-
Sharti i pestë i imanit, besimi në ditën e kijametit
Një libër shumë i mirë dhe i lehtë për tu lexuar dhe kuptuar nga fëmijët dhe të rinjët mbi shartin e pestë të imanit: Besimi në ditën e kijametit.
CHF4.90 -
Vargu i Profeteve nën dritën e Kur’anit 4
Në këtë vepër modeste u përpoqëm ta përçojmë jetën shembullore të profetit të profetëve, model për gjithë njerëzimin, dhe imtësitë e thellësitë sublime të personalitetit shembullor si dhe, nën dritën e ajeteve kur’anore, rrëfimet përkatëse mbi të, mbushur plot rrjedha shfaqjesh hyjnore. Në fakt, ndërsa në përshkrimin e tij gjuhët janë tejet të paafta, edhe pohimi i tij përmes gjuhës sonë, gjithashtu, i vëllimshëm sa një gishtëz rrobagepësi ujë nga oqeani, përbëhet prej pikash vese që pikojnë në fushën tonë të njohjes…
CHF14.90 -
Estetika Islame
Sot qëndrimi i myslimanëve ndaj artit dhe ndaj letërsisë në disa pika është unik, por në përmasa të bashkësive të ndryshme ekzistojnë edhe dallime të shumta. Disa fraksione duke u bazuar në ndalimin e piktures dhe skulpturës janë shumë të ndjeshme lidhur me këto zhanre artistike, e disa të tjera janë shumë të ndjeshme në çështjen e muzikës. Përkundër kësaj, shumica e bashkësive të lidhura me tesavvufin, muzikën e shohin si mënyrën më të rëndësishme për të shprehur veten.
CHF6.90Estetika Islame
CHF6.90 -
Identiteti Islam i Europës
Libri trajton historinë, përmbajtjet dhe efektet e pranisë së Islamit në Europë, hollësisht analizon ndikimin e Islamit në të gjitha aspektet kyçe të dukurive, të cilët nënkuptohen me sintagmën e gjithëpranuar ”identiteti europian”, dhe në bazë të ekspertizës së këtillë formon vlerësimin vetjak të historisë se krijimit të identitetit europian, karakterin e tij objektiv, sikurse edhe perspektiven e ndërveprimit të Islamit dhe dy religjioneve të mëdha monoteiste ne truallin e Europës, të cilat, jashtë çdo dyshimi, ne masë të madhe do të përcaktojnë edhe të ardhmen e këtij kontinenti.
CHF17.90Identiteti Islam i Europës
CHF17.90 -
Premtimi për durimtarët dhe nozulli i falënderuesve
Imam Ibën Kajjimi në parathënien e librit tregon per shkaqet per të cilat e ka shkruar këtë libër, si dhe kapitujt që i ka përpunuar: “Pasi imani ndahet ne dy pjesë – durim dhe falënderim, atëherë ai që e këshillon veten e tij dhe dëshiron shpëtim dhe lumturi per vete nuk mund t’i lërë pasdore këto dy pikënisje të rëndësishme dhe nuk mund të devijojë nga këto dy rrugë të drejta. Rrugën e tij drejt Allahut duhet ta përkufizojë ne këto (rrugë).
CHF31.90 -
Momente dhe qëndrime
Është shumë e vërtetë se nevoja e njerëzve për dije është më e madhe se nevoja e njerëzve për ushqim, atëherë kur muslimanët kështu e kanë kuptuar raportin dije-ushqim, kanë qenë në krye të popujve. Por kur u përmbysën gjërat dhe muslimanët filluan të mendojnë më tepër për ngopjen e barkut se sa për dijen, atëherë ngelën prapa tjerëve dhe në vend që t’u ofrojnë të tjerëve gjëra të vlefshme të cilat ata nuk i kanë, ata presin prej të tjerëve, gjegjësisht janë vënë ne rolin e lypësit. Kjo nuk u ka hije muslimanëve dhe duhet të bëjnë çmos që ta ndryshojnë këtë gjendje.
CHF8.90Momente dhe qëndrime
CHF8.90 -
Islami dhe shekullarizmi
Doracak i pazëvendësueshëm, madje edhe tekst universitar, për njohjen autentike me Islamin integral, marrëdhëniet e tij me shekullarizmin dhe me sfidat e tjera bashkëkohore.
CHF7.90Islami dhe shekullarizmi
CHF7.90 -
Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetrimit Osman I
Vëllimi i parë trajton organizimin politik, historik, administrativ dhe ushtarak, si dhe sistemin ligjor, ekonominë, financën dhe strukturën sociale osmane.
CHF31.90 -
Fragmente Islame
Libri “Fragmente islame”, përmbanë vlera të larta ne fushën fetare, sociale dhe atdhetare. Autori prezanton rolin e individit dhe familjes në shoqëri. Nëpërmjet ngjarjeve, shembujve dhe fjalëve Kuranore dhe porosive profetike, vë në pah rëndësinë e veprës, fjalës dhe këshillës se mirë. Në këtë libër do të gjeni edhe mendime të dijetarëve islamë ne çështje të ndryshme jetësore. Po ashtu nuk janë lënë anash as mendimet e filozofëve apo njerëzve të urtë.
CHF11.90Fragmente Islame
CHF11.90 -
Qeli, një zakon që na shoqëron për gjithë jetën
LARG ZAKONIT TËND NË TË LEXUAR DHE ZAKONIT TIM NË TË SHKRUAR, do të kalojmë se bashku për në thelbin e temës: pa hyrje, pa parathënie, pa asgjë tjetër..
Suksesin tim ia atribuoj disa zakoneve të bukura me të cilat u frymëzova gjatë jetës time në fshat, atje ku jetonim si një familje e madhe, në shtëpinë time të vogël e të thjeshtë por të mbushur me qetësi, kënaqësi dhe bekimin e prindërve. Në dështimet dhe disfatat e mia, isha i ndërgjegjshëm për urtësinë… po, pas tyre qëndronte një zakon në mënyrën e të menduarit tim, apo në stilin e bisedës e të trupit tim, herë i mundja e herë më mundnin.CHF20.90 -
Ditë nga jeta ime, kujtime nga burgu i Naserit
Ky libër paraqet vuajtjet dhe mundimet e burrave dhe grave të cilët deshën ta bënin dhe ta kthenin edhe njëherë islamin sistem jete.
CHF10.90 -
Vështrim kulturoro – historik mbi formimin dhe përhapjen e disa fraksioneve në historinë islame
Këtë libër e shkruaj me qëllimin më të mirë edhe pse dikujt ndoshta nuk do t’i pëlqej! Islamin e kanë përcjellë sfida të ndryshme, që nga fillimi e deri më tash, por tani është i sulmuar nga të gjitha anët, qoftë nga jo muslimanët, qoftë edhe nga muslimanët që indentifikohen si muslimanë vetëm me emra.
CHF14.90 -
Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore III
Profesori i nderuar i shtjellon këto tema në librin e tij:
CHF15.90 -
Shkëndija nga jeta e të dërguarit dhe dhjetë të përgëzuarve
Shkaku që Abdul-Ganij të shkruajë për jetën e të Dërguarit s.a.v.s. shkurtimisht ka qenë rasti kur ky me nje shok të vetin kishin qenë ne udhëtim derisa kishin kaluar pranë nje manastiri dhe ishin ndalur aty. Abdul-Ganiju ishte ulur afër lumit dhe njëri nga shokët i afrohet derës se manastirit dhe troket. Del një murg dhe e pyet: çfarë është feja yte? Ai tha: Unë jam musliman. Ai e pyet përsëri: kë e pason? Ai tha: Muhamedin s.a.v.s. Pastaj i tha: – Më trego prejardhjen e tij, si ka qenë ai? Mirëpo ai nuk kishte pasur dituri, per këtë shkak murgu i tha nuk të gostis me asgjë.
CHF4.90 -
Njëshmëria e Allahut ( subhanehu ve teala )
Në këte libër trajtohen këto tema: Devijimi në jetën njerëzore, shirku – politeizmi, kufri – mosbesimi etj.
CHF8.90















