-
Emrat musliman dhe domethënia e tyre
Në këtë libër tregohet vlera dhe rëndësia e emrit në islam. Njëheri është edhe lista e emrave islam, kuptimi dhe domethënia e tyre.
CHF4.90 -
Për të nesërmen e ndritur
Njeriu mundet. Mundet ta ndryshojë gjendjen e vet. Por, i mungon vullneti. Vullnet, të dish dhe të duash. Ndoshta nuk di të ndryshojë. Ndoshta edhe nuk do! Edhe mund të ketë frikë nga ndryshimi. Ka njerëz që janë pajtuar me përditshmërinë e tyre. Me mjerimin, plogështinë. Rrinë të mbyllur në vetvete. Bëjnë një jetë të zymtë. Të pakuptimtë. Mund të jetë edhe arsyeja e pavetëdijes.
CHF5.90Për të nesërmen e ndritur
CHF5.90 -
Rrugët me pak udhëtar – Tregime motivuese
Një libër me tregime motivuese nga jeta e përditshme, me ndodhi nga më të ndryshmet. Udhërrëfyes dhe këshillues njëkohësisht.
CHF5.90 -
Emrat e bukur të Allahut
Me Emrat e Bukur të Allahut, lidhen shume veprime tonat: Lidhet besimi jonë, njehsimi i Allahut me dashuri, me art, me një siguri të kulluar. Me Cilësitë e Allahut lidhet adhurimi, duke e përmendur Krijuesin vazhdimisht. Sa më e shpeshtë të jetë përmendja e Allahut (Dhikri) aq më shumë dhe më i pandërprerë do të jetë furnizimi prej Tij.
CHF6.00Emrat e bukur të Allahut
CHF6.00 -
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë
Sado që ka jehonë të quditshme dhe per të mos e pranuar mendja, është fakt i pamohueshëm se ka njerëz, ti cilët duke i shkelur ligjet dhe rregullat e moralit, vetveten e hudhin në rrezik, e hudhin ne të këqija dhe ngjarje të pahijshme, të cilat, si të tilla, mposhtin vlerat më te çmueshme: jetën, nderin, shëndetin. Njerëzit e tillë, mbase pavetëdije, janë dashakëqinjtë më të mëdhenj të vetvetes dhe familjes, të fëmijëve dhe të afëtmëve të tyre. Që te ketë njeriu kundërshtarë dhe dashakëqinj gë s’ja donë të mirën ne mjedisin ku jeton, kjo, të thuash, është gjë e rëndomtë dhe dukuri e zakonshme, ndonëse është ne kundërshtim të plotë me parimet dhe normat e moralit islam. Por të jetë dashakeq i vetvetes dhe i fëmijëve të vet, kjo është gati e papranueshme dhe e papajtueshme për logjjkën e shëndoshë të njeriut.
CHF6.50 -
Martesa dhe mardhëniet intime në Islam
Martesa është një institucion shumë i rëndësishëm, të cilit Islami i kushton rëndësi të veçantë. Këtë në mënyrën më të mirë na e ka treguar autori i këtij libri, që është para nesh, e që e trajton martesën dhe marrëdhëniet martesore. Autori me argumente ka sjellur të gjitha gjërat relevante që kanë të bëjnë me këtë temë, duke i bazuar të gjitha qendrimet në bazat kur’anore dhe sunnetin e Resulullahut a.s., e ndonjëherë edhe në mendimet e dijetarëve të hershëm duke paraqitur edhe qëndrimet e tija, që këtë libër na e bëjnë edhe më të dashur.
CHF6.50 -
Haxhi, rregullat e kryerjes së Haxhit
Në këtë libër shpjegohen rregullat e kryerjes së Haxhit, Umres si dhe lutjet dhe duat gjatë kryerjes së Haxhit.
CHF6.90 -
Portreti i të riut musliman
Është plotësisht i pakontestueshëm fakti se rinia paraqet boshtin kurrizor të një shoqërie dhe zemrën e një populli, gjegjësisht forcën më të madhe, më serioze, më efikase dhe adekuate e thirrur për të bërë ndryshime, reforma, kthesa dhe ndryshime serioze dhe kualitative në shoqëri, të cilat në fakt edhe paraqesin nevojë dhe diktim të kohës.
CHF6.90Portreti i të riut musliman
CHF6.90 -
Fijet sekrete në mes mesihut dexhall, misteri i trekëndshit të Bemudeve dhe pjatave fluturuese
I drejtoj një thirrje speciale dijetarëve dhe mendimtarëve, por edhe çdo muslimani të mençur të mendojë për këtë Problem. Në këtë libër janë prezentuar sqarime të hollësishme mbi lidhjen në mes Mesihut Dexhall, trekëndëshit të Bermudeve dhe pjatave fluturuese.
CHF11.90 -
Të jetosh pa brenga
Jeta është një dhuratë e madhe, njeriu në të nuk lihet krejtësisht pa brenga, pikëllime e probleme, ato do ta shoqërojnë atë hap pas hapi. Njeriu do të kalojë në të nëpër faza të vështira, mirëpo nëse e kupton qëllimin e ardhjes së tij, atëherë me shfaqjen e durimit të tij, do ta ketë më të lehtë që t’i përballojë goditjet që do të marrë në jetë.
CHF13.90Të jetosh pa brenga
CHF13.90 -
Përtërije jetën
Porositë dhe mësimet islame, për çdo aspekt të jetës, janë thirrje e natyrshmërisë së shëndoshë dhe e mendimeve të pastra; porositë e saj janë të mbjella në bazën e saj të pastër dhe ato dërgojnë në përsosmërinë dhe në qetësimin e plotë të shpirtit.
CHF19.90Përtërije jetën
CHF19.90 -
Pendohu o mëkatar
Për pendimin janë shkruar pak libra në gjuhën tonë dhe pak është folur për të. Gjithsesi meriton që të flitet më shumë për të, ngase e shohim se si, në këtë kohë, njerëzimin e ka kapluar një injorancë e stërmbushur me mëkate, ku pothuajse nuk mbeti njeri që nuk u prek nga mëkatet.
CHF19.90Pendohu o mëkatar
CHF19.90 -
Shpirti – err-Rruh
Lexues i nderuar! Libri Err-Rruh i Ibn Kajjimit është libri më i mrekullueshëm në temën e tij, i veçantë, i pazëvendësueshëm, i paparë në të kaluerën dhe në të tashmen me një qasje të tillë. Ai solli para lexuesit 21 studime rreth shpirtit, e pothuajse nuk mbeti që të shtohet diç më shumë. Ky libër mund të jetë edhe një studim tepër i nevojshëm për botën bashkëkohore intelektuale, e cila dëshiron të thellohet në brendinë njerëzore, në komponentët në të cilët është krijuar njeriu, ndërsa shpirti është esenca e njeriut, pa të nuk ka jetë. Por, ky libër është edhe përgjigje për shumë pyetje rreth shpirtit, të cilat mund t’i shtrojnë dijetarët islamë dhe, thënë shkurtë, është zgjidhje e shumë problematikave të hershme e bashkëkohore shpirtin.
CHF24.90Shpirti – err-Rruh
CHF24.90 -
Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam
Mjekësia pejgamberiane e ka një element hyjnor. Ky element i mjekësisë pejgamberiane krahasuar me mjekësinë e përgjithshme i ngjason raportit të mjekësisë së përgjithshme me mjekësinë popullore.
CHF27.90Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam
CHF27.90 -
Histori e qytetërimit Islam
Me rastin e hartimit të librit “Histori e qyteterimit islam“, kemi pasur parasysh plan-programin mësimor të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë dhe Fakultetit të Filologjisë të Universitetit Publik të Prishtinës, institucione, ku është ligjeruar kjo lënde.CHF29.90Histori e qytetërimit Islam
CHF29.90 -
Bazat e thirrjes
Të thërrasësh në fenë e Allahut xh.xh. është puna më e mirë dhe vepër e profetëve. Andaj jo të gjithë, pamvarsisht dëshirës së mirë që mund të kenë, mund ta bëjnë këtë. Allahu xh.xh. në kuranin famëlartë thotë: “”Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf, 108) ” prandaj për të gjithë ata hoxhallarë dhe njerëz të davetit që në xhamitë , fshatrat dhe qytetet e tyre, angazhohen me cështjen e davetit patjetër që kanë nevojë për këtë libër. Ky libër trajton katër çështje tepër madhore të thirrjes islame dhe kush i kupton mirë dhe i përdor ato , Allahu xh.xh. do ti japë sukses. Ato janë:
CHF38.00Bazat e thirrjes
CHF38.00















