• Fjalor i terminologjisë fetare

    Shtëpia Botuese Logos-A para lexuesve sjell veprën “Fjalor i terminologjisë fetare”, të akademik Ekrem Murtezait. Botimi i tretë i këtij fjalori përbën një format të përditësuar e të përmirësuar të kësaj vepre.
    Kjo është një prurje e veçantë në ligjëratën akademike dhe në kulturën shqiptare në përgjithësi.

  • Marrëdhëniet prind-fëmijë

    Shtëpia Botuese Logos-A para jush sjell veprën madhore mbi një tematikë jashtëzakonisht të rëndësishme, siç janë relacionet prind-fëmijë.
    Vepra në fjalë, u dedikohet të gjithë atyre që duan t’i edukojnë dhe pajisin gjeneratat e së nesërmes me vlerat universale etike.
    Ky libër i vëllimshëm, i ndarë në 23 kapituj dhe i lehtë për t’u lexuar e kuptuar, i trajton thuajse të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me familjen, përkatësisht fëmijët.
    Lexuesi në të do të gjejë trajtesa të shumta duke filluar nga themelet e prindërimit, rëndësia e familjes, ndërtimi i karakterit të fëmijës, lidhjet emocionale të tij, përzgjedhja e shoqërisë, e deri te kujdesi që prindërit duhet të kenë nga përdorimi i mjeteve teknologjike nga fëmijët e tyre.

  • Pejgamberi ynë alejhi selam dhe familja e tij

    1. Zotëriu ynë – Pejgamberi (alejhi selam)
    2. Sultanesha e zonjave – Hatiheja (radijallahu anha)
    3. Stolia e babait – Zejnebeja (radijallahu anha)
    4. Dy gonxhet e Pejgamberit Rukija dhe Umu Kulthum (radijallahu anhuma)
    5. Zonja e grave të Xhenetit – Fatimeja (radijallanu anha)
    6. Zotëriu i të rinjve të Xhenetit – Hasani (radijallahu anhu)
    7.Zotëriu i të rinjve të Xhenetit – Husejni (radjalahu anhu)
  • Edukimi i fëmijëve në Islam

    Lexues i nderuar, ti do të kesh mundësi që të gjesh ne këta kapituj tematika shumë të rëndësishme e të dobishme. Të gjitha kanë për qëllim të ta sqarojnë programin më të mirë e më të qëndrueshëm për edukimin e fëmijëve dhe përgatitjen e tyre që të jene pjesë e dobishme e shoqërisë, ushtarë të fuqishëm e të pathyeshëm për islamin, ashtu që të rinj e të moshuar ta bartin në shpirtin e tyre kuptimin e fisnikërisë, të sakrificës dhe të dhënies së jetës për liri.

  • Edukimi i fëmijëve në Islam

    Lexues i nderuar, ti do të kesh mundësi që të gjesh ne këta kapituj tematika shumë të rëndësishme e të dobishme. Të gjitha kanë për qëllim të ta sqarojnë programin më të mirë e më të qëndrueshëm për edukimin e fëmijëve dhe përgatitjen e tyre që të jene pjesë e dobishme e shoqërisë, ushtarë të fuqishëm e të pathyeshëm për islamin, ashtu që të rinj e të moshuar ta bartin në shpirtin e tyre kuptimin e fisnikërisë, të sakrificës dhe të dhënies së jetës për liri.

  • Vende dhe personalitete misterioze të përmendura në Kuran

    Ky libër është si rezultat i shumë viteve të trajtimit të kësaj teme dhe në to mund të zbuloni gjithçka që nuk keni dëgjuar apo lexuar më parë për  Hidrin, Dhul-Karnejnin, Harunin dhe Marutin, Lukmanin, Dhul-Kiflin etj. Gjithashtu për vende si: Mesxhidli-Haram, vendi ku bashkohen dy dete, mali i Hudit, mali Kaf, diga e Dhul-Karnejnit etj.

  • Nuhu Dhe Përmbytja E Madhe

    Ky libër flet për profetin Nuh (alejhi selam).

    Nuhu (alejhi selam) erdhi në përfundim të qytetërimit të parë njerëzor i cili filloi nga koha e Ademit (alejhi selam), por që pastaj devijoi nga njësimi i Krijuesit të Madhërishëm në adhurim, jeta njerëzore në faqen e Tokës avancoi në aspektin material, por u dobësua dhe devijoi rrugën e vlerave shpirtërore dhe të njohjes së Krijuesit të tij Madhështor. Pas kësaj, Allahu i Madhëruar e dërgoi Nuhun (alejhi selam) i cili ua sqaroi argumentet e Allahut dhe ua rrënoi justifikimet, pastaj u zbatua ligji i Allahut në ta dhe u shkatërruan e u shfarosën, ndërsa atij i besuan një pakicë me të cilët  formoi qytetërimin e paqes dhe bekimit pas përmbytjes së madhe.

  • Unaza e pëllumbeshës – për dashurinë dhe të dashuruarit

    “DASHURIA në fillim nis si një lojë, por fundi i saj është tejet serioz. Aspektet e saj të larmishme janë aq magjike, aq të holla për t’u përshkruar; realiteti i tyre mund të bëhet i kapshëm vetëm nëpërmjet përvojës personale. Dashuria nuk hidhet poshtë nga feja, as nuk ndalohet nga ligji.”

  • Shkolla e martesës së lumtur

    Ky libër është për beqarët/et dhe të martuarit/at Per ata qe duan një jetë të dashur… Për ata që thonë se e duam njëri-tjetrin por e kanë humbur shijen e dashurisë, ata që ankohen se jemi lodhur duke u grindur, ata që thonë se dua të jem i lumtur me bashköshorten/tin, por nuk di çfarë te bëj… Ky libër është vetëm për ju! Me shpjegimin e thjeshtë dhe të sinqertë, së bashku me informacione shumë të dobishme, “Shkolla e martesës së lumtur” do tju hap një dritare krejtësisht të ndryshme mbi jetën familjare.

  • Adoleshentët muslimanë, Udhëzues praktik për prindërit muslimanë

    Për të trajtuar temat rreth adoleshencës, na duhet të kuptojmë dhe të mësojmë çdo lloj informacioni rreth tyre. Islami fton në kërkimin e dijes deri në atë shkallë, sa në vargun e parë Kuranor të zbritur, Zoti flet për rëndësinë e madhe që ka marrja e dijes: “Lexo, në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar… ” (Kuran, 96: 1)

  • Kujdesi për të porsalindurin

    Një fjalë e mirë, sjellë shumë begati, sevape dhe mirësi. Këtë më së miri e sqaron dijetari i mirënjohur, doktori i zemrave, Ibn Kajim el Xhevzije, në librin “Kujdesi për të porsalindurin”…

  • Bazat e pedagogjisë Islame

    Fëmija i periudhës së sotme shkollore, pothuajse nga të gjitha anët është i rrethuar me kultura të ndryshme, të cilat edhe konfrontohen ndërmjet veti, vendstrehime të neveritshme, qytetërime rivale, kundërshtarë të armiqësuar dhe shumë kundërthënie tjera. Ky ambient e fundos fëmijën në thellësitë e errëta të deteve ku ndeshen të gjitha ato rryma, ndërsa aty fëmija i ngratë në ato thellësi, të mbuluar me valët njëra mbi tjetrën, mbi të cilët janë retë shqelmon pothuajse, nuk mund të njoh as dorën e vetë. Çdo here kur ndaj tij zgjatet dora që dëshiron ta largojë prej aty, një dorë tjetër, më e fuqishme, më me ndikim dhe në pamje më tërheqëse, pa mëshirë e tërheq pas.

  • Terapia e zemrës

    Ky libër përpiqet të ringjall spiritualitetin autentik islam bazuar në Kuran dhe Sunet duke mbledhur dhe shpjeguar dyzet hadithe mbi sëmundjet e zemrës dhe mbi pastrimin e shpirtit. Ky është një libër rreth pastrimit shpirtëror, i cili përbën një projekt për ndryshimin e jetës suaj dhe shtimin e imanit. Në të do të gjeni këshilla praktike se si ta pastroni zemrën dhe si të sillni ndryshime në jetën tuaj. Nëse i rregullojmë zemrat tona, do të mund t’i rregullojmë jetët tona.

  • Bazat e edukimit islam

    Shtëpia Botuese Logos-A para jush sjell veprën “Bazat e edukimit Islam” të autorit Seid Ismail Ali.
    Në këtë vepër autori Ali ofron një kornizë mjaft të detajuar mbi bazamentet e edukimit dhe të pedagogjisë islame. Konsiderojmë që ky libër përmbush një hapësirë të konsiderueshme kur behët fjalë mbi konceptin islam të edukimit.

  • Mbulesa e muslimanes dhe sfidat e saj

    “Mos e nënçmoni dhe mos e përbuzni shaminë, sepse duke e përbuzur atë i keni përbuzur nënat, gjyshet dhe paraardhësit tuaj! Mos u bëni aragjykues të errët ndaj lirive dhe të drejtave të vajzave muslimane: bindja dhe zgjedhja e tyre e lirë nuk i bën asnjë dëm shoqërisë, përkundrazi, i sjell shumë të mira. Nëse doni që të jemi një shoqëri e civilizuar, më parë duhet që t’i pranoni këto vajza me veshjen e tyre si motrat tuaja, si bijat tuaja dhe si shoqet tuaja. Duhet t’i respektoni ato për vullnetin dhe rrugën e Zotit që kanë vendosur ta ndjekin! Duhet të doni të mirën për to, sepse ato janë bijat e këtij populli! Duhet t’i themi njëherë e mirë: Ndal diskriminimit! Ndal përbuzjes! Ndal luftës kundër fesë!”

Kategoritë