-
Përkthimi dhe komentimi i domëthënies së el – Istiadhesë, el-Besmelesë dhe i suretu-l-Fatiha në gjuhën shqipe
Nëpërmjet kësaj vepre kam dashur që lexuesit shqiptar t’ia ofroj një pasqyrë të shkurtër rreth mënyrës së kuptimit, interpretimit dhe komentimit të sures së parë komplete të zbritur të Muhamedit a.s., suretul Fatiha, e cila pothuajse në mënyrë gjenerale i ka prekur çështjet më thelbësore mbi të cilat është ngritur dhe ndërtuar Islami, pa të cilin namazi nuk ka kuptim dhe as që pranohet.
CHF7.50 -
Krishterimi dhe Islami Dy fe, dy qytetërime ( vështrim historiko filozofik )
Pa dyshim, libri merr një rëndësi specifike edhe në kontekstin e sotëm, kur komplikimet ideologjike e praktike të keqinterpretimeve fetare kanë kulmuar në rritjen e ksenofobive dhe paragjykimeve që kanë përligjur në mënyra manipulative përplasjen mes feve, kulturave dhe qytetërimeve, gjë që është krejtësisht e kundërta e doktrinave fetare.
CHF24.90 -
Rijetësoje zemrën, vënia e jetës në perspektiv
Zemra është motorri i strukturës së quajtur trup i njeriut të gjallë që frymon mbi dhe! Disa e kanë zemrën të vdekur, e disa plot jetë , e disa janë në mes të dy perspektivave.
Si ta rijetësosh zemrën, në dramën e quajtur jetë ?
Nouman Ali Khan, një mësues me ndikim të madh në botën e muslimanëve na sjell para nesh një libër emotiv dhe nxitës për rigjallërimin e zemrës dhe vënien e jetës në perspektivë!CHF9.90 -
Islami dhe paqja universale
Një libër mbi vlerat universale Islame dhe paqen në përgjithësi që nuk duhet ti mungojë bibliotekës së qdo muslimani.
CHF7.90Islami dhe paqja universale
CHF7.90 -
Kokë me kokë me të rinjët
Ky libër nuk është vepër shkencore, por ajo është një udhërrëfyes që do tu shërbejë brezave të rinjë. Këtu kemi shprehur dëshirë që tua prezentojmë pervojat e të rinjëve që kanë kaluar nëpër rrugët që i kaloni edhe ju , të cilët janë ballafaquar me problemet e njëjta, të cilët kanë punuar shumë që ti kapërcejnë ato dhe të cilët në fund kanë arritur suksesë të jashtëzakonshëm në jetë.
CHF7.00Kokë me kokë me të rinjët
CHF7.00 -
Kultura dhe qytetërimi, një teori mbi qytetërimin
Në qështjen e të kuptuarit të kulturës dhe qytetërimit, midis shkencëtarve dhe mendimtarëve ekzistojnë dallime të dukshme.Pastaj këtu paraqiten qytetërimet e vjetëra, qytetërimi i Mesopotanisë, i Egjiptit, Qytetërimi Grek, ai Romak si dhe ai Islam.
CHF8.90 -
Tri çështjet – teknika, civilizimi, tëhuajësimi
Është një vepër që kërkon përsiatje dhe analiza të hollësishme. Autori shtron çështjet tejet aktuale: teknikën-qytetërimin-tëhuajësimin dhe raportet e njeriut ndaj tyre. Libri e refuzon të menduarin joislam të myslimanëve, ofron ndihmë për t’i mënjanuar gabimet që i bëjnë ata dhe shtron nevojën për shqyrtimin e sërishëm të këtyre dukurive..
CHF5.90 -
Nga jeta e tabi’inëve
Tabi’inët janë brezi që erdhën pas sahabëve, shokëve dhe bashkëkohësve të Profetit s.a.v.s. Pas vdekjes së Profetit s.a.v.s., shokët e tij u shpërndanë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke mbartur dhe përcjellë mesazhin hyjnor dhe njëkohësisht duke hedhur themelet e civilizimit islam. Vendet dhe rajonet ku u përqendruan sahabët, ishin kryesisht në Gadishullin Arabik, në Egjipt, Sham, Irak dhe rajone të tjera. Ata njerëz që jetuan me sahabët e Profetit s.a.v.s., quhen tabi’inë.
CHF9.60Nga jeta e tabi’inëve
CHF9.60 -
Rinia universitare dhe religjioni – (studim sociologjik)
Siç dihet, feja si një dukuri e rëndësishme shoqërore, në periudhën e komunizmit ishte shpallur për armik numër një të shoqërisë dhe qytetarit dhe ishte “përjashtuar” nga rrjedhat shoqërore. Fetarët dhe njerëzit e petkut fetar (klerikët) ishin njerëz të padëshiruar, të përçmuar, të shtypur nga aparati shtetëror, kurse anëtarët e partisë ateiste i gëzonin të gjitha privilegjet e mundshme të kohës.
CHF9.90 -
Ringjallja e shpirtrave
Me këtë libër i cili me përmbajtjen e tij dhe me porosinë kryesore dëshiroj të tregoj për haramet te cilat nuk janë te dukshme për syrin, por pasojat e tyre janë shkatërruese për shoqërinë dhe janë shumë prezente kudo rreth nesh. Theksi i këtij libri është vënë në pastrimin e shpirtit prej tumorit dhe kancerit të varshmërisë, urrejtjes dhe mendjemadhësisë.
CHF8.90Ringjallja e shpirtrave
CHF8.90 -
Lidhjet letrare shqiptare-arabe
Lidhjet letrare shqiptare-arabe pasqyrojnë, në një mënyrë, edhe lidhjet historike që u zhvilluan në mes të shqiptarëve dhe arabëve, qoftë nëpërmjet turqve, që i nënshtruan këta dy popuj në një perandori, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këto lidhje letrare trajtohen në këtë punim në aspektin e përgjithshëm ndërkombëtar, pra jo vetëm prej një drejtimi që përfaqëson dominimin e një ane mbi një anë tjetër, por në dy drejtime që pasqyrojnë gjallërinë krijuese të çdo kombi në letërsinë e tjetrit.
CHF15.00Lidhjet letrare shqiptare-arabe
CHF15.00 -
Personaliteti i muslimanit bashkëkohor
Ky libër i dedikohet të gjithë atyre që e kanë kuptuar islamin në mënyrë të drejtë dhe dëshiron që ta përcjellë atë te të tjerët. Po ashtu ky libër i dedikohet të gjithë atyre që dëshirojnë ta gjejnë të vërtetën dhe ta ndjekin atë. Libri në fjalë Personaliteti i Muslimanit Bashkohor, është një domosdoshmëri e kohës. Ky libër u vjen në ndihmë të gjithë shtresave dhe atyre që duan të njohin dhe punojnë për islamin. Realiteti bashkohorë është bërë domosdoshmëri edhe për ftuesit mysliman. Ky libër, kryesisht përbëhet nga ligjërata të mbajtura me të rinj mysliman, pra është një përqasje shkencore e domosdoshme bashkohore.
CHF11.90 -
Shpëtuesi prej humbjes dhe përçuesi për tek Poseduesi i Krenarisë dhe Madhështisë
Çdokush që reflekton ne thëniet e Tij s.a.v.s. dhe ne raportimet që kanë ardhur përsa i përket shqetësimit të Tij për të udhëzuar njerëzit drejt dhe mprehtësisë e delikatesës në të tërhequrit të njerëzve me shumëllojshmërinë e formave të butësisë dhe mirësisë ne përmirësimin e moraleve të tyre dhe rregullimin e mosmarrëveshjeve dhe ne përgjithësi, ne çfarëdo qoftë e mirë për punët e tyre të përkohshme fetare, arrin diturinë e domosdoshme për faktin se, dhembshuria e Profetit s.a.v.s. për Ummetin e Tij ishte më e madhe se dhembshuria e babait për djalin e tij.
CHF20.90 -
Islami si alternativë
Duke përcjellë ndodhitë e paradokohshme tragjike ne botën islame, vitrinat e librarive janë të vërshuar me vepra me tema islame. Megjithatë, gjatë një hulumtimi më të përafërt, bëhet e qarte se vetëm një numër i vogël autorësh ka dashur apo me të vërtetë ka qenë ne gjendje të shkruajë për backgroundin shpirtëror të fenomenit kulturor të “Islamit”. Të prirë nga frika e fundamentalizmit radikal, “integrizmit”, “luftës se shenjtë” dhe “shpatës islame”, dhe me këtë rast të emëruar me tituj të shumtë, shumë prej lexuesve janë kënaqur me komentet sipërfaqësore sociopolitike.
CHF8.90Islami si alternativë
CHF8.90 -
Globalizimi dhe bota islame
Qëllimi kryesor i këtij libri është të nxjerrë në pah disa aspekte që kanë të bëjnë me debatin rreth globalizmit dhe ndikimit që ka ai në vendet e zhvilluara në përgjithësi dhe në vendet islame në veçanti. Në kapitujt e këtij libri bëhet në përkufizim i termit globalizëm. Pastaj shtjellohet roli i tij në aspektin, politik, ekonomik, kulturor, fetar, etj.
CHF9.60Globalizimi dhe bota islame
CHF9.60 -
Islami në mijëvjeçarin e tretë, lulëzimi i religjionit rrezik ose shpëtim
Mijëvjeçari i ri erdhi. Porsa kaloi dehja dhe dita e dytë e janarit ishte ditë e rëndomtë. Vallë a ndodhi diçka? A thua brenga jonë e vetme ishin kompjuterat tanë dhe adaptimi i tyre në mijëvjeçarin e ri? A thua sistemet e shogërive tona, të cilët i mbajnë në jetë, gjenden para kolapsit? Vallë a thua përsëri, ardhshmëria është ajo që, tanimë, ishte një herë?
CHF11.90















