• Sahabët Komandantë

    Ky libër shtjellon jetën e shokëve më të shquar dhe më fisnikë të të Dërguarit a.s., të cilët iu prinë forcave të ushtrive muslimane. Ata ishin luftëtarë, të cilët pas një pregaditje të vrullshme u shëndrruan në art ë pastër, pregaditje kjo nga komandanti suprem, mëshira për njerëzimin dhe personifikimi i së mires Muhamedi a.s..

  • Osmanët Perandoria e fundit

    Shteti osman, në kuptimin e vërtetë të fjalës, përbën perandorinë e fundit universale, ndërkombtare, globale. Njohja dhe të kuptuarit e historisë, identitetit osman nuk është një gjë e lehtë, në këtë drejtim duhet njohur dhe hulumtuar rrethinën tonë, pra qytetërimet bazike të botës, duhet analizuar institucionet, botëkuptimin osman. Duke e njohur dhe studiuar osmanliun, do ta duam edhe më tepër vetën, do të jemi më të afërt me historinë tonë. S’ka dyshim se ky libër pretendon t’i dal në ndihmë lexuesit në këtë drejtim, t’i hapë atij horizonte te reja rreth Perandorisë Osmane.

  • Njeriu më i lumtur në botë

    Ky është një lexim i mahnitshëm. Kemi të bejmë me një libër që të ushqen me ëndjen për liri, për zgjedhje të lirë, për çlirim. Te gjithë si individë gëzojme të drejtën për të jetuar lirisht si të duam, teksa Eddie Jaku e shtjellon gjerësisht këtë temë në librin e tij. Njeriu më i lumtur në botë është më tepër se një autobiografi historike, një libër që jo thjesht na ndihmon fuqimisht për ta kuptuar Holokaustin, por mbi të giitha një libër që të bën të kuptosh mirëfilli çfarë domethënë thelbësisht “Qëndresa”, veçanerisht në vitet tona te çudtishme ku jetojmë.

    Eddie Jaku është një narrator i mahnitshëm, i cili arrin ta përshkruajë plot ndjeshmëri dhe një këndvështrim largpamës e zemërgjerë kohën e tmerrshme të vuajtjeve të tij. Prandaj edhe mesazhi kryesor që ai perçon është pikërisht mirësia, si rrjedhojë në shumë aspekte ky libër shndërrohet në përçues te këtij mesazhi në vijimësi nëpërmjet faqeve te tij. Gjithsesi kemi te bejmë edhe me një rrëfim tejet të rëndësishem që na ndriçon mendjen lidhur me llahtaret e Holokaustit, krahas mënyrës sesi një ideologji e çmendur e pati zhytur në vend të përparuar, krijues e krenar, në një vend ku mbizotëronte urrejtja.

  • Jeta ime

    Mahatma Gandi është një nga figurat më frymëzuese të historisë. Në autobiografinë e tij klasike rrëfen historinë e jetës së tij dhe se si zhvilloi konceptin e tij të rezistencës aktive jo të dhunshme, e cila nxiti përpjekjen triumfuese indiane për pavarësi që inspiroi pafund përpjekje të tilla triumfuese për liri e pavarësi gjithandej botës përgjatë shekullit XX. Për realitetin tonë, një histori e tillë është më se e njohur. Madje, për më shumë, e përjetuar!

    Jeta ime

    CHF29.90
  • Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi

    Libri me autorë Blendi Fevziun dhe Baton Haxhiun, është një lloj “dosje e lavdisë” së Thaçit në luftën e Kosovës, kundër një “dosje akuzash” me të cilat presidenti përballet tashmë në hagë, në kuadrin e Gjykatës Speciale.

  • Hija e Shtetit Osman – Erhan Afyoncu

    APerandoria Osmane është një prej tre perandorive të mëdha që ka parë historia. Ashtu si perandoria e Romës dhe e Anglisë, edhe Perandoria Osmane e vijon ndikimin e saj megjithëse është zhdukur nga skenat e historisë. Perandoria Osmane, duke i dhënë drejtim politikës së botës në shek. XVI, dha kontribut të madh në formimin e strukturës së sotme politike dhe fetare të botës.

  • Hazreti Muhamed Mustafa s.a.v.s. – 2 ( Periudha e Medinës )

    Vlera e Hazreti Muhammedit (s.a.v.s.) te Zoti është aq e lartë, sa Ai, bindjen ndaj të Dashurit të Tij e ka quajtur bindje ndaj vetes, mosrespektimin më të zemrave! Komunikimin në mënyrë të papërshtatshme me të Dërguarin e Tij, Zoti e ka konsideruar si shenjë injorance të madhe. Ai ka shprehur se është e domosdoshme që, duke u lutur vazhdimisht për paqe e mëshirë për të Dërguarin e Allahut (s.a.s.), të mos e nxjerrim kurrë atë nga mendja e nga zemra!

  • Vdekje dhe Dëbim, Spastrimi etnik i myslimanëve Osmanë 1821-1922

    Ishte demografia ajo që më çoi drejt hulumtimit të spastrimit etnik të myslimanëve osmanë. Kur fillova studimet rreth demografisë osmane, zbulova, për habinë time, se askush nuk e dinte me të vërtetë se sa myslimanë kishte patur në kohërat osmane. Teksa përllogarisja shifrën e saktë të popullsisë së myslimanëve të Anadollit, zbulova një tjetër fakt që nuk ishte përfshirë kurrë në librat europianë dhe amerikanë të historisë: pothuajse tre milionë myslimanë anadollas kishin vdekur në luftërat gjatë periudhës nga viti 1912 deri në vitin 1922. Vendosa që të hulumtoj e të gjej se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Çfarë e kishte shkaktuar vdekjen e kaq shumë myslimanëve? Shumë shpejt zbulova se nuk kishin qenë vetëm myslimanët e Anadollit ata që kishin pësuar një vdekshmëri të lartë. Njëlloj si ata të Anadollit, edhe myslimanët e Europës Juglindore ishin masakruar. Ky hulumtim pati si rezultat librin Vdekje dhe dëbim.

  • ISLAMIZIMI I SHQIPËRISË NËN TURQIT

    Një misionar protestant, me ca vite të kaluara në Shqipëri, u ul gati tetëdhjetë vite më parë të shkruajë tezën e magjistraturës. Pas hulumtimesh e mbledhje materialesh, kishte zgjedhur për të një temë që kërkonte kurajë në të shkruar. Përfundimet e punimit të tij ishin shpesh dramatike, përvëluese, ndoshta të papërtypshme, por sidoqoftë, pa dyshim, tejet të guximshme.

  • Përpjekja e heronjëve në përhapjen e Islamit

    Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit menjëherë e qon lexuesin te rrethanat historike të përhapjes së Islamit, po kështu në mënyrë të goditur vepra hapet me ajetin e Kur’anit ” E vetmja fe e pranuar tek Allahu është Islami”.

  • Lufta e Trojës, luftë Pellazgo – Ilire

    Ky studim synon të trajtojë Luftën e Trojës nga konteksti historik dhe human e shkëputur nga konteksti mitologjik dhe hyjnor. Disa autorë antikë dhe modernë e kanë trajtuar këtë luftë vetëm nga ana mitologjike duke përzier hyjnitë me njerëzit, por ka fakte historike të mjaftueshme për ta trajtuar atë nga ana humane.

  • Maqedonia nga antika deri te koha jonë

    Studimi monografik mbështetet mbi konceptin se Maqedonia nga antikiteti, mesjeta e deri te koha jonë është pjesë e botës ilire-dardane.

  • Historia e Kalifëve në 30 vitet e para të kalifatit

    Libri ” Historia e Kalifëve” e njërit nga dijetarët më të mëdhenj musliman në periudhën klasike të islamit, Xhelaludin Es-Sujutiut (849-911 sipas hixhretit), portretizon personalitetin e secilit kalif në veçanti – prej Ebu Bekër Es-Sidikut i cili këtë detyrë e ka kryer menieherë pas shpërnguljes së të Dërguarit Muhamed, s.a.v.s. e deri te Mustenxhidi, kalifi i kohës së autorit të këtij libri. Duhet veçuar kalifët të cilët nuk kanë pasur legjitimitetin e krverjes së këtij funksioni, të cilët Sujuti i ka përmendur në hyrjen e këtij libri. Bashkë me të dhënat kryesore për secilin kalif, janë dhënë edhe informacionet lidhur me ndodhitë më të rëndësishme gjatë kohës së tij. Këtu janë përmendur personalitete të dalluara të cilët kanë ngjarë në atë kohë.

  • Perandoria Osmane, faktorët e ngritjes dhe rënie së saj

    Historianët thonë: “ Perandoria Osmane ishte shteti më i madh dhe më i qëndrueshëm, që kanë ngritur turqit. Në të njëjtën kohë ajo është perandoria më e madhe në shekujt e islamit. Qendra e saj ishte Azia e vogël, që ndodhesh në skajin veri perëndimor të botës islame të asja kohe. Pastaj u zgjerua në të tre kontinentet ( Azi,Evropë, Afrikë)

  • Rruga e priftit në Islam

    Në kohën kur në Europë Kisha ishte në kulmin e inkuzicionit dhe të krishterët në Spanjë sapo i kishin vrarë e masakruar muslimanët, një prift spanjoll pranon Islamin. Duket e habitshme por kështu është. Ish prifti, Anselm Tormedi, që pasi pranoi islamin u quajt Abdullah Terxhuman, ka lindur në Palma de Majorka, në Spanjë. Pasi kreu shkollimin dhe pas një aktiviteti të gjatë si klerik në vitin 1420 ai pranoi islamin. Në këtë vepër ai flet për jetën e tij dhe si kapërceu në islam. Po ashtu në mënyrë kritike ai trajton edhe disa koncepte mbi krishtërimin.

Kategoritë