-
Edukimi i fëmijëve në Islam
Lexues i nderuar, ti do të kesh mundësi që të gjesh ne këta kapituj tematika shumë të rëndësishme e të dobishme. Të gjitha kanë për qëllim të ta sqarojnë programin më të mirë e më të qëndrueshëm për edukimin e fëmijëve dhe përgatitjen e tyre që të jene pjesë e dobishme e shoqërisë, ushtarë të fuqishëm e të pathyeshëm për islamin, ashtu që të rinj e të moshuar ta bartin në shpirtin e tyre kuptimin e fisnikërisë, të sakrificës dhe të dhënies së jetës për liri.
CHF48.90Edukimi i fëmijëve në Islam
CHF48.90 -
Islami në kohë trazirash, studim historik dhe analizë
Libri “Islami në Kohë Trazirash”, i hoxhës Eduart Thartori, është material historik që paraqet në mënyrë kronologjike dhe me një artikulim tërheqës, ato ngjarje të dhimbshme që kaluan muslimanët e parë rreth tre dekada pasi Profeti i Zotit u largua nga botë. Prej këtyre ngjarjeve ne mësojmë se dobësitë njerëzore si nxitimi, paragjykimi, padija, mosdurimi, mungesa e maturisë dhe e vetëpërmbajtjes, etja për hakmarrje etj., mund të turbullojnë një komunitet të tërë njerëzish, madje edhe bashkësinë më të mirë besimtare që ka parë historia, dhe sidomos kur këto dobësi humane nxiten nga njerëz të paskrupullt dhe intrigant me synime dashakeqe.
CHF24.90 -
Gëte dhe Islami
Madhështia e njeriut të shkencës, kulturës dhe çfarëdolloj lëmi tjetër intelektual qëndron tek të perceptuarit e nevojës për të besuar në një Zot dhe të njohurit të Tij. Shkrimtari gjerman, Johan Volfang fon Gëte, ka shprehur me modestinë e një njeriu të shquar, dashurinë e tij ndaj Allahut dhe besimin e sinqertë në fenë Islame.
CHF24.90Gëte dhe Islami
CHF24.90 -
Fetva nga Muhamed Muteveli Sharavi
Fetva (konkluza) është ngërthurje, eklektizëm i pothuajse të gjitha temave që e brengosin intelktualitetin e nji muslimani të këtij shekulli. Me shumë urtësi Sharavi u jep përgjigje një mori temave e pytjeve pa mos e vënë në siklet dhe në vështirsi muslimanin e sodit…
CHF24.00Fetva nga Muhamed Muteveli Sharavi
CHF24.00 -
Të vërtetat e patundshme të besimit Islam, Detyrimet e njeriut ndaj Krijuesit
Në një botim të kaluar kur kemi folur për ekzistimin e All-llahut Fuqiplotë kam paraqitur ne mënyrë të shkurtër argumentet për kundërshtimin e filozofisë materialiste dhe se kjo filozofi nuk u përmbahet ligjeve të shkencës dhe principeve të logjikës si ne të gjitha bazat e saj materialiste ashtu edhe ne degët e saj historike, dhe kjo ishte para se të më mundësoj All-Ilahu Fuqiplotë e të nxjerr ne dritë librin tim “Nakdu euham el-madijjeli ve’1-xhedelijjeti “, i cili flet dhe shtjellon enkas këtë tematikë.
CHF23.90 -
Tryeza shpirtërore – vetëm islami është rruga e drejtë dhe e vërtetë
Me ardhjen e Muhamedit a.s., ndryshoi e tërë bota dhe tere kahjet e jetës morën një karakter tjetër. Ndryshoi besimi, edukata, morali, principet e përgjithshme të jetës. Që tani e tutje po fillonte të këndellej e tëre ekzistenca. Besimi në Allahun, udhëzonte jetën duke besuar sipas mësimeve qe i zbritën Muhamedit a.s. Besimi në Allahun është çështja e parë e jetës por gjithsesi duhet të jete e qarte se ai besim duhet të ndërtohet mbi parimet e shëndosha, të bazuara në Kur’an dhe Sunnet, e kurrsesi nuk mund të jete shije personale e kujtdo qofte. Allahu duhet të besohet vetëm sipas mësimeve qe Ai i ka zbritur dhe nëpermes Muhamedit a.s. ua ka bërë të qarta mbare njerëzimit.
CHF21.90 -
Islami dhe shekullarizmi në Lindjen e Mesme
Shekullarizmi shihet rëndom si arritje pozitive e qyteterimit perëndimor. Ndarja e kishës nga shteti, sundimi i ligjit, fuqia dhe autoritetit i shtuar i shtetit, pranimi i sekteve fetare brenda një shoqërie civile të pavarur, zbritja e besimit fetar në sferën private të gjitha “tendencat” e tilla “shekullarizuese” janë përceptuar si të mira.
CHF19.90 -
Politizimi i Islamit
Libri merret me ringjalljen islame (revivalizmin) si pjesë e procesit të përgjithshëm të transformimit socioekonomik dhe kulturor.Kjo vepër është gjithashtu një përpjekje për ta paraqitur në mënyrë sa më të plotë fotografinë tërësore të Shtetit Osman – me të gjitha përmasat e tij politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore në mënyrë që drejtimi i modernizimit osman-turk islam të kuptohet në mënyrën e duhur.
CHF19.90Politizimi i Islamit
CHF19.90 -
Islami në botën moderne – I sfiduar nga Perëndimi, i kërcënuar nga fundamentalizmi, besnik ndaj traditës
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj, i cili as që konceptohet dot po u shpërfill hierarkia e dijes dhe parimet akohore që e kanë mbajtur gjallë në shekujt paraprijës.
CHF19.90 -
-
Islami, besimi dhe adhurimi, në klimën e Kur’anit dhe sunetit
Në këtë vepër nëpërmjet trajtimit të kujdesshëm të mardhënieve të praktikave adhurimore islame jo vetëm me trupin por edhe me shpirtin në planin individual e shoqëror, është mbushur një zbrazti e madhe e vërejtur në trajtesat në gjuhën shqipe.
CHF17.90 -
Islami dhe brenga e njeriut modern
Pjesa dërrmuese e popullit shqiptar që jeton në Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi si dhe në vetë Shqipërinë, ka genë një pjesë me rëndësi e botës islame gjatë disa shekujve të kaluar dhe, që nga rënia e fuqisë muslimane në Spanjë, ka formuar kufinjtë perëndimorë të dar-ul-Islamit në kontinentin evropian.
CHF15.90Islami dhe brenga e njeriut modern
CHF15.90 -
Si ndikoi Islami në ndërtimin e botës moderne
Kjo është një histori që duhet treguar.
Është një histori që ka ngelur në harresë, mbetjet e së cilës janë balsamosur nëpër revista teknike të teksteve që vetëm një grup i vogël specialistësh i lexojnë.
Po të hapësh një libër të cfarëdoshëm historie të shkollës së mesme, do të gjesh që kjo histori mungon, ashtu sikurse kjo histori mungon nga çdo universitet.
Është historia e një feje që shumë e shikojnë si barbare dhe të prapambetur, por që ka ndërtuar një perandori pasurie dhe shkëlqimi të cilën bota kurrë nuk e ka parë.
Është një histori se si trashgimia e çmuar e diturisë ishte jo thjeshtë një ruajtje e saj, por se si ajo është rindërtuar e ri-imagjinuar.
Dhe kjo është historia si Europa mesjetare i dha jetë Rilindjes.
Kjo është historia se si Islami ndikoi në ndërtimin e botës moderne.CHF15.90 -
Libri i namazit dhe gjykimi islam për atë që nuk falet
Nisma për të shkruar këtë vepër, zu fill kur Ibn Kajimit iu drejtua një pyetje (e cila është ndarë ne dhjetë pyetje shtesë). Meseleja që merr vëmendjen kryesore ne libër, të cilën autori e zbërthen imtësisht deri duke e vendosur edhe si titull të librit, është pyetja që përvijohet paevitueshëm: a është jobesimtar (kafir) ai që nuk falet? Edhe pse autori nuk jep një gjykim të prerë rreth çështjes ne fjalë, nga parashtrimi dhe trajtimi i argumenteve, vihet re se autori sikur anon më shumë nga argumentet e atyre që gjykojnë se ai që nuk falet është jobesimtar. Ajo që kuptohet me siguri të plotë prej autorit, është fakti se mosfolja e namazit përbën një mëkat më të rëndë se vrasja dhe marrëdhëniet intime joshtëmartesore dhe mëkatet e tjera të mëdha përveç shirkut.
CHF15.90 -
Islami nëpërmjet ajeteve dhe haditheve
Profesor Sandıkçı në këtë libër e shpjegon Islamin nën dritën e ajeteve dhe haditheve, në të gjitha aspektet.
CHF14.90 -
Islami dhe perëndimi
Ky libër trajton marrëdhëniet midis Islamit dhe Perëndimit dhe synon të shqyrtojë një problem të thjeshtë por sfidues: Si dhe në ç’gradë është përcaktues konceptimi i unit tek individët dhe shoqëritë në perceptimin e tjetrit?
CHF14.90Islami dhe perëndimi
CHF14.90