-
Vargu i Profeteve nën dritën e Kur’anit 2
Në këtë libër, nga vargu i profetëve,të cilët janë pararendës dhe pothuaj si shenja paralajmëruese pranverore të ardhjes së Profetit tonë, Hz.Muhammedit -mëshira dhe paqja e Zotit qofshin mbi të do të gjeni, përmes rrjedhës së shfaqjeve hyjnore nën dritën e ajeteve-argumente të Kur’anit, rrëfimet mësimdhënëse mbi Dhulkamejnin (a.s.) që barti flamurin e besimit në një Zot të vetëm nga Lindja në Perëndim, mbi Jakubin (a.s.) …..
CHF14.90 -
Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në islam
Shkaku i parë dhe më kryesor i zgjedhjes se këtij libri për tu përkthyer ishte pikërisht urdhëri hyjnor, i cili e bën të detyrueshëm për çdo muslman pyetjen e dijetarëve për çdo gjë të paqartë, pasi dijetarët, siç transmetohet në hadith të saktë, janë trashëgimtarët e Pejgamberëve s.a.v.s. Gjithashtu, mënyra e pyetje-përgjigjes është një mënyrë shumë e përshtatshme, e cila ndihmon për të kuptuar më shpejt e më qarte shumë prej problemeve që shqetësojnë muslimanët sot, për vetë faktin se ajo mund të asimilohet fare lehtë nga të gjitha shtresat e popullit, duke filluar nga intelektualët e deri te njerëzit më të thjeshtë.
CHF8.90 -
Vargu i Profeteve nën dritën e Kur’anit 4
Në këtë vepër modeste u përpoqëm ta përçojmë jetën shembullore të profetit të profetëve, model për gjithë njerëzimin, dhe imtësitë e thellësitë sublime të personalitetit shembullor si dhe, nën dritën e ajeteve kur’anore, rrëfimet përkatëse mbi të, mbushur plot rrjedha shfaqjesh hyjnore. Në fakt, ndërsa në përshkrimin e tij gjuhët janë tejet të paafta, edhe pohimi i tij përmes gjuhës sonë, gjithashtu, i vëllimshëm sa një gishtëz rrobagepësi ujë nga oqeani, përbëhet prej pikash vese që pikojnë në fushën tonë të njohjes…
CHF14.90 -
Libri i namazit dhe gjykimi islam për atë që nuk falet
Nisma për të shkruar këtë vepër, zu fill kur Ibn Kajimit iu drejtua një pyetje (e cila është ndarë ne dhjetë pyetje shtesë). Meseleja që merr vëmendjen kryesore ne libër, të cilën autori e zbërthen imtësisht deri duke e vendosur edhe si titull të librit, është pyetja që përvijohet paevitueshëm: a është jobesimtar (kafir) ai që nuk falet? Edhe pse autori nuk jep një gjykim të prerë rreth çështjes ne fjalë, nga parashtrimi dhe trajtimi i argumenteve, vihet re se autori sikur anon më shumë nga argumentet e atyre që gjykojnë se ai që nuk falet është jobesimtar. Ajo që kuptohet me siguri të plotë prej autorit, është fakti se mosfolja e namazit përbën një mëkat më të rëndë se vrasja dhe marrëdhëniet intime joshtëmartesore dhe mëkatet e tjera të mëdha përveç shirkut.
CHF15.90 -
Pasimi i rrugës së drejtë në kundërshtimin e banorëve të zjarrit, pjesa e dytë
Përmbajtja e librit: Përngjasimi me ta në atë që nuk është prej sheriatit tonë, “Festa” është emërtim për llojin në të cilin hynë çdo ditë apo vend në të cilin tubohen, si dhe çdo vepër të cilën e praktikojnë nëpër këto vende dhe në këto kohëra, Festat e mosbesimtarëve janë shumë dhe ato dallojnë, Agjërimi i festave të kafirëve si agjërim i dalluar, Agjërimi i karnavaleve, festivaleve dhe festave të tjera të idhujtarëve, Të gjitha festat dhe kohët e risimtarëve janë të këqija dhe të qortuara, pa marrë parasysh shkallën e qortimit etj……
CHF36.00 -
Sharti i pestë i imanit, besimi në ditën e kijametit
Një libër shumë i mirë dhe i lehtë për tu lexuar dhe kuptuar nga fëmijët dhe të rinjët mbi shartin e pestë të imanit: Besimi në ditën e kijametit.
CHF4.90 -
Gjashtë margaritarë prej parimeve të besimtarëve të parë
Atëherë, për një çështje për të cilën nuk ka ftuarProfeti, as Ebu Bekri, as Omeri, as Uthmani dhe as Aliu po u bën thirrje njerëzve! Tani, nuk mbetet gjë tjetër për tu thënë: të thuash se ata e kanë ditur këtë, ose nuk e kanë ditur! Nëse thua se e kanë ditur, por kanë heshtur (nuk e kanë pënnendur), në këtë rast, ne dhe ty na mjafton të heshtim (të mos e përmendim) ashtu sie ishte e mjaftueshme per ta. Ndërsa nëse thua se ata nuk e kanë ditur, por e di unë… Ah, naiv (xhahil) e bir naivi! Nuk e ditka Profeti dhe kalifët e udhëzuar dhe po e ditke ti me shokët e tu?! – tha shejhu.
CHF6.90 -
Katër Halifët e drejtë
Ndodhitë madhështore nuk janë pos për burra të mëdhenj. Madhështia e njeriut qëndron në atributet e tij të ndershme, moralin fisnik, vendosmërinë e sinqertë, vizionin, çiltërsinë e shpirtit, këmbëngulësinë në vepra dhe ashpërsinë përballë ndodhive me përmasa të mëdha, trishtimeve tmerruese dhe stuhive shkatërruese.
CHF16.90Katër Halifët e drejtë
CHF16.90 -
Si të arrihet suksesi
Në kohën kur spiritualiteti dhe morali kanë përjetuar humbje, në kohën kur shkatërrimtarët në çdo vend manifestojnë dhe paraqesin “virtytet” e tyre, në kohën kur devijimi dhe dëshpërimi kanë marrë hov, në kohë të këtilla vjen udhëtimi që bart me vete shpresën, udhërimi pas të cilit vërsulen shpirtrat e atyre të cilet bartin një brengë të thellë. Një udhëtim i tillë ringjall sërish tek ne shpirtin fitimtar dhe na zgjon nga pakujdesia. Tani motoja jonë ëshrë: “pushimi për të suksesshmit është i barabartë me pakujdesinë”.
CHF22.00Si të arrihet suksesi
CHF22.00 -
Metodologjia hermeneutike e hadithit dhe sunnetit, Çështja e metodologjisë në të kuptuarit dhe interpretuarit e hadithit dhe Traditës Pejgamberike
Besojmë se nuk ka ndonjë personalitet tjetër në tagen e tokës përveç profetit të Islamit, që i janë shënuar e permbledhur ne libra deri në hollësitë më të imëta të gjitha fjalët dhe sjelljet. Persëri besojmë se nuk ka ndonjë ummet tjetër në faqen e tokës përveç ummetit islam, që fjalët e urta të dala nga goja e Profetit dhe sjelljet e qëndrimet e tij të shprehura në praktikë, ua ka përcjellë brezave të ardhshem, dhe per ta bërë këtë ka përpiluar një literaturë të bujshme në mijëra vëllime. Akoma më e rëndësishme se këto është të kuptuarit e drejtë e këtyre fjalëve plot urtësi nga ana e ummetit të tij, si dhe vazhdimi i pashterur i ndriçimit të jetës sonë nga ana e sjelljeve dhe qëndrimeve shembullore të tij.
CHF21.90 -
Nën mbrojtjen e Kur’anit, Xhuzi i I – III
Kam jetuar duke u kënaqur nën mbrojtjen e Kur’anit – këtë koncept komplet të përsnsur dhe të pastër të ekzistimit – qenësisë… qëllimit të ekzistimit të çdo gjëje, qëllimit të ekzistimit të njeriut dhe e kam krahasuar këtë me konceptet e paditurisë ne të cilën jeton njerëzirni ne lindje, ne perëndim, ne veri e ne jug, andaj e kam pyetur veten, përse njerëzimi jeton ne moçal uji i të cilit nuk pihet dhe ne humnerë ne të cilën gjithnjë e më tepër po thellohet edhe ne errësirën e zezë, kurse ne afërsi të tij ndodhet toka e pastër dhe frytdhënëse, prosperiteti aq i lartë dhe drita aq shkëlqyese?
CHF36.00 -
Faktet e besimit dhe mrekullitë e tij
Si nuk e di? Allahu të ka bërë ty dëgjim, shikim dhe arsyetim, ka bërë Allahu për ty burime informacioni që të rrethojnë në të katër anët, Allahu t’i dërgoi profetët që ti o njeri t’a dish se përse erdhe në këtë botë.
CHF21.90 -
Ku jemi ne nga morali i selefit të të parëve tanë të mirë
Rëndësia e këtij librit del në pah duke vështruar disa aspekte:
CHF7.90 -
Deti i kthjellët i devotshmërisë dhe i suptilitetit
Libri falë Allahut dhe mëshirës së tij, është ineteresant për lexues, shok i cili nuk mërzitet, mik i cili nuk është i tepërt, nxitës i zemrës deri në afatin e caktuar, udhërrëfyes i shpirtit në afrim me Sundimtarin, përmbledhje këshillash të mrekullueshme dhe rruzash xhevahiri në xherdanin e çmueshëm, të cilat hulumtuesi i zellshëm, mbase nuk do të mund ti gjej në librat e tjerë.
CHF13.90















