dedikojmë kujtesës sonë dhe t’i mësojmë kuptimet e tyre . Profeti Muhamed [ sal – lallahu alejhi ve sel – lem ] thoshte : ” Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra , njeqind pa nje ; kushdo që i mëson ( dhe beson ) të gjithë , do të hyjë në Xhenet . ” 188 Të mësuarit e këtyre emrave nuk nënkupton vetëm memorizimin dhe kuptimmarrjen e tyre , por edhe të besuarit në ta me zemra dhe t’i thirrurit ata në lutje dhe namaze , saherë që e lavdërojmë dhe madhërojmë Zotin tonë . Kjo nënkupton se duhet të jemi të vetëdijshëm për kuptimet e tyre mbi aktivitetet e ndryshme të jetës sonë . Në masën dhe vëllimin që i njohim dhe kuptojmë emrat e Allahut , po në atë masë dhe vëllim do të begatohen veprat tona me drejtësi . Vlerësimi i vërtetë i emrave të Allahut duhet të na çojë drejt një jete etikore . Duhet të na frymëzojë të tre gojmë dashamirësi ndaj të tjerëve dhe të sillemi me ta me mirëvullnet dhe respekt të mirëfilltë . Duhet të na ndihmojë të jemi të sinqertë në përkushtimin tonë ndaj Allahut dhe ta shprehim këtë sinqeritet në jetën tonë të përditshme si anëtarë të shoqërisë . Kështu e përjetojmě përafrimin më të afërt të mundshëm harmonik në botë , e aspiruar gjithmonë Xhenetin në të Përjetshmen . Sahih el – Buhari ( 2737 ) dhe Sahih Muslim ( 2677 ) 375
CHF16.90Në Shoqëri me Zotin
CHF16.90 -
TOKA E DYFYTYRËSISË
Unë dëshiroj çdo gjë, përjetësinë, përkujtimin. Padyshim unë jam fitimtar dhe i vlerësuar. Zoti i madh do të më shpërblejë.
CHF9.90TOKA E DYFYTYRËSISË
CHF9.90 -
Fjalë të arta
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka), e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!
Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,i cili, me anë të penës ja
mësoi njeriut ato që nuk i dinte.”
CHF9.90Fjalë të arta
CHF9.90 -
Udhëzime profetike mbi shërimin e zemrave
Nga Ibn Abbasi [radijallahu anhu] transmetohet të ketë thënë se i Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Dy mirësi i humbin njerëzit më së shumti, shëndetin dhe kohën (Sahih el-Buhari)
I Dërguari[sal- alejhi ye sel-lem] ka thënë: “Nuk do të lëvizin këmbët e robit në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij se si e kaloi, për dijen e tij se si veproi, për pasurinë e tij se si e fitoi dhe si e shpenzoi dhe për trupin e tij se si e përdori.” (Xhamiu Tirmidhi)
Por shumica e njerëzve janë të tradhtuar në mirësi, të pakujdesshëm ndaj realitetit, sepse ata mendojnë se këto mirësi janë si shpërblim për ta, por që realisht ato janë sprova. E nëse njeriu nuk e kupton se mirësitë janë sprovë për të, atëherë ai nuk do të jetë falenderues dhe kështu do të jetë humbës dhe i penduar në Ditën e Gjykimit, por atëherë nuk ka dobi nga pendimi.
CHF14.90 -
Mëkëmbësia e njeriut – Ndërmjet shpalljes dhe arsyes
‘Mëkëmbësia e njeriut’ është një vepër kontribuese mbi shpalljen hyjnore dhe arsyen,e cila gjithnjë ka qenë qendrore në mendimin islam.Libri ka si qëllim marrëdhënien midis arsyes dhe shpalljes dhe vënien larg nga të qenit reciprokisht përjashtues,që të dyja kontribuojnë në një portretizim të saktë të realitetit.
Në këtë libër shpjegohet roli i arsyes dhe intelektit si ndihmë ndaj njerëzimit,për të përmbushur rolin e mëkëmbjes së njeriut në tokë në dy nivele.
CHF7.90 -
Rijad es salihin për fëmijë
Kolonë me hadithe e ilustruar, për fëmijë, e veçantë në llojin e saj. E përshtatshme edhe për fëmijët që nuk e njohin gjuhën arabe. E ndarë në shtatë libra, në secilin prej tyre nga 50 hadithe të Pejgamberit alejhi selam.
CHF34.90Rijad es salihin për fëmijë
CHF34.90 -
Fikhu Zekat 1 – E drejta e Zekatit
Studim komparativ i dispozitave dhe i filozofisë së zekatit në dritën e Kuranit dhe Sunnetit
CHF31.90Fikhu Zekat 1 – E drejta e Zekatit
CHF31.90 -
Komunikimi mes brezave
Mirëpo, ndërrimi i gjeneratave, prej të cilave varet vazhdimësia e gjinisë njerëzore, imponon përgjegjësi dhe obligime ndaj brezave, gjë që, në fakt, jand përgjegjësi dhe obligime ndaj jetës dhe gjinisë njerëzore, në përgjithësi. Islami nuk e sheh njeriun thjesht si një krijesë të përbërë nga materia, të cilën nëse e kthen në elementet e tij esencial, do të ballafaqohesh me numra që e përshkruajnë sasinë e elementeve që përmban trupi i tij, por Islami e trajton njeriun si krijesën më të dalluar të Allahut që u soll në këtë botë me mision të caktuar dhe për të cilin u shpallën libra qiellorë e u dërguan lajmëtarë nga Zoti, që të jenë mësues dhe prijës të njerëzimit në të mira e të mbara.
CHF6.90Komunikimi mes brezave
CHF6.90 -
Shenjat në rrugën e hixhretit
Çdo vit, muslimanët në katër anët e botës e përkujtojnë ngjarjen e rëdësishme të historiasë Islame. Hixhretin, i cili pati jehonë te madhe në botë, dhe pas tij jeta e muslimanëve mori formë të re të organizimit. gjegjësisht muslimanët u bënë subjekt i rëndësishëm në hartimin e historisë, ata u paraqitën faktorë kyç dhe me influencë në skenën botërore dhe lanë gjurmë të thella në sfera të ndryshme të jetës njerëzore.
CHF5.90Shenjat në rrugën e hixhretit
CHF5.90 -
Letra e çuditshme – Tregime motivuese IV
Në biografinë e Sulejmanit a.s. gjejmë një histori që ka të bëjë me ndjenjat e nënës. Dy nëna, teksa punonin tokë, ujku rrëmben njërin prej foshnjave të tyre. Të dyja u grindën se kujt i përkiste foshnja e mbetur. Për ta ndarë këtë çështje, ato vajtën tek Davudi a.s. i cili ia dha më të madhes foshnjën.
CHF15.90 -
Rizbulimi i namazit – Komunikimi me Allahun
Pse i Dërguari i Allahut s.a.v.s., e identifikoi namazin si faktor determinues e dallues mes besimtarit dhe jobesimtarit? Pse ishte namazi një veçori për të cilën Profeti Muhamed s.a.v.s., e përkujtoi komunitetin e tij madje edhe në shtratin e vdekjes, duke thënë: “Për Zotin, mos e braktisni namazin”?
CHF8.90 -
Veçoritë e përgjithshme të Islamit
Ky libër është rezultat i më shumë se dhjetë viteve mund dhe përpjekje të dijetarit dhe mendimtarit me famë botërore Jusuf el Kardavi. Ky libër zanafillën e ka nga një ligjëratë në Libi me temën ( Veçoritë e zgjidhjes Islame). Kjo ligjëratë u shkrua dhe u botua me qindra herë dhe filloi të kërkohej nga Shejhu që të rimbahej, nga shumë qendra dhe fakultete islame në botën arabe. Ai e pa të domosdoshme që të interpretohesh islami në tërësi me të gjitha veçoritë dhe karakteristikat e tij në veçanti dhe të prezantohej islami si domosdoshmëri dhe zgjidje të halleve dhe problemeve në përgjithësi. Dhe ky mori formën që ju mbani në duar sot.
CHF11.90Veçoritë e përgjithshme të Islamit
CHF11.90