• Modelet ndriçuese – Haxherja dhe Sara

    Në çdo periudhë të historisë, popujt janë zhytur në batakun e injorancës dhe imoralitetit, madje, me vetëdije, janë larguar nga vlerat e larta jetësore. Allahu i Madhërishëm, nëpërmjet disa njerëzve të zgjedhur, i ka shpëtuar ata popuj dhe ua ka treguar rrugën e vazhdimit të jetës se ndershme, ose ndarjes ndershmërisht prej saj. Profetë e njerëz të besueshëm, dijetarë dhe njerëz të mirë. Ishin pikërisht këta, që Allahu i Madhërishëm zgjodhi si pishtarë pararojë, për të ndriçuar popujt nga netët që po errësoheshin.

  • Shtyllat e Islamit dhe xhihadi – Interpretim teologjik i shtyllave të Islamit

    Shtëpia Botuese Logos-A para jush sjell librin e akademikut boshnjak Reshid Hafizoviq “Shtyllat e Islamit dhe xhihadi – Interpretim teologjik i shtyllave të Islamit”.
    Në këtë vepër autori i qaset shtyllave të islamit nga një perspektivë filozofike dhe e mistikës islame, ndryshe nga ajo se si jemi mësuar t’i njohim ato.
    E tërë domethënia e librit do të mund të përmblidhej afërsisht në fjalët se mund të thuhet qartë ajo që përgjithësisht mund të thuhet, dhe se për atë që s’jemi në gjendje të flasim duhet detyrimisht të heshtim.

  • Libër për gra – Fetva dhe këshilla

    Libër pa paragjykime, pa miskoncente, pa përfitime – i drejtë dhe i qartë. Me anë të pyetjeve dhe problemeve nga jeta reale, njëri nga juristët më të mirë të Sheriatit në këto vende, Dr; Shukrija Ramiqi, duke respektuar parimin gjeneral të Islamit; ‘‘Lehtësoni e mos vështersoni!“, na i prezentonë dispozitat islame në lidhje me gruan – dispozita të cilat shumë shpesh janë lënë pas dore, pastaj janë shtremmbëruar dhe si të tilla janë kritikuar.

  • Jusufi dhe Zylehaja

    Çdo brez i njeh emrat e Romeo-s dhe Xhulietës, Jusufit dhe Zyleha-s, Lelja-s dhe Mexhnunit. Një nga këto histori më mahnitëse është
    historia e dashurisë së Jusufit dhe zonjës së tij Zyleha-s.Legjenda bazohet ne tregimin e njohur kuranor për profetin Jusuf,
    sipas të cilit është emëruar sureja e dymbëdhjetë e Librit të Shenjtë. Sureja i kushtohet jetës së Jusufit,duke filluar me një episod
    i cili tregon për ëndrrën e një djali,në të cilën atij i ishin përkulur trupat qiellorë dhe i cili përfundon me një përmendje
    të ribashkimit te profetit me prindërit e tij pas një ndarje të gjatë.

  • E drejta familjare në islam

    Libri në fjalë, duke ngërthyer në brendinë e vet një thesar tepër të vlefshëm të dispozitave islame, shtjellon problemet e fejesës, te martesës si dhe shkurorzimit sipas parimeve të mirfillta islame, dhe  është një libër që i përket literaturës së shkencës së fikhut-Hanefi.

  • Pesë ditët e fundit të profetit

    “Po jetoj një ëndërr brenda ëndrrës! Kjo vetëm kështu mund të jetë?” Pastaj, duke qenë i bindur se ishte në thellësitë e një ëndrrë, u kthye nga ana tjetër. Me t’u kthyer, trupi tij gati vetvetiu u bashkua me trupin që ndodhej mbi të duke filluar nga pika më e ndjeshme. Edhe pse sytë i mbante mbyllur, iu duk sikur po rrëshqiste në një bardhësi të pafund, po ndiente një kënaqësi të njëjtë me atë që kishte ndjerë shumë vjet më parë. Ashtu si atëherë, kënaqësia iu përhap në të gjithë trupin, deri në gjak, deri në palcë, deri në majë të gishtave dhe në rrenjët e flokëve, mbushi gjithë poret e trupit si uji që rrjedh nga Herakliti.

  • Mbulesa e muslimanes dhe sfidat e saj

    “Mos e nënçmoni dhe mos e përbuzni shaminë, sepse duke e përbuzur atë i keni përbuzur nënat, gjyshet dhe paraardhësit tuaj! Mos u bëni aragjykues të errët ndaj lirive dhe të drejtave të vajzave muslimane: bindja dhe zgjedhja e tyre e lirë nuk i bën asnjë dëm shoqërisë, përkundrazi, i sjell shumë të mira. Nëse doni që të jemi një shoqëri e civilizuar, më parë duhet që t’i pranoni këto vajza me veshjen e tyre si motrat tuaja, si bijat tuaja dhe si shoqet tuaja. Duhet t’i respektoni ato për vullnetin dhe rrugën e Zotit që kanë vendosur ta ndjekin! Duhet të doni të mirën për to, sepse ato janë bijat e këtij populli! Duhet t’i themi njëherë e mirë: Ndal diskriminimit! Ndal përbuzjes! Ndal luftës kundër fesë!”

  • Bazat e edukimit islam

    Shtëpia Botuese Logos-A para jush sjell veprën “Bazat e edukimit Islam” të autorit Seid Ismail Ali.
    Në këtë vepër autori Ali ofron një kornizë mjaft të detajuar mbi bazamentet e edukimit dhe të pedagogjisë islame. Konsiderojmë që ky libër përmbush një hapësirë të konsiderueshme kur behët fjalë mbi konceptin islam të edukimit.

  • Terapia e zemrës

    Ky libër përpiqet të ringjall spiritualitetin autentik islam bazuar në Kuran dhe Sunet duke mbledhur dhe shpjeguar dyzet hadithe mbi sëmundjet e zemrës dhe mbi pastrimin e shpirtit. Ky është një libër rreth pastrimit shpirtëror, i cili përbën një projekt për ndryshimin e jetës suaj dhe shtimin e imanit. Në të do të gjeni këshilla praktike se si ta pastroni zemrën dhe si të sillni ndryshime në jetën tuaj. Nëse i rregullojmë zemrat tona, do të mund t’i rregullojmë jetët tona.

  • Bazat e pedagogjisë Islame

    Fëmija i periudhës së sotme shkollore, pothuajse nga të gjitha anët është i rrethuar me kultura të ndryshme, të cilat edhe konfrontohen ndërmjet veti, vendstrehime të neveritshme, qytetërime rivale, kundërshtarë të armiqësuar dhe shumë kundërthënie tjera. Ky ambient e fundos fëmijën në thellësitë e errëta të deteve ku ndeshen të gjitha ato rryma, ndërsa aty fëmija i ngratë në ato thellësi, të mbuluar me valët njëra mbi tjetrën, mbi të cilët janë retë shqelmon pothuajse, nuk mund të njoh as dorën e vetë. Çdo here kur ndaj tij zgjatet dora që dëshiron ta largojë prej aty, një dorë tjetër, më e fuqishme, më me ndikim dhe në pamje më tërheqëse, pa mëshirë e tërheq pas.

  • Kujdesi për të porsalindurin

    Një fjalë e mirë, sjellë shumë begati, sevape dhe mirësi. Këtë më së miri e sqaron dijetari i mirënjohur, doktori i zemrave, Ibn Kajim el Xhevzije, në librin “Kujdesi për të porsalindurin”…

  • Adoleshentët muslimanë, Udhëzues praktik për prindërit muslimanë

    Për të trajtuar temat rreth adoleshencës, na duhet të kuptojmë dhe të mësojmë çdo lloj informacioni rreth tyre. Islami fton në kërkimin e dijes deri në atë shkallë, sa në vargun e parë Kuranor të zbritur, Zoti flet për rëndësinë e madhe që ka marrja e dijes: “Lexo, në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar… ” (Kuran, 96: 1)

  • Shkolla e martesës së lumtur

    Ky libër është për beqarët/et dhe të martuarit/at Per ata qe duan një jetë të dashur… Për ata që thonë se e duam njëri-tjetrin por e kanë humbur shijen e dashurisë, ata që ankohen se jemi lodhur duke u grindur, ata që thonë se dua të jem i lumtur me bashköshorten/tin, por nuk di çfarë te bëj… Ky libër është vetëm për ju! Me shpjegimin e thjeshtë dhe të sinqertë, së bashku me informacione shumë të dobishme, “Shkolla e martesës së lumtur” do tju hap një dritare krejtësisht të ndryshme mbi jetën familjare.

  • Unaza e pëllumbeshës – për dashurinë dhe të dashuruarit

    “DASHURIA në fillim nis si një lojë, por fundi i saj është tejet serioz. Aspektet e saj të larmishme janë aq magjike, aq të holla për t’u përshkruar; realiteti i tyre mund të bëhet i kapshëm vetëm nëpërmjet përvojës personale. Dashuria nuk hidhet poshtë nga feja, as nuk ndalohet nga ligji.”

  • Nuhu Dhe Përmbytja E Madhe

    Ky libër flet për profetin Nuh (alejhi selam).

    Nuhu (alejhi selam) erdhi në përfundim të qytetërimit të parë njerëzor i cili filloi nga koha e Ademit (alejhi selam), por që pastaj devijoi nga njësimi i Krijuesit të Madhërishëm në adhurim, jeta njerëzore në faqen e Tokës avancoi në aspektin material, por u dobësua dhe devijoi rrugën e vlerave shpirtërore dhe të njohjes së Krijuesit të tij Madhështor. Pas kësaj, Allahu i Madhëruar e dërgoi Nuhun (alejhi selam) i cili ua sqaroi argumentet e Allahut dhe ua rrënoi justifikimet, pastaj u zbatua ligji i Allahut në ta dhe u shkatërruan e u shfarosën, ndërsa atij i besuan një pakicë me të cilët  formoi qytetërimin e paqes dhe bekimit pas përmbytjes së madhe.

  • Vende dhe personalitete misterioze të përmendura në Kuran

    Ky libër është si rezultat i shumë viteve të trajtimit të kësaj teme dhe në to mund të zbuloni gjithçka që nuk keni dëgjuar apo lexuar më parë për  Hidrin, Dhul-Karnejnin, Harunin dhe Marutin, Lukmanin, Dhul-Kiflin etj. Gjithashtu për vende si: Mesxhidli-Haram, vendi ku bashkohen dy dete, mali i Hudit, mali Kaf, diga e Dhul-Karnejnit etj.

Kategoritë