-
Çështja Shqiptare në RSFJ 1981 – 1990, përmbledhje punimesh dhe dokumente
Libri voluminoz me mbi 600 faqe, përmes punimeve shkencore dhe dokumenteve të shumta historike, sjell fakte të reja për këtë periudhë turbulente për fatin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike në ish-Jugosllavi. Kjo periudhë e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar, përkon me fillimin dhe përgatitjen e terrenit për një rezistencë aktive të shqiptarëve të këtyre trojeve, për çlirim nga zgjedha e huaj.
CHF19.90 -
Marrëveshja e Mukjes, shansi i bashkimit peng i tradhtisë
Kuvendi i Mukjes, ose siç u quajt në atë kohë “Lidhja e Mukajt”, për analogji me Lidhjen e Prizrenit (1878), u mblodh në datat 1-2 gusht të vitit 1943, në fund të pushtimit Italian dhe në prag të pushtimit gjerman të Shqiperisë, pra, në një moment kyç të historisë dhe arriti të bashkonte të dy anët antagoniste politike dhe ushtarake të asaj kohe, organizatën e Ballit Kombëtar dhe Këshillin e Peëgjithshëm Nacionalçlirimtar, duke prodhuar Marrëveshjen kombëtare të Mukjes, një nga më të rëndësishmet e më të veçanta në historinë moderne të Shqiperisë.
CHF17.90 -
Krimi i Sarajevës
Në këtë libër studiusja angleze që ka qëndruar në Shqipëri dhe Ballkan për shumë vite me radhë, analizon rrethanat e vrasjes së Princit austriak Ferdinand dhe bashkëshortes së tij.
CHF19.90Krimi i Sarajevës
CHF19.90 -
Jack Ma & Ali Baba, një biografi e biznesit dhe e jetës
Biografi e një prej sipërmarrësve më të mëdhenj të Kinës, mendjes brilante, themeluesit të platformës Ali Baba.
CHF19.90 -
Jeta dhe vepra e Imam Tahaviut
Në këtë libër autori paraqet biografinë dhe punën e palodhshme të këtij dijetari të madh të Ehli Sunnetit.
CHF6.90Jeta dhe vepra e Imam Tahaviut
CHF6.90 -
Osmanët në tre kontinente
Profesor Ortjallë në këtë libër zbërthen disa nga zhvillimet e rëndësishme, që i karakterizuan marrëdhëniet e osmanëve ose të Perandorisë së Fundit Romake me Evropën, si Rrethimin e Dytë të Vjenës, Periudhën e Tulipanit, e analizon fenomenin “Arkitekt Sinani”, sistemin juridik osman, atë të miletit, ekuilibrin e forcave gjatë shek. XVIII, refleksionet osmane në Ballkan dhe Lindje të Mesme, osmanët e fundit etj.
CHF11.90Osmanët në tre kontinente
CHF11.90 -
Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane – rrënjët e nje kapërcimi historik
Edhe pse epilogu i luftës së Shqipërisë Osmane kundër Shqipërisë Evropiane, do të marrë fund në dobi të kësaj të dytës – dhe kjo do të ndodhë pas ndërhyrjes vendimtare të presidentit amerikan Vilson në Konferencën e Paqes në Paris.
CHF29.90 -
Xhemijeti dy vëllime
Këta libra vlejn të lexohen dhe sadopak muslimanët shqiptar, turk dhe boshnjak ta kuptojnë realitetin. Interesant, një fakt është se pas mbylljes të XHEMIJETIT në vitin 1925 fillon një egzod masiv nga trojet e tona ku edhe sot po vazhdon.
CHF32.90Xhemijeti dy vëllime
CHF32.90 -
Luftërat e Ballkanit – raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të Perandorisë Osmane
Luftërat Ballkanike, Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të Perandorisë Osmane është libri më i ri që sjell në duart e lexuesve historiani dhe studiuesi shqiptar Bejtullah Destani në bashkëpunim të ngushtë me albanologun Robert Elsie.
CHF34.90 -
Endelusi, përkujtim dhe vërejtje
Në librin Endelusi – përkujtim dhe vërejtje, autori na ofron një skenë mjaft reale të periudhave të ndryshme të administrimit musliman në Spanjë dhe ajo jo vetëm për të mos e harruar atë që ndodhi me muslimanët e Spanjës, por edhe për atë se Endelusi duhet të mbahet mend edhe për shkak të ardhmërisë.
CHF11.90Endelusi, përkujtim dhe vërejtje
CHF11.90 -
Qytete dhe qytetërime
Në këtë vepër autori flet për historiografinë urbane dhe historinë e qytetërimeve. Qytetet që i kanë paraprirë qytetërimit si dhe qytetërimet që i kanë paraprirë qytetet janë pjesë e shpjegimeve që autori ofron në këtë vepër.
CHF19.90Qytete dhe qytetërime
CHF19.90 -
Nga jeta e tabi’inëve
Tabi’inët janë brezi që erdhën pas sahabëve, shokëve dhe bashkëkohësve të Profetit s.a.v.s. Pas vdekjes së Profetit s.a.v.s., shokët e tij u shpërndanë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke mbartur dhe përcjellë mesazhin hyjnor dhe njëkohësisht duke hedhur themelet e civilizimit islam. Vendet dhe rajonet ku u përqendruan sahabët, ishin kryesisht në Gadishullin Arabik, në Egjipt, Sham, Irak dhe rajone të tjera. Ata njerëz që jetuan me sahabët e Profetit s.a.v.s., quhen tabi’inë.
CHF9.60Nga jeta e tabi’inëve
CHF9.60 -
Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetrimit Osman I
Vëllimi i parë trajton organizimin politik, historik, administrativ dhe ushtarak, si dhe sistemin ligjor, ekonominë, financën dhe strukturën sociale osmane.
CHF31.90 -
Hafizët tanë gjatë historisë ( shek. XVIII – 2010 )
Librin e titullova: Leksikoni i Hafizëve tanë gjatë historisë, nga arsyeja se nuk më jepej, nuk bëja ballë dot që ti ndajë në ngastra siç është copëtuar Gadishulli Ilirik nga fuqitë e mëdha të shekullit 19 për interesa e qëllime shtypëse ndaj popujve të pambrojtur. Kush janë këta ’’ Hafizët tanë ’’?. Kjo dihet. Ose duhet të dihet, se kush bëjnë pjesë këtu. Këtu bëjnë pjesë të gjithë ata hafizë që i përkasin Gadishullit Ilirik, pavarsisht kur dhe ku kanë jetuar. Të gjithë i konsideroj si ’’Hafizët tanë’’. Dhe janë të tanët.
CHF16.90 -
Historia e feve, prej fillimit deri sot
Nëse dëshirojmë që të studiojmë historinë e feve prej fillimit të fesë, menjëher në mendje na vjen pyetja se kur ka lindur feja. Nuk është shumë e lehtë që kësaj pyetje ti jepet një përgjigje pozitive, sepse në skenën historike bashkë me njeriun që mendon ka dalur edhe feja.
CHF29.00 -
Historia, shoqëria dhe tradita
Në të vërtetë tradita dhe historia janë të pandashme. Nëpërmjet historisë mësojmë traditën dhe nëpërmjet traditës lexojmë historinë. Në këtë libër na bëhet në rrëfim se si shkruhet histori dhe roli i saj në shoqëri. Na tregohet se cila është filozofia e historisë dhe na sillen shembuj të ndryshëm të shkollave dhe filozofëve të historisë. Në fund ky libër i kushtohet vetëm historisë së islamit, në aspektin religjioz, shoqëror dhe kulturor. Na bëhen të qarta disa gabime dhe manipulime që janë bërë gjatë leximit të historisë islame dhe sidomos të asaj të periudhës osmane, ku dihet se një rol të madh në këtë ka pasur dhe e majta politike turke. Ky libër duhet të lexohet dhe të kuptojmë se si i manipulojnë mendjet e njerëzve nëpërmjet historisë.
CHF12.00Historia, shoqëria dhe tradita
CHF12.00