-
Ripërtëritja e shkencave fetare, Ihjau ulumid-din
Gazaliu në këtë vepër shpjegon rrugët e shpëtimit të muslimanëve nga shumë devijime brenda vetë religjionit, iluzioneve të shumta në fe dhe në besim, të cilat para së gjithash rrjedhin nga prania e madhe e metafizikës greke, teologjisë krishtero-hebreje dhe mistikës në botën muslimane.
CHF24.90 -
Sqarime të shkëlqyeshme të komentit të dispozitave Kur’anore
Në këtë libër, autori Muhammed Ali Sabuni ka tubuar ajetet fisnike në formë të ligjëratave shkencore që në vete ngërthejnë unifikimin e klasikes (tradicionales) dhe bashkëkohores për nga lehtësia. Në artikulimin e këtyre ligjëratave ai ka ndjekur metodologjinë e insistimit për një sistemim preciz, duke bërë analiza të thella, duke bërë analizimin e ajeteve fisnike nga dhjetë këndvështrime, edhe atë sipas këtij modeli:
CHF35.90 -
Kush e sundon botën?, Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e mëdha
Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej… Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.
CHF31.90 -
I shtrirë nga të gjitha anët, një Gjerman bëhet musliman
Ndeshja e lslamit me mënyrën e jetës dhe mendimit përendimor sot çdo herë prej fillimi teoretikisht shqyrtohet pothuajse në një numër të madh të botimeve. Profetizohet lufta ndërmjet kulturave. Por çfarë ndodhë, nëse një gjerman, i etabluar profesionalisht në ngjarjet politike të shtetit federal, gati 15 vjet edhe politikisht aktiv, në moshën 41 vjeçare të konvertohet në Islam.
CHF10.90 -
Brengë, poezi të zgjedhura
Poezia e tij është përzgjedhur dhe mbledhur nga vetë autori në vëllimin Brengë.
CHF7.90Brengë, poezi të zgjedhura
CHF7.90 -
Vakefi, dhurimi dhe shërbimi
Shenja më e madhe e dashurisë së vërtetë është sakrifica. Ai që do dikë, sakrificën për atë që do e kupton, në masën e dashurisë që ndjen, si kënaqësi dhe detyrë. Prandaj, do të duhej që zemra besimtare t’i rrokë, t’i dojë e t’i trajtojë tërë krijesat me mëshirë dhe dhembshuri për hir dhe respekt të Krijuesit!
CHF11.60Vakefi, dhurimi dhe shërbimi
CHF11.60 -
Islami, besimi dhe adhurimi, në klimën e Kur’anit dhe sunetit
Në këtë vepër nëpërmjet trajtimit të kujdesshëm të mardhënieve të praktikave adhurimore islame jo vetëm me trupin por edhe me shpirtin në planin individual e shoqëror, është mbushur një zbrazti e madhe e vërejtur në trajtesat në gjuhën shqipe.
CHF17.90 -
Konspiracioni dhe shoqatat sekrete
Autori ka bërë një përmbledhje të shkurtër për rreth 11 shoqata sekrete, si Tempullarët, Kaballa, Sabateizmi, Rozën Krojc, Masonizmi, Iluministët, Këshilli për lidhje me botën e jashtme, Bilderbergët, Komisioni Trilateral, Kafka dhe Kocka, Satanizmi.
CHF9.90 -
Rizgjimi islam nga adoleshenca drejt pjekurisë
Ky Ummet asnjëherë nuk bashkohet i tëri për diçka të gabuar, brenda tij gjithmonë do të ketë elemente që e përkrahin të vërtetën, do të ftojnë për të mirën dhe të ndalojnë nga e keqja. Ajo që ne kundërshtojmë është dominimi i ndjenjave mbi logjiken, ndjenja e grupimeve dhe xhemateve, dukuritë e emocionalizmit ne rizgjimin islam.
CHF24.90 -
Parime në dashuri
Ky është një traktat rreth dashurisë dhe urrejtjes dhe shpjegim i asaj që është e lavdëruar dhe e qortuar prej tyre dhe shpjegim i parimeve të sheriatit rreth dashurisë se drejtë. Këtë e ka shkruar pena e kallamit e Shejhul-Islam Ibën Tejmije – Allahu e meshirofti me stilin e tij të mrekullueshëm dhe me shprehje te fuqishme që janë të dukshme.
CHF21.90Parime në dashuri
CHF21.90 -
Ibadetet e zemrës dhe ndikimi i tyre në jetën e besimtarit
Gjeneratat e para te muslimanëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, kanë qenë të udhëzuara në gjërat që e nxisin punën e zemrës, ashtu që i kanë frenuar zemrat e tyre që të adhurojnë vetëm Njërin – Allahun. I kanë shëruar nga çdo sëmundje dhe mangësi, prandaj i kanë pasur zemrat e pastërta, ashtu si edhe punët e tyre, të pastërta sikur qëllimet – nijetet e tyre. Prandaj Allahu ka bërë që të arrijnë sukses te melekët dhe njerëzit dhe i ka shpëtuar nga vesveset e shejtanit të mallkuar, i ka ngritur si shpërblim për mundin e zemrave të tyre, i ka bërë besimtarë dhe i ka zgjedhur me diturinë e tyre ne mesin e botrave tjera.
CHF8.00 -
Deti i kthjellët i devotshmërisë dhe i suptilitetit
Libri falë Allahut dhe mëshirës së tij, është ineteresant për lexues, shok i cili nuk mërzitet, mik i cili nuk është i tepërt, nxitës i zemrës deri në afatin e caktuar, udhërrëfyes i shpirtit në afrim me Sundimtarin, përmbledhje këshillash të mrekullueshme dhe rruzash xhevahiri në xherdanin e çmueshëm, të cilat hulumtuesi i zellshëm, mbase nuk do të mund ti gjej në librat e tjerë.
CHF13.90 -
Ku jemi ne nga morali i selefit të të parëve tanë të mirë
Rëndësia e këtij librit del në pah duke vështruar disa aspekte:
CHF7.90 -
Metodologjia hermeneutike e hadithit dhe sunnetit, Çështja e metodologjisë në të kuptuarit dhe interpretuarit e hadithit dhe Traditës Pejgamberike
Besojmë se nuk ka ndonjë personalitet tjetër në tagen e tokës përveç profetit të Islamit, që i janë shënuar e permbledhur ne libra deri në hollësitë më të imëta të gjitha fjalët dhe sjelljet. Persëri besojmë se nuk ka ndonjë ummet tjetër në faqen e tokës përveç ummetit islam, që fjalët e urta të dala nga goja e Profetit dhe sjelljet e qëndrimet e tij të shprehura në praktikë, ua ka përcjellë brezave të ardhshem, dhe per ta bërë këtë ka përpiluar një literaturë të bujshme në mijëra vëllime. Akoma më e rëndësishme se këto është të kuptuarit e drejtë e këtyre fjalëve plot urtësi nga ana e ummetit të tij, si dhe vazhdimi i pashterur i ndriçimit të jetës sonë nga ana e sjelljeve dhe qëndrimeve shembullore të tij.
CHF21.90 -
Gjashtë margaritarë prej parimeve të besimtarëve të parë
Atëherë, për një çështje për të cilën nuk ka ftuarProfeti, as Ebu Bekri, as Omeri, as Uthmani dhe as Aliu po u bën thirrje njerëzve! Tani, nuk mbetet gjë tjetër për tu thënë: të thuash se ata e kanë ditur këtë, ose nuk e kanë ditur! Nëse thua se e kanë ditur, por kanë heshtur (nuk e kanë pënnendur), në këtë rast, ne dhe ty na mjafton të heshtim (të mos e përmendim) ashtu sie ishte e mjaftueshme per ta. Ndërsa nëse thua se ata nuk e kanë ditur, por e di unë… Ah, naiv (xhahil) e bir naivi! Nuk e ditka Profeti dhe kalifët e udhëzuar dhe po e ditke ti me shokët e tu?! – tha shejhu.
CHF6.90















