-
Islami, një histori e shkurtër për fillestar
Libri “ISLAMI…” është një doracak me të dhëna të mjaftueshme mbi rrjedhën e Islamit gjatë historisë. Vlerësojmë që ky libër edhepse jovëllimor, është i kapshëm, konkret dhe i lehtë për tu kuptuar. Libri në fjalë është pasuruara me fotografi dhe ilustrime të ndryshme, andaj konsiderojmë që bëhen edhe më të kapshëm për lexuesit tanë.
CHF7.90 -
Islami në kohë trazirash, studim historik dhe analizë
Libri “Islami në Kohë Trazirash”, i hoxhës Eduart Thartori, është material historik që paraqet në mënyrë kronologjike dhe me një artikulim tërheqës, ato ngjarje të dhimbshme që kaluan muslimanët e parë rreth tre dekada pasi Profeti i Zotit u largua nga botë. Prej këtyre ngjarjeve ne mësojmë se dobësitë njerëzore si nxitimi, paragjykimi, padija, mosdurimi, mungesa e maturisë dhe e vetëpërmbajtjes, etja për hakmarrje etj., mund të turbullojnë një komunitet të tërë njerëzish, madje edhe bashkësinë më të mirë besimtare që ka parë historia, dhe sidomos kur këto dobësi humane nxiten nga njerëz të paskrupullt dhe intrigant me synime dashakeqe.
CHF24.90 -
Islami në shekullin tonë
Ky libër është përmbledhje e disa artikujve të cilat dr. Xhafer Shejh Idrisi i ka shkruar në raste të ndryshme si përgjigje dhe analizë e rrethanave të caktuara. Ato paraqesin laramani temash dhe me këtë bëhen të lehta për lexuesin edhe pse janë tema që kanë nevojë për
vëmendje gjatë leximit të tyre. Urojmë që këto tema të gëzojnë lexuesin ashtu siç kanë paraqitur gëzim për ne gjatë leximit, përkthimit dhe redaktimit të tyre.CHF6.90Islami në shekullin tonë
CHF6.90 -
Gëte dhe Islami
Madhështia e njeriut të shkencës, kulturës dhe çfarëdolloj lëmi tjetër intelektual qëndron tek të perceptuarit e nevojës për të besuar në një Zot dhe të njohurit të Tij. Shkrimtari gjerman, Johan Volfang fon Gëte, ka shprehur me modestinë e një njeriu të shquar, dashurinë e tij ndaj Allahut dhe besimin e sinqertë në fenë Islame.
CHF24.90Gëte dhe Islami
CHF24.90 -
Islami është paqe
Autori në këtë libër u përgjigjet të gjithë atyre të cilët me të padrejtë i përshkruajnë Islamit lloj-lloj akuzash. Kjo vepër modeste për nga vëllimi, por tejet e rëndësishme për nga përmbajtja, pa dyshim zbulon njohuri të reja për lexuesin shqiptar.
CHF5.90Islami është paqe
CHF5.90 -
Islami dhe paqja universale
Një libër mbi vlerat universale Islame dhe paqen në përgjithësi që nuk duhet ti mungojë bibliotekës së qdo muslimani.
CHF7.90Islami dhe paqja universale
CHF7.90 -
Tryeza shpirtërore – vetëm islami është rruga e drejtë dhe e vërtetë
Me ardhjen e Muhamedit a.s., ndryshoi e tërë bota dhe tere kahjet e jetës morën një karakter tjetër. Ndryshoi besimi, edukata, morali, principet e përgjithshme të jetës. Që tani e tutje po fillonte të këndellej e tëre ekzistenca. Besimi në Allahun, udhëzonte jetën duke besuar sipas mësimeve qe i zbritën Muhamedit a.s. Besimi në Allahun është çështja e parë e jetës por gjithsesi duhet të jete e qarte se ai besim duhet të ndërtohet mbi parimet e shëndosha, të bazuara në Kur’an dhe Sunnet, e kurrsesi nuk mund të jete shije personale e kujtdo qofte. Allahu duhet të besohet vetëm sipas mësimeve qe Ai i ka zbritur dhe nëpermes Muhamedit a.s. ua ka bërë të qarta mbare njerëzimit.
CHF21.90 -
-
Islami fe e ardhmërisë
Ky libër është shumë i vogël për nga vëllimi, por shumë i madh për nga përmbajtja dhe rëndësia. Në këtë libër bëhet e qartë se islami është sistem jete dhe nuk është thjesht një religjion siç konsiderohet nga disa mysliman mendje ngushtë.
CHF6.90Islami fe e ardhmërisë
CHF6.90 -
Islami, religjion i keqkuptuar
Islami është ndoshta religjioni më i keqkuptuar në botë sot, ndoshta edhe gjatë historisë. Ai nuk është keqkuptuar vetëm nga jomyslimanët, por është keqkuptuar madje edhe nga vetë myslimanët.
CHF7.90Islami, religjion i keqkuptuar
CHF7.90 -
Islami, besimi dhe adhurimi, në klimën e Kur’anit dhe sunetit
Në këtë vepër nëpërmjet trajtimit të kujdesshëm të mardhënieve të praktikave adhurimore islame jo vetëm me trupin por edhe me shpirtin në planin individual e shoqëror, është mbushur një zbrazti e madhe e vërejtur në trajtesat në gjuhën shqipe.
CHF17.90 -
Islami në mijëvjeçarin e tretë, lulëzimi i religjionit rrezik ose shpëtim
Mijëvjeçari i ri erdhi. Porsa kaloi dehja dhe dita e dytë e janarit ishte ditë e rëndomtë. Vallë a ndodhi diçka? A thua brenga jonë e vetme ishin kompjuterat tanë dhe adaptimi i tyre në mijëvjeçarin e ri? A thua sistemet e shogërive tona, të cilët i mbajnë në jetë, gjenden para kolapsit? Vallë a thua përsëri, ardhshmëria është ajo që, tanimë, ishte një herë?
CHF11.90 -
Islami dhe civilizimi përendimor
Komploti evro-perëndimor i heshtjes ndaj kulturës islame, për të cilën paralajmëron Rozhe Garodi, që në vitin e largët 1945, është pasoje e ideologjisë kolonialiste të Perëndimit, e cila edhe sot e kësaj dite vuan nga hipokrizia dhe joobjektiviteti vis a vis kësaj kulture dhe civilizimi.
CHF8.90Islami dhe civilizimi përendimor
CHF8.90 -
Fragmente Islame
Libri “Fragmente islame”, përmbanë vlera të larta ne fushën fetare, sociale dhe atdhetare. Autori prezanton rolin e individit dhe familjes në shoqëri. Nëpërmjet ngjarjeve, shembujve dhe fjalëve Kuranore dhe porosive profetike, vë në pah rëndësinë e veprës, fjalës dhe këshillës se mirë. Në këtë libër do të gjeni edhe mendime të dijetarëve islamë ne çështje të ndryshme jetësore. Po ashtu nuk janë lënë anash as mendimet e filozofëve apo njerëzve të urtë.
CHF11.90Fragmente Islame
CHF11.90 -
Islami dhe shekullarizmi
Doracak i pazëvendësueshëm, madje edhe tekst universitar, për njohjen autentike me Islamin integral, marrëdhëniet e tij me shekullarizmin dhe me sfidat e tjera bashkëkohore.
CHF7.90Islami dhe shekullarizmi
CHF7.90 -
Libri i namazit dhe gjykimi islam për atë që nuk falet
Nisma për të shkruar këtë vepër, zu fill kur Ibn Kajimit iu drejtua një pyetje (e cila është ndarë ne dhjetë pyetje shtesë). Meseleja që merr vëmendjen kryesore ne libër, të cilën autori e zbërthen imtësisht deri duke e vendosur edhe si titull të librit, është pyetja që përvijohet paevitueshëm: a është jobesimtar (kafir) ai që nuk falet? Edhe pse autori nuk jep një gjykim të prerë rreth çështjes ne fjalë, nga parashtrimi dhe trajtimi i argumenteve, vihet re se autori sikur anon më shumë nga argumentet e atyre që gjykojnë se ai që nuk falet është jobesimtar. Ajo që kuptohet me siguri të plotë prej autorit, është fakti se mosfolja e namazit përbën një mëkat më të rëndë se vrasja dhe marrëdhëniet intime joshtëmartesore dhe mëkatet e tjera të mëdha përveç shirkut.
CHF15.90