-
Manipulimi i emocionit apo tranzioni ( Shqiptar ) në labirint
Shtëpia botuese prestigjioze, LOGOS A, lexuesit shqiptar i sjell një botim sa interesant aq edhe provokues, që flet për disa anomali të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, për protagonistët e politikës shqiptare, por edhe për manipulimin me emocionet e hallexhinjve që shpesh besuan edhe verbërisht se do të krijohet një ambient normal, krejt kjo duke abuzuar me pushtetin dhe me imponimin e forcës si mjet për ta ndaluar edhe mendimin ndryshe. Bëhet fjalë për librin me titull “Manipulimi i emocionit apo tranzicioni (shqiptar) në labirint” të autorit Shkëlzen Halimi, i cili me sukses i detekton disa probleme të politikës shqiptare, por edhe të amullisë së shoqërisë shqiptare.
CHF8.90 -
Haxhiu i Frakullës
Autori përmes këtij romani tematizon histori njerëzish të zakonshëm, të cilët nëpër kohë dhe vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme përballen me të keqen që e kanë brenda vetes ose të keqen që i atakon nga bota e jashtme.“Haxhiu i Frakullës”, është një rrëfim me antonime poetike, për një fanitje dashurie dhe për aventurën fantastike të protagonistit të këtij romani, e që është larg çfarëdo klishetizimi të tematikës dhe të shtjellimit artistik.
CHF5.90Haxhiu i Frakullës
CHF5.90 -
Kandilat e udhës së drejtë, rrëfime për hoxhallarët e Tetovës
Ky libër flet për biografinë e prijësve fetarë të qytetit të Tetovës dhe rrethinës. Është një përpjekje e autorit për ta mbajtur gjallë frymën e traditës për ta njohur dhe vlerësuar atë. Janë këto informacione të dobishme për këta dijetarë të Islamit nga Tetova, që më shumë se një regjistër kronologjik për jetën e tyre, janë ilustrime të mendimit islam të kultivuar në këtë qytet dhe rrethinë.
CHF7.90 -
Shteti dhe ekonomia në Perandorinë Osmane
Individët dhe bashkësitë që s’e dinë drejt të kaluarën, s’mund ta jetojnë si duhet të tashmen e as ta ndërtojnë të ardhmen. Kur një popull, si një nga busullat e jetës, e merr shkencën, kjo do të thotë se ka arritur një shkallë të lartë të emancipimit të përgjithshëm, se ka formuar një vetëperceptim, sens communis ose urtësi popullore (folk wisdom) të avancuar
CHF21.90 -
Islami në botën moderne – I sfiduar nga Perëndimi, i kërcënuar nga fundamentalizmi, besnik ndaj traditës
Një libër i cili synon një vështrim të gjerë mbi faktorët që u rrinë përfund dukurive të larmishme në raportin e Islamit autentik me modernitetin, si dhe mbi traditën e tij sakrale dhe mënyrat e mundshme për rigjallërimin vërtetësor të saj, i cili as që konceptohet dot po u shpërfill hierarkia e dijes dhe parimet akohore që e kanë mbajtur gjallë në shekujt paraprijës.
CHF19.90 -
A i ka ardhur fundi shekullit Amerikan ?
Ashtu edhe siç kuptojmë nga titulli, libri përbën një tekst provokues për t’u lexuar. Autori konstaton së ndonëse Amerika po përballet me çështjen e lidershipit të dobët, të çështjeve racore, imigracionin, me shkallë të lartë krimi, megjithatë Amerika vazhdon të udhëheqë në shumë sektorë të rinj si teknologjitë e informacionit, bioteknologjia etj.
CHF5.90 -
Aqif Blyta Kolosi i Pazarit të Ri
Libri synon të ofrojë njohuri të reja për rrethanat politike e ushtarake të shqiptarëve, por edhe të boshnjakëve të Pazarit të Ri gjatë pjesës së parë të shek. XX. Vepra vjen në një kohë kur, më shumë se kurrë më parë, e ndiejmë si detyrim nevojën për t’ua sjellë lexuesve figurat emblematike të cilët në periudha të rëndësishme të historisë luajtën rol të rëndësishëm në rezistencën ushtarake kundër dhunuesve të ndryshëm të lirisë sonë.
CHF14.90Aqif Blyta Kolosi i Pazarit të Ri
CHF14.90 -
Shkenca dhe qytetërimi në Islam
Pas të gjitha tragjedive dhe mynxyrave me të cilat u përball Shqipëria në shekullin e kaluar, është kënaqësi të shohësh se tani ajo po i kushton vëmendje mendimit intelektual, që është themelor për rigjallërimin e shoqërisë dhe drejtimin që ajo merr. Shqipëria është një shoqëri islame në mes të Evropës, prandaj shpresa dhe lutjet e mia janë që, tek njihen me rrymat e ndryshme të mendimit perëndimor mendimtarët e saj të rizbulojnë mbi të gjitha traditën e tyre intelektuale islame dhe të bëhen pishtarë të mendimit autentik islam në Evropë, në vend se të kthehen në mendimtarë evropianë të dorës së dytë, të cilët thjesht imitojnë filozofi që janë të huaja për këndvështrimin islam.
CHF19.90Shkenca dhe qytetërimi në Islam
CHF19.90 -
Historia e Lindjes së Mesme moderne
Kjo vepër paraqet një tekst të vëllimshëm, një doracak të veçantë për të kuptuar një pjesë “ekzotike” e “plot energji” të botës, për të cilën janë krijuar stereotipa të ekzagjeruar; një gjeografi e trazuar ku mbizotëron çrregullimi, konfuzioni dhe anarkia.
CHF39.90Historia e Lindjes së Mesme moderne
CHF39.90 -
Fjalori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, Anglisht – Frëngjisht – Shqip
Ky fjalor ka karakter shkencor dhe përmbledh një numër të gjerë prej mijëra nocionesh, temash ngjarjesh dhe teorish të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Fjalori në fjalë është shumë i rëndësishëm për ata që merren me studimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, si dhe për ata që interesohen ose punojnë në institucione të përfaqësimit diplomatik.
CHF39.90 -
Islami, një histori e shkurtër për fillestar
Libri “ISLAMI…” është një doracak me të dhëna të mjaftueshme mbi rrjedhën e Islamit gjatë historisë. Vlerësojmë që ky libër edhepse jovëllimor, është i kapshëm, konkret dhe i lehtë për tu kuptuar. Libri në fjalë është pasuruara me fotografi dhe ilustrime të ndryshme, andaj konsiderojmë që bëhen edhe më të kapshëm për lexuesit tanë.
CHF7.90 -
Trajtesa mbi Imanin
Ky libër paraqet një provë se tokat shqiptare të populluara me muslimanë paraqesin gurrë të pashterrshme për historinë, kulturën dhe traditën tonë Islame. Libër i shkruar në trajtë të veprave apologjetike klasike nga një autor jo shumë i njohur shqiptar i fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX.
CHF4.90Trajtesa mbi Imanin
CHF4.90 -
Të krijoj një njeri
Një Dramë e shkëlqyer nga autori i mirënjohur turk i cili në Turqi mban titullin Mbret i Poetëve.
CHF7.90Të krijoj një njeri
CHF7.90 -
Përgjigjet islame
Përgjigje të ndryshme në lidhje me problemet me të cilat ballafaqohet besimtari në periudhën bashkëkohore, me theks të posaçëm në Bosnjë dhe Hercegovinë.
CHF11.90Përgjigjet islame
CHF11.90 -
Përpjekja e heronjëve në përhapjen e Islamit
Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit menjëherë e qon lexuesin te rrethanat historike të përhapjes së Islamit, po kështu në mënyrë të goditur vepra hapet me ajetin e Kur’anit ” E vetmja fe e pranuar tek Allahu është Islami”.
CHF4.90 -
Dyzet Net, pjesa e katërtë
Autori në këtë vepër ka përmbledhur ligjëratat e tij mbi komentimin e disa kaptinave të fundit kura’nore. Libri në fjalë është mjaft i qartë dhe i kapshëm për lexuesin. Si i tillë ai pasuron bibliotekën e lexuesve shqiptarë.
CHF20.90Dyzet Net, pjesa e katërtë
CHF20.90















