• Roli i civilizimit Arabo-Islam në renesansën Evropiane

    Nën mbikqyrje të Sindikatës së Organizatës së mësuesve-arsimtarëve, dega në Damask„ u mbajt një simpozium edukativo-shkencor në temën: ‘‘Rtoli i civilizimit arabo-islam në renesansën evropiane‘‘ edhe atë, në mëngjesin e së mërkurës më 25 Dhu-l- Hixh-xhe 1415 h., që i përgjigjet datës 24 maj 1995 m., në ora 11 në sallën e ligjëratave, në Drejtorinë për Edukatë të Qytetit të Damaskut.

  • Bijat e mia

    Profeti Muhammed s.a.v.s. ka premtuar se: “Kushdo që ka tre vajza, i edukon dhe sillet mirë me to, ka merituar Xhenetin.” Në një transmetim “dy vajza” kurse në një të tretë: “Një vajzë” (Ahmedi, 11384; Muslimi, 2631)

    Bijat e mia

    CHF5.90
  • Shoqëria – realiteti dhe edukata ndaj saj

    Ky libër trajton një problematikë mjaft të rëndësishme me të cilën ballafaqohen njerëzit në përgjithësi dhe rinia në veçanti. Kjo ndodh. posaçërisht në këtë kohë kur njerëzit bëhen të afërt me njëri-tjetrin edhe pa pasur ndonjë njohje të mëparshme, e që ndoshta kjo njohje mund të ndodhë vetëm përmes rrjeteve sociale, siç janë Facebook-u, Twitter-i etj.

  • Shenjat në rrugën e hixhretit

    Çdo vit, muslimanët në katër anët e botës e përkujtojnë ngjarjen e rëdësishme të historiasë Islame. Hixhretin, i cili pati jehonë te madhe në botë, dhe pas tij jeta e muslimanëve mori formë të re të organizimit. gjegjësisht muslimanët u bënë subjekt i rëndësishëm në hartimin e historisë, ata u paraqitën faktorë kyç dhe me influencë në skenën botërore dhe lanë gjurmë të thella në sfera të ndryshme të jetës njerëzore.

  • Dialogje Besimi

    O ti që e pret të nesërmen për pendim, kush të siguron që të nesermen e arrin. Njeriu të nesërmen e shpreson, por vdekja aspak nuk të toleron. Ditët e jetës janë të numëruara plot, ndoshta numri i fundit është pikërisht sot, pas mureve të dhomës i fshihen njerëzisë. Harron që vëzhgohesh nga sytë  e perendisë, friksohet nga skandali që të poshtëron, e si frikohesh syrit të Zotit që në çdo çast të vëzhgon.

  • Liri apo anarki

    Ata vazhdimisht plasojnë dilema dhe kontestime rreth të vertetave të Islamit, me shprese se do të arrijnë të nxisin dyshime rreth Islamit në kokat e pjestarëve të tij, ose do ta satanizojnë atë si fe në sytë e botës, ashtu që të pengojnë çdo tentim për ta perqafuar këtë fe madhështore nga ana e jomuslimanëve.

  • Në shoqëri me Kur’anin e Lavdishëm

    Kur’ani i Lavdishëm, të cilin Allahu e mban si dëshmi për njerëzimin deri në ditën e Ringjalljes, përmban udhëzim, përkujtim dhe sqarim për gjithçka. Është një libër që përmban ilaç për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe Brenda tij ka udhëzim dhe këshillë për të drejtët.

  • Rojtarët e identitetit

    Ky libër na vjen në ndihmë duke na i kujtuar dhe freskuar të disa emra dhe histori, të atyre njerëzve që e ruajte këtë fe. Që e mbrojtën me fanatizëm të madh identitetin e tyre fetar dhe nuk u lëkundën përpara sprovave të ndryshme. Ky libër duhet të na shërbejë si referencë dhe si shembull edhe neve dhe ta lusim Allahun xh.xh. që të na bëjë nga ata të cilët kontribuojnë në ruajtjen e identitetit të popullit të tyre.

  • Ku qëndron problemi

    A qëndron problemi ynë në mosekzistimin e mjekut,i cili do ta mund ta sjellë diagnozën, apo në mosekzistimin e ilacit efikas për evitimin sëmundjes? Apo në atë se vetë pacienti nuk e pranon ilaqin dhe nuk i përshtatet atij. Ne, duhet ta definojmë sferën ku e kërkojmë defektin apo mangësitë. Kurse, kjo ka të bëjë me tërë umetin islam.

  • Komunikimi mes brezave

    Mirëpo, ndërrimi i gjeneratave, prej të cilave varet vazhdimësia e gjinisë njerëzore, imponon përgjegjësi dhe obligime ndaj brezave, gjë që, në fakt, jand përgjegjësi dhe obligime ndaj jetës dhe gjinisë njerëzore, në përgjithësi. Islami nuk e sheh njeriun thjesht si një krijesë të përbërë nga materia, të cilën nëse e kthen në elementet e tij esencial, do të ballafaqohesh me numra që e përshkruajnë sasinë e elementeve që përmban trupi i tij, por Islami e trajton njeriun si krijesën më të dalluar të Allahut që u soll në këtë botë me mision të caktuar dhe për të cilin u shpallën libra qiellorë e u dërguan lajmëtarë nga Zoti, që të jenë mësues dhe prijës të njerëzimit në të mira e të mbara.

  • Instinktet natyrore

    Gjatë vitit të fundit të studimeve universitare hasa në një libër të titulluar “El-Fitre – Natyrshmëria” e shkruar nga dijetari i mirënjohur arab, Selman Fahd El-Aude. Isha tepër i impresionuar nga përmbajtja e atij libri, për shkak të lidhshmërisë së tij me individin dhe shoqërinë. Fjala arabe ‘El-Fitre’ nënkupton instinktet natyrore me të cilat Allahu i Madhërishëm’ e ka pajisur njeriun. Këto instinkte ia mundësojnë atij bartjen e rolit si udhëheqës, në mënyrë të duhur dhe me efikasitet.

  • Koncepti i paqes në Islam

    Islami si fe e bazuar në shpallje, gjegjësisht në libër hyjnor – Kuranin, që përbën bazë intelektuale, kulturore dhe civilizuese të fesë, i cili komunikon me njerëzit me fjalë, shembuj, argumente dhe dialogët, mund të zhvillohet në një rrugë të zakonshme në kushte paqeje, dhe muslimanët, siç shprehet Muhamed Gazali, “deshirojnë vetëm paqen, nën hijën e saj ata e realizojnë misionin e tyre të shenjtë të Allahut duke e përmbushur këtë obligim sa më mirë”.

  • Njerëz të mëdhenj

    Të flasësh mbi njerëzit e mëdhenj që erdhën pas të Dërguarit të fundit të Zotit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është një nder i veçantë. Rreth tyre janë shkruar libra e libra, por kjo asnjëherë nuk mjafton, sepse historia e tyre nuk është rrëfyer asnjëherë pa ndonjë mangësi.

  • Akademia Evropiane për Fetva dhe Studime, 2

    Një vepër e shkëlqyer për vllëzrit dhe motrat muslimanë që jetojnë në Evropën Përendimore. Pjesa e dytë.
    Boton: Furkan

  • Shkrime Ramazani

    Ramazani është simbol dhe muaj i leximit, hulumtimit, gjurmimit e studimit, simbol i shfletimit të librit, si dhe pasurimit të njeriut me njohuri dhe dituri të reja.

  • Roli i Xhamisë në mbrojtjen e identitetit fetar dhe kombëtar në perëndim

    Xhamia ka qenë vendi ku janë marrë vendimet më të rëndësishsme të bashkësisë muslimane të udhëhequr nga i Dërguari i Allahut, Muhamedi s.a.v.s.

Kategoritë