-
Roli i osmanlinjve në përhapjen e fesë islame në Kosovë 792 – 906 h / 1389 – 1500 m
I prirë nga ndjenja për nevojën e studimeve në fushën e sipërpërmendur, unë zgjodha të trajtoj temën ‘‘ Roli i osmanlinjve në përhapjen e fesë islame në Kosovë‘‘. Si objekt studimi kam përzgjedhur rrethanat historike në të cilat kishte kaluar Kosova para se të përhapej feja islame. Gjithashtu, prej studimeve kryesore të ketij punimi është edhe njohja me metodat dhe mjetet që përdoren muslimanët për të dëpërtuar në Kosovë. Sa flasim për përhapjen e fesë islame do të përqëndrohemi në mënyrë të veçantë të hedhim dritë mbi rolin e Sulltanatit Osman, i cili kishte bërë projektin e çlirimive të vendeve të shumta në Ballkanb, ndër të cilat ishte edhe Kosova.
CHF9.90 -
Studime nga kultura Islame
Nga vetë titulli i veprës kuptohet se këto janë shënime nga kultura islame, janë materiale që unë i kam mbledhur e i kam sistemuar, aq sa kam mundur, gjatë leximeve të mia të kësaj literature, janë shënime që i kam mbajtur ndër vite, disa janë fragmente nga libra të lexuar, nga revista e gazeta të ndryshme, ka mjaft të dhëna enciklopcdike e të dhëna të tjera të rëndësishme.
CHF9.90Studime nga kultura Islame
CHF9.90 -
E drejta Islame, Burimi dhe zhvillimi
“Supozoj, se është krejt e arsyeshme dëshira e gjeneratës së sotme të muslimanëve përparimtarë që sërish t’i interpretojnë parimet themelore juridike në dritën e përvojës së vet personale dhe kushteve të ndryshuara të jetës bashkëkohore. Kurani na mëson se jeta është proces i krijimit konstant progresiv, që kërkon që çdo gjeneratë, e udhëhequr por e papenguar nga puna e paraardhësve të vet, ka të drejtë të zgjidhë problemet e veta personale».” (Muhamed Ikball)
CHF5.90 -
Leksikoni Islam
Nevoja e përgjithshme dhe sidomos ajo shkencore per hartimin e një leksikoni ne gjuhën shqipe per fenomenin e quajtur Islam është ndier qysh moti dhe ndihet edhe sot e gjithë kohën. Edhe pse, në njëfarë mënyre, përpjekje të tilla ka pasur edhe më herët, sikurse Kamus’ul-a’lam-i i Sami Frashërit, Fjalori i orientalizmave i Tahir Dizdarit etj., deri sot ka munguar një përpjekje serioze me metoda bashkëkohore per nevojat bashkëkohore.
CHF9.90Leksikoni Islam
CHF9.90 -
Kërkimi i begatisë – Llojet dhe dispozitat e tij
Unë vendosa dhe zgjodha të shkruaj rreth kësaj teme për shumë arsye,ku më të rëndësishmet, po i përmend më poshtë:
CHF27.90 -
Rregullat e fejesës e të martesës dhe detyrimet e bashkëshortësisë
Duke u nisur nga pikëpamja e Islamit që ka ndaj qenies, jetës dhe njeriut, fillova të shkruaj librin me titull “Rregullat e fejesës e të martesës dhe detyrimet e bashkëshortësisë” me qëllim që t’i bëhet e ditur atij që do ta kuptojë se Islami nuk ka lënë asnjë anë që ka të bëjë me njeriun pa i dhënë një sistem të caktuar dhe zgjidhjet për këtë, me qëllim që personaliteti i tij të baraspeshohet dhe të përsoset për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë sa më mirë!
CHF7.90 -
Si të bashkëveprojmë me Sunnetin, orientime dhe rregulla
Bazimi mbi Sunnetin pejgamberik, sipas rregullave të njohura te dijetarët muslimanë dhe muxhtehidët është si bazimi me Kur’anin, librin e All-Ilahut që nga ditët e para të Islamit e deri ne ditët e sotme. Dhe të gjithë muslimanët bazimin mbi Sunnetin pejgamberik si thëniet, veprat dhe miratimet e Pejgamberit Isal-lall-llahu alejhi ve sel-lemj, i konsiderojnë si pjesë e pandarë e fesë se All-Ilahut.
CHF9.90 -
Ideale dhe realitete të Islamit
Ky Iibër është botimi i zgjeruar i hyrjes më të suksesshme ne Islam ne gjuhët evropiane, nga dijetari udhëhegës i Islamit dhe eksperti më i madh musliman mbi Perëndimin. Në gjashtë krerë të ngjeshur, Sejjid Husein Nasr shkoqit aspektet universale e të veçanta të Islamit: Kur’anin, Profetin dhe traditën profetike, Sheri’atin, sufizmin, sunnizmin dhe shi’izmin. Ai nënvizon tiparet kyqe të bindjeve e praktikave islame, duke iu referuar shpesh feve të tjera, sidomos Krishtërimit.
CHF11.90Ideale dhe realitete të Islamit
CHF11.90 -
Udhërrëfyes i të riut musliman në botën moderne
Ky libër është shkruar parasëgjithash për të rinjtë muslimanë ne botën islame dhe për ata që janë rritur ose kanë studiuar në Perëndim, që t’u shërbejë si udhërrëfyes në përballjen me boten moderne, e cila lindi dhe u kultivua ne Perëndim, duke u përhapur së fundmi në mbarë rruzullin tokësor. Megjithatë, mesazhi i kësaj vepre u përket posaçërisht edhe të rinjve muslimanë të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, të cilet as nuk studiojnë në Perëndim e as nuk jetojnë në hapësirat e dar ul-Islamit, por i përkasin një bashkësie jetike, që përbën lidhje ndërmjet botës islame dhe Perëndimit.
CHF11.90 -
Do ta kujtoni atë që u kam thënë, ndalesa për ata që e mëtojnë shpëtimin
O ju që ju dua në emër të Allahut ! I shkruaj këto fjalë ndërsa gjendja ime flet. Vërtet dhurata më e mirë që vëllau mund t’ia japë vëllaut të vet dhe motrës së vet për nga feja, është këshilla ose udhëzimi në mënyrë që të jetë furnizim për rrugë ne dynjallëk dhe mbrojtje në ahiret, ndërsa ne në shembullin e Pejgamberit të Allahut, s.a.v. e kemi modelin më të mirë. Dëshiroj, o i nderuar… o e respektuar… t’ua falë dhe prezentoj këto këshilla dhe porosi, për t’i lexuar një herë e dy herë, duke pasur parasysh fjalët e atij që ka deklaruar: O ti që e pason sunetin, dëgjo këshillën time dhe ia transmeton vëllezërve të tjerë.
CHF4.90 -
Islami dhe dashuria
Kur përmendet fjala dashuri, shpirti i njeriut ndjen një freski dhe drithërimë, duke përjetuar emocione fisnike dhe aromë parfumi të këndshëm. Fjala ‘’i Dashuri’’ gjithashtu e ngre shpirtin e njeriut mbi skajet qiellore duke e pastruar atë me ujë të pastër, duke e bashkuar me dashurinë e tij në rrethin e këtij parfumi dhe duke fluturuar si një re e butë.
CHF5.20Islami dhe dashuria
CHF5.20 -
Pse jomuslimanët e pranojnë islamin?
Rrëfime mbi priftërinj, politikanë, shkencëtarë dhe njerëz të tjerë që pranuan Islamin.
CHF6.90 -
Këshilla të dobishme për një jetë të lumtur
Ky libërth ka për qëllim të përfshijë këshillat më të rëndësishme për shërimin dhe largimin e brengave shpirtërore. “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” Nahl, 97
CHF4.90















