-
Organizimi i jetës – pjesa e dytë
Të nderuar lexues, tani vjen për ju pjesa e dytë e librit ORGANIZIMI I JETËS, me autor ftuesin e njohur Amr Halid. Duke parë se pjesa e parë e këtij emisioni televiziv, pasi u kthye në libër pati një sukses të madh, si në përkthim në shumë gjuhë ashtu edhe në ribotime, e pamë të arsyeshme që të sjellim për ju pjesën e dytë të tij.
CHF11.90Organizimi i jetës – pjesa e dytë
CHF11.90 -
Organizimi i jetës – pjesa e tretë
Nuk kemi kohë të humbim duhet që të angazhohemi për ringjalljen e vendeve tona, duhet të japim mundin tonë maksimal dhe ta harojmë pushimin. Imam Ahmed Ibn Hambelin e kanë pyetur se kur një person mund të pushoj, ai është përgjigjur: “Me hapin e parë që e bën për në xhenet dhe jo përpara kësaj”
CHF11.90Organizimi i jetës – pjesa e tretë
CHF11.90 -
Të kujtuarit e vdekjes
Humbja e shpresë për jetë të gjatë është të kuptuarit se po afrohet vdekja dhe se jeta është në përfundim. Kjo për zemrën është një nga njohjet më të dobishme, ngase i ofron motiv plotësues për ta shfrytëzuar rastin e jetës i cili, si retë, kalon shpejt. Kjo njeriun e paralajmëron të fillojë me palosjen e librit të veprave të veta, të përgatitet për rrugë dhe për botën tjetër, që prej kësaj bote të marrë vetëm atë që është më e nevojshme dhe se mezi pret kalimin ne boten tjetër.
CHF6.90Të kujtuarit e vdekjes
CHF6.90 -
O njeri mos u mashtro
Përmbajtja e librit: Edukata dhe cilësitë morale, Fjalë të urta dhe këshilla, Kërkimi i faljes dhe duaja, Të mësuarit e Kur’anit, Rrënjët e kësaj bote dhe ndalimi i lidhjes për të, Biseda dhe korrespondenca me udhëheqës dhe takime me bëmirës ……
CHF5.90O njeri mos u mashtro
CHF5.90 -
Organizimi i jetës – pjesa e parë
Ajo që do të ju prezentoj, në këtë libër është një projekt që mund të ringjallë shtetet tona dhe të shpëtojë rininë tonë. Ky libër është i tipit praktik, ai është i bazuar në Kur’an dhe sunnet si dhe thënje të shokëve të Pejgamberit a.s. Qëllimi i tij kryesor është: TË I GJALLËROJMË SHTETET TONA. Janë bërë hulumtime në rrugë dhe në rini që të njohtohemi me ëndërrat, shpresat dhe aspiratat e tyre. Do t’u çasemi këtyre çështjeve një nga një në mënyrë metodologjike gjatë këtij libri:
CHF11.90Organizimi i jetës – pjesa e parë
CHF11.90 -
Udhëtimi në stadet e jetës – Njeriu në mes të veprave, shpresës dhe vdekjes
Në trevat tona janë përhapur shumë risi, për trajtimin e të cilave nevojiten shumë reforma, sepse ato nuk përputhen me traditën e pastër islame, por me zakone të shpikura nga vetë njerëzit, të cilët më pas i kanë veshur atyre petkun e Islamit. Për t’i luftuar këto dukuri nevojitet angazhimi i vetë teologëve, por edhe i njerëzve, sepse reformat nuk bëhen vetiu dhe pa përkrahje të fuqishme.
CHF6.00 -
Bazat e dispozitave e komentuar nga Al-Besam vëllimi i parë
Ky libër ka gjetur një gamë të madhe lexuesish dhe nuk kishte se si te ndodhte ndryshe.
CHF29.90 -
Mburoja e Muslimanit
Ky liber është përgatitur për çdo mysliman që ka dëshirë që të pajiset me cilësitë, që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Titulli i librit në gjuhën arabe “Hisnul Muslim” ka kuptimin: “Mburojë shpirtërore dhe morale e myslimanit nga rreziqet që i dalin gjatë jetës së tij.”
Broshura ka fituar një emër të madh anekënd botës. Ajo është ribotuar me dhjetëra herë, me miliona ekzemplarë. Kohët e fundit është përkthyer në anglisht, urdu, frëngjishte etj.CHF3.90Mburoja e Muslimanit
CHF3.90 -
Mbulesa e muslimanes dhe sfidat e saj
“Mos e nënçmoni dhe mos e përbuzni shaminë, sepse duke e përbuzur atë i keni përbuzur nënat, gjyshet dhe paraardhësit tuaj! Mos u bëni aragjykues të errët ndaj lirive dhe të drejtave të vajzave muslimane: bindja dhe zgjedhja e tyre e lirë nuk i bën asnjë dëm shoqërisë, përkundrazi, i sjell shumë të mira. Nëse doni që të jemi një shoqëri e civilizuar, më parë duhet që t’i pranoni këto vajza me veshjen e tyre si motrat tuaja, si bijat tuaja dhe si shoqet tuaja. Duhet t’i respektoni ato për vullnetin dhe rrugën e Zotit që kanë vendosur ta ndjekin! Duhet të doni të mirën për to, sepse ato janë bijat e këtij populli! Duhet t’i themi njëherë e mirë: Ndal diskriminimit! Ndal përbuzjes! Ndal luftës kundër fesë!”
CHF19.90 -
Haxhi, rregullat e kryerjes së Haxhit
Në këtë libër shpjegohen rregullat e kryerjes së Haxhit, Umres si dhe lutjet dhe duat gjatë kryerjes së Haxhit.
CHF6.90 -
Për të nesërmen e ndritur
Njeriu mundet. Mundet ta ndryshojë gjendjen e vet. Por, i mungon vullneti. Vullnet, të dish dhe të duash. Ndoshta nuk di të ndryshojë. Ndoshta edhe nuk do! Edhe mund të ketë frikë nga ndryshimi. Ka njerëz që janë pajtuar me përditshmërinë e tyre. Me mjerimin, plogështinë. Rrinë të mbyllur në vetvete. Bëjnë një jetë të zymtë. Të pakuptimtë. Mund të jetë edhe arsyeja e pavetëdijes.
CHF5.90Për të nesërmen e ndritur
CHF5.90 -
Portreti i të riut musliman
Është plotësisht i pakontestueshëm fakti se rinia paraqet boshtin kurrizor të një shoqërie dhe zemrën e një populli, gjegjësisht forcën më të madhe, më serioze, më efikase dhe adekuate e thirrur për të bërë ndryshime, reforma, kthesa dhe ndryshime serioze dhe kualitative në shoqëri, të cilat në fakt edhe paraqesin nevojë dhe diktim të kohës.
CHF6.90Portreti i të riut musliman
CHF6.90 -
Shpirti – err-Rruh
Lexues i nderuar! Libri Err-Rruh i Ibn Kajjimit është libri më i mrekullueshëm në temën e tij, i veçantë, i pazëvendësueshëm, i paparë në të kaluerën dhe në të tashmen me një qasje të tillë. Ai solli para lexuesit 21 studime rreth shpirtit, e pothuajse nuk mbeti që të shtohet diç më shumë. Ky libër mund të jetë edhe një studim tepër i nevojshëm për botën bashkëkohore intelektuale, e cila dëshiron të thellohet në brendinë njerëzore, në komponentët në të cilët është krijuar njeriu, ndërsa shpirti është esenca e njeriut, pa të nuk ka jetë. Por, ky libër është edhe përgjigje për shumë pyetje rreth shpirtit, të cilat mund t’i shtrojnë dijetarët islamë dhe, thënë shkurtë, është zgjidhje e shumë problematikave të hershme e bashkëkohore shpirtin.
CHF24.90Shpirti – err-Rruh
CHF24.90 -
Mos u trishto
Një studim i thellë, i rrallë dhe me plot përgjegjësi synon shërimin e anës më të rëndë në jetën njerëzore, atë të shqetësimit dhe depresionit, humbjes së besimit dhe shpresës, rënies shpirtërore, pesimizmit, brengosjes, vuajtjeve dhe pikëllimit.
CHF24.90Mos u trishto
CHF24.90 -
Cilësitë e Allahut dhe emrat e tij të bukur në frymën e besimit
Allahut i përkasin Emrat më të Bukur , andaj thireni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë Emrat e tij. Kemi kënaqësin që para lexuesve shqiptarë të paraqesim librin mbi Cilësitë dhe emrat e Bukur të Allahut, ku mjaftë qartë, bukur, shkurt dhe në mënyrë koncize autori me mjeshtëri të sinqertë sjell çdo Cilësi dhe Emër të Zotit, duke shoqruar me komente të vyer dhe qasje të thellë.
CHF7.90 -
Madhështia e Islamit
Qytetërimi dhe lumturia do të duhej të ngriteshin në raport me zhvillimin, por, ja që ne, në përgjithësi po bëhemi më të pa lumtur dhe më të stresuar, bile stresi dhe pasiguria aq shumë janë përhapur – saqë nuk mund të gjendet më asnjë popull në Tokë i cili është imun, i paprekur nga ky Fenomen. Po të kishte qenë kjo te popujt e prapambetur dhe të pazhvilluar, atëherë në një Farë mënyre do të kishim mundur ta arsyetojmë, por si t’i arsyetojmë popujt e zhvilluar, të kamur e të Fuqishëm, të cilët edhe pse janë më të sigurt dhe më të lumtur, prapë se prapë siguria e tyre është e brishtë dhe tronditet herë pas here. Gjithë kjo dëshmon se në mesin e mbarë njerëzimit, ekziston një element i humbur…
CHF5.90Madhështia e Islamit
CHF5.90















