• Letërsia e Kosovës

    Libri i Nysret Krasniqit Letërsia e Kosovës: 1953-2000 trajton një gjysmë shekulli prozë e poezi shqipe të Kosovës. Duke lexuar e interpretuar 50 shkrimtarë, disa syresh klasikë që kanë shkuar në amshim, disa të tjerë klasikë të gjallë, ndonjëherë edhe me vepra të vogla në totalitetin e madh, Krasniqi ka dhënë pamjen e vet të kësaj letërsie.

    Ky studim është një ndërmarrje e madhe,një hartë letrare me rezolucion të lartë,falë një pune intensive që ka bërë autori me një dashuri e përkushtim të pashoq.Teksti është shkruar me gjuhën e specialistit,me analizë e argumentim,pa zhargon të tepruar që e bën të kapshëm edhe për jospecialistët,për lexuesit e dashuruesit e letërsisë shqipe.

  • Një dialog i pambaruar

     

    Libri’ Një  dialog i pambaruar’ përmban në vetvete dy qëllimet, sjell dialogun e një intelektualeje dhe autoreje nga Tirana, dhe Kim Mehmetit nga Shkupi.

    Në  këtë  intervistë -rrëfim do të  lexoni se si Kim Mehmeti erdhi dhe u bë  njeriu pë r të  cilin lindi.Siç ai rrëfen pa asnjë  klishe,i ati do kishte dashur që  i biri të  bëhej hoxhë  ose mjek.Larg çdo parashikueshmërie dhe projektimi prindëror Kim Mehmeti u bë  ai që  lindi.

    Është  avangarde të  gjykosh mbi identitetin e shqiptarëve,në  mënyrën si Kim Mehmeti e vendos dhe e përcakton atë .Qëndrimet e Kim Mehmetit për të  dhënat e identitetit shqiptar,janë  qëndrimet e njeriut që  e do atë  që  është  dhe do ta perfeksionojë  atë  që  na është  emëruar ne që  kur lindëm.

    Një  përvojë  që  duhet lexuar me doemos në  këtë  rrëfim të  intervistuar.Rrugëtimi që  përvijohet në  këtë  rrëfim është  historia e rrugës së  njeriut,i cili zgjedh kush është  pasi provon të  jetë  shumë  gjëra të  tjera. Në të vërtetë ky dialog i papërfunduar mes Aldës dhe Kimit është edhe portret i përbashkët i dy bashkëbiseduesve të cilët njëri nëpërmjet pyetjeve e tjetri nëpërmjet përgjigjeve, na shpalosin shumë të vërteta për vetveten. Libri përmban parathënie të Grida Dumës.

     

  • Figura shqiptare në Lindjen e Mesme

    Libri’ Figura shqiptare në  Lindjen e Mesme’, vjen si rezultat i punës shumëvjeçare (1989-2018) të autorit si profesor dhe njohës i Lindjes së Mesme në disa universitete jordaneze.Ai i dedikohet veteranit të gazetarisë shqiptare për Lindjen e Mesme, Nehat Islami. Edhe pse libri kap një hapësirë të madhe kohore e gjeografike (prej Turqisë deri në Jemen), autori më shumë është  përqendruar në shek. XX, atëherë kur Lindja e Mesme mori pamjen e tanishme me shumë shtete që ishin pjesë të Perandorisë Osmane.

    Autori thekson në parathënie se “libri ashtu si është mund të ndihmojë lexuesin shqiptar t’i kuptojë më mirë zhvillimet në Lindjen e Mesme në shek. XX, duke qenë  se shumë  figura shqiptare  kanë pasur rolin e vet në ato zhvillime”.

  • Problemi shqiptar në RS të Maqedonisë

    Libri’ Problemi shqiptar në  RS të  Maqedonisë’ është  një   studim monografik. Ai synon të hedhë dritë mbi problemin shqiptar në Republikën Socialiste të Maqedonisë në harkun kohor 1966-1974, përkatësisht nga Mbledhja IV plenare e Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë e cila u mbajt më 1 korrik 1966 në Brionë  e deri te miratimi i Kushtetutës së vitit 1974.

    Libri u dedikohet studiuesve të historisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me çështjen shqiptare në këto vise për periudhën e viteve 60-70’-të .

  • Viktimat e pafajshme në luftën globale kundër terrorit

    Shume pak njerez ne sektorin privat dhe fatkeqesisht shume pak njerez ne sektorin publik e kuptojne rendesine jetike te organizatave bamirese ne lehtesim-in e tragjedive njerezore, sidomos te tragjedise qe li lindur nga lufta kunder terrorit.

  • Lindje, Vdekje, Përjetësi

    Për heroizmin dhe qëndresen e popullit të Kosovës janë shkruar shumë libra prej autorëve të huaj dhe shqiptarë që për së afërmi e vëzhguan dhe u përpoqën që të pasqyronin me vërtetësi këtë ngjarje që tronditi rajonin e Ballkanin dhe turbulloi shumë ndërgjegje njerëzore.

  • Historia Osmane dhe Institucionet

    Shumë libra janë shkruar nga autorë të vendeve perëndimore për Perandorinë Osmane.Libra të tillë përgjithësisht janë të mbushur me paragjykime e pasaktësi edhe pse nuk bazohen në burime dokumentare origjinale.Ndërsa ky libër i Prof.Dr.Maksudoglu bazohet në dokumente autentike të formuluara në kohën kur ato kishin fuqi veprimi.

  • Pjesëmarrësit në Bedër

    Të flasësh për pjesëmarrësit në Bedër nënkupton të përmendësh ajkën e gjeneratës më të mirë në historinë e njerëzimit. Gjeneratën me të cilët Allahu ishte i kënaqur dhe i kishte bërë të kënaqur. Nënkupton të zhytesh në personalitetin e kolosëve të historisë dhe elitës së njerëzisë.

  • Jeta e fshehur e Enver Hoxhes 1908-1944

    Kujtimet e Enver Hoxhës përbëjnë në fakt një kurth ku ai kërkon t’i tërheqë të tjerët, duke u dhënë versionin që i vjen për mbarë atij për ngjarjet e jetës së tij. Por, në këto kujtime Enver Hoxha ka rënë dhe vetë në një kurth.

  • Haremi Perandorak, gratë dhe sovraniteti në Perandorinë Osmane

    Ne në Perëndim jemi trashëgimtarë të një tradite të lashtë por akoma të fuqishme të obsesionit me seksualitetin e shoqërisë islame. Haremi është pa dyshim simboli më mbizotërues në mitet perëndimore të sendërtuara përreth motivit të sensualitetit musliman. Për një nënshtetas osman, termi “harem” ka kuptimin e të qenët e ndaluar apo e paligjshme, dhe të qenët sakrale, e padhunueshme, ose tabu. Ky libër ka për ta kufizuar përdorimin e tij në dy kuptime: odat private të një familjeje dhe gratë e një familjeje.

  • Kosova VI, VII dhe VIII, Kompleti prej 3 Vëllimeve

    Botuar në tre vëllime, seria e Kosovës është përpjekja e parë e një autori shqiptar për të krijuar një llogari të plotë historike të këtij vendi të vogël evropian. Jusuf Buxhovi ofron një analizë të së kaluarës, nga antikiteti në kohët moderne dhe të ndryshme të Kosovës si vazhdimësi e Dardanisë së lashtë – një vend që ishte e banuar gjatë gjithë historisë nga shqiptarët. Autori, i nderuar më parë për shumë nga veprat e tij historike, nuk ndikohet nga paragjykimet e shkencëtarëve të influencuar nga komunistët. Ai përshkruan dhe analizon të kaluarën me drejtësi dhe ekuilibër, merr parasysh pikëpamje të ndryshme dhe pranon argumentet shëndosha e dijetarëve vendas dhe të huaj. Në funksion të kësaj qasjeje Buxhovi konsiderohet përfundimisht Kosova apo Dardania si një pjesë integrale e territorit etnik shqiptar, si djepin e zhvillimit progresiv.

  • Jeta dhe vepra e katër halifëvë, (el-hulefau’r-r-rashidin)

    Jeta dhe veprat e tyre duhet të na sherbejnë si shembull për veprimet dhe sjelljet tona në këtë botë dhe duke shpresuar për të fituar edhe botën tjetër. Ju preferojmë këtë libër dhe i lutemi Allahut të sjellë dobi të madhe me qëllim të përmirësimit të veprave tona.

  • Roli i osmanlinjve në përhapjen e fesë islame në Kosovë 792 – 906 h / 1389 – 1500 m

    I prirë nga ndjenja për nevojën e studimeve në fushën e sipërpërmendur, unë zgjodha të trajtoj temën ‘‘ Roli i osmanlinjve në përhapjen e fesë islame në Kosovë‘‘. Si objekt studimi kam përzgjedhur rrethanat historike në të cilat kishte kaluar Kosova para se të përhapej feja islame. Gjithashtu, prej studimeve kryesore të ketij punimi është edhe njohja me metodat dhe mjetet që përdoren muslimanët për të dëpërtuar në Kosovë. Sa flasim për përhapjen e fesë islame do të përqëndrohemi në mënyrë të veçantë të hedhim dritë mbi rolin e Sulltanatit Osman, i cili kishte bërë projektin e çlirimive të vendeve të shumta në Ballkanb, ndër të cilat ishte edhe Kosova.

  • Prijësi i drejtë dhe asket Omer Ibn Abdul Aziz 

    Ky personalitet duhet të shërbejë si shembull dhe model , jo vetëm për udhëheqësit por edhe për besimtarët e thjeshtë. Me të vërtet ai ka qenë shembulli më i lartë i një lideri musliman. Koha e shkurtër në të cilën ka jetuar dhe veprat e shumta që ai na ka lënë flasin shumë për të.

  • Armiq të dobishëm

    Por, një gjë qysh atëherë filloi të qartësohej. Osmanët dihej se kishin ndërtuar sistem shoqëror dhe ushtarak superior dhe ky fakt fascinues nuk mund të fshihej. Por, kjo epërsi krijoi frikë në Perëndimin e ndarë dhe të prapambetur.

  • Dosja Amerikane për Shqipërinë Komuniste

    Një prurje me vlera dhe me rëndësi. Është vëzhguar, marrë informacion dhe çertifikuar dekada e parë e diktaturës komuniste në Shqipëri, e arshivuar në superfuqinë e botës, në shtetin me të lirë dhe më demokratik.

Kategoritë