-
Mrekullia mjekësore e abdestit, mrekullitë në krijimin e njeriut dhe mjekësia alternative
Abdesi është çelësi i Xhennetit, sipas asaj që ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem):
CHF6.80 -
Sherh es Sunneh – Imam El Berbehari
Lexues i nderuar, ky libër është i rrallë për nga lloji dhe autori, i cili është dijetar, muhadith, pasues i besimit të pastër sipas metodës se të parëve tanë të mirë. Lexuesve shqipfolës iu shtua edhe një shok i jetës, një libër me vlere të madhe, nevoja për të cilin ishte e madhe. Ky është një libër që qartëson shumë gjëra të turbullta dhe lexuesi do të gjejë në të përgjigje shumë adekuate për brengat e sotme ne këto kohë sprovash të shumta.
CHF15.90Sherh es Sunneh – Imam El Berbehari
CHF15.90 -
Modelet ndriçuese – Haxherja dhe Sara
Në çdo periudhë të historisë, popujt janë zhytur në batakun e injorancës dhe imoralitetit, madje, me vetëdije, janë larguar nga vlerat e larta jetësore. Allahu i Madhërishëm, nëpërmjet disa njerëzve të zgjedhur, i ka shpëtuar ata popuj dhe ua ka treguar rrugën e vazhdimit të jetës se ndershme, ose ndarjes ndershmërisht prej saj. Profetë e njerëz të besueshëm, dijetarë dhe njerëz të mirë. Ishin pikërisht këta, që Allahu i Madhërishëm zgjodhi si pishtarë pararojë, për të ndriçuar popujt nga netët që po errësoheshin.
CHF15.90 -
Fuqia njerëzore dhe rruga drejt madhështisë
Tematika e ketij libri ka të bëjë me format dhe mundësitë e planifikimit dhe të përceptimit të së ardhmes. Po ashtu, ky libër do të shtjellojë llojet e fuqive njerëzore si dhe pengesat dhe peripecitë që dalin gjatë rrugëtimit drejtë madhështisë.
CHF5.90 -
Momente dhe qëndrime
Është shumë e vërtetë se nevoja e njerëzve për dije është më e madhe se nevoja e njerëzve për ushqim, atëherë kur muslimanët kështu e kanë kuptuar raportin dije-ushqim, kanë qenë në krye të popujve. Por kur u përmbysën gjërat dhe muslimanët filluan të mendojnë më tepër për ngopjen e barkut se sa për dijen, atëherë ngelën prapa tjerëve dhe në vend që t’u ofrojnë të tjerëve gjëra të vlefshme të cilat ata nuk i kanë, ata presin prej të tjerëve, gjegjësisht janë vënë ne rolin e lypësit. Kjo nuk u ka hije muslimanëve dhe duhet të bëjnë çmos që ta ndryshojnë këtë gjendje.
CHF8.90Momente dhe qëndrime
CHF8.90 -
Premtimi për durimtarët dhe nozulli i falënderuesve
Imam Ibën Kajjimi në parathënien e librit tregon per shkaqet per të cilat e ka shkruar këtë libër, si dhe kapitujt që i ka përpunuar: “Pasi imani ndahet ne dy pjesë – durim dhe falënderim, atëherë ai që e këshillon veten e tij dhe dëshiron shpëtim dhe lumturi per vete nuk mund t’i lërë pasdore këto dy pikënisje të rëndësishme dhe nuk mund të devijojë nga këto dy rrugë të drejta. Rrugën e tij drejt Allahut duhet ta përkufizojë ne këto (rrugë).
CHF31.90 -
Hutbe, ajete dhe hadithe për derse dhe hutbe
E tubova këtë libër, që të jetë çelës për ligjërimin dhe këshillimin tim, mbështetës i kolegëve të mi që të referohen në të për derset e rëndomta dhe për hutbet javore. Njëherish gjithashtu edhe për vllëzrit e mi dhe motrat e nderuara që dëshirojnë të dinë diqka më shumë rreth islamit.
CHF25.90 -
Mrekullia numerike në çdo shkronjë dhe fjalë të Kur’an-it fisnik, pjesa e I
Të nderuar lexues! Libri i fundit i Krijuesit të kësaj Gjithësie, Kur’ani Fisnik, është një mëshirë e pakufishme për njerëzimin, ai i hapi njerëzimit shtigjet e udhëzimit, ai është garancë i kësaj toke, ai është fjala e Krijuesit të çdo gjëje dhe ai mbërtheu ne vetë dituritë e çdo gjëje. Ai është Libri më i lexuar ne tokë, ashtu si nga fëmijët, që shumë nga ata e mësuan përmendësh, nga të rriturit dhe nga gratë, atë e lexojnë ata që e besojnë, por edhe ata të cilët nuk e besojnë.
CHF16.00 -
Identiteti Islam i Europës
Libri trajton historinë, përmbajtjet dhe efektet e pranisë së Islamit në Europë, hollësisht analizon ndikimin e Islamit në të gjitha aspektet kyçe të dukurive, të cilët nënkuptohen me sintagmën e gjithëpranuar ”identiteti europian”, dhe në bazë të ekspertizës së këtillë formon vlerësimin vetjak të historisë se krijimit të identitetit europian, karakterin e tij objektiv, sikurse edhe perspektiven e ndërveprimit të Islamit dhe dy religjioneve të mëdha monoteiste ne truallin e Europës, të cilat, jashtë çdo dyshimi, ne masë të madhe do të përcaktojnë edhe të ardhmen e këtij kontinenti.
CHF17.90Identiteti Islam i Europës
CHF17.90 -
Estetika Islame
Sot qëndrimi i myslimanëve ndaj artit dhe ndaj letërsisë në disa pika është unik, por në përmasa të bashkësive të ndryshme ekzistojnë edhe dallime të shumta. Disa fraksione duke u bazuar në ndalimin e piktures dhe skulpturës janë shumë të ndjeshme lidhur me këto zhanre artistike, e disa të tjera janë shumë të ndjeshme në çështjen e muzikës. Përkundër kësaj, shumica e bashkësive të lidhura me tesavvufin, muzikën e shohin si mënyrën më të rëndësishme për të shprehur veten.
CHF6.90Estetika Islame
CHF6.90 -
Gabimet e rrezikshme gjatë edukimit të femijëve
Edhe përkundër rëndësisë së përgjegjësisë dhe seriozitetit të problemit të ‘’edukimit të fëmijëve’’, do të vërejmë se është shumë i madh numri i prindërve të pakujdesshëm për këtë pyetje thelbësore, ashtu që këtë e marrin shkel e shko dhe nuk ia kushtojnë kujdesin dhe interesimin e nevojshëm. Këta prindër në përgjithësi e kanë lënë pas dore dhe e kanë braktisur edukimin e fëmijëve të tyre, nuk interesohen për zhvillimin dhe rezultatet e tyre, as që ua japin këshillat e nevojshme, drejtimet dhe udhëzimet në momentet kur ato për fëmijët e tyre janë më se të nevojshme.
CHF8.90 -
Sheriati islam, aktualität gjithëkohor dhe gjithëhapësinor i tij
Bazën per këtë libër e përbën studimi që kam paraqitur ne “Nedvet’ut-tesh’ri’il- islamiĺ (Simpoziumi mbi Sheriatin Islam). i mbajtur ne qytetin EI-Bejda ne Republiken Arabe të Libisë, në maj të vitit 1972 me ftesë të Universitetit të Libisë, kurse për gjuhën arabe dhe islamistikë nën kujdesin e Fakultetit.
CHF11.90 -
Koncepti i poligamisë në Islam
Ky libër flet për virtytet e martesës me më tepër se një grua ( poligamia ). Autori e ka sqaruar këtë temë me hollësi, ka parashtruar argumente të ndryshme tekstuale e racionale si dhe ka paraqitur edhe shumë referenca nga mendimtarët muslimanë dhe jomusliman. Dëshmitë e arsyeshme dhe shembujt e ndryshëm, që autori ka përmendur në libër, vërtetojnë përfitimet individuale dhe shoqërore të poligamisë.
CHF4.90Koncepti i poligamisë në Islam
CHF4.90 -
Sekreti i harruar
Gabuam me një gabim të pa gabueshem, kërkojmë falje për nee falje të pafalshme, si përshkruhet dashuria. A është si një fjalë apo gjithmonë kanë qenë dy së paku. Njerëzit gjithmonë janë bashkuar, janë dashur dhe ende ndahen, do t’i falim çdo gabim po qe se duhet edhe ne krah do ta mbajmë, do ta shërbejmë me çdo gjë. Më mirë ndjehet kur është te unë le të flejë, deri kur të ndryshojë.
CHF9.90Sekreti i harruar
CHF9.90 -
Nacionalizmi Shqiptar
Libri i Prof. Dr. Milazim Krasniqit, “Nacionalizmi shqiptar”, i botuar nga shtëpia botuese Logos-A në Shkup , paraqet një studim i cili i ka munguar shumë në gjithë hapësirës shqiptare. Në këtë libër, prof. Krasniqi trajton nacionalizmin shqiptar i cili ka lindur dhe është konsoliduar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe që ka startuar në një nivel solid ideologjik dhe me aftësi të mëdha të mobilizimit nacionalist të elitave shqiptare të kohës, për ta ngritur kombin shqiptar e për të formuar një shtet kombëtar.
CHF8.90Nacionalizmi Shqiptar
CHF8.90 -
Ylli flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” (Periudha e Mekës)
Seria e librave “Kur historia profetike më flet”. Sikur krijesat të flisnin, çfar do të thoshin për mëshirën e dhuruar! Paqa mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ty! Ne jemi personazhet e historive të rrëfyera në serinë e librave që mbani në duar. Kemi patur nderin që të jemi ndër ato krijesat që kanë qenë bashkëkohëse të Profetit paqa dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të. Këtu do të shikoni e do të dëgjoni rrëfimet tona rreth asaj që kemi dëgjuar e parë në kohën e Muhamedit paqa dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi profetit tonë të dashur.
CHF2.90















