Nënshumë: CHF18.80
-
Hadixheja [radijallahu anha] dhe pasardhësit e saj
S’është ekzagjerim të thuhet: ‘’Vështir se gjendet një musliman, kudo në botë, i cili nuk ka dëgjuar për Hadixhen r.a., bashkëshorten e pare të Muhamedit s.a.v.s. dhe të konvertuarën e parë në misionin e tij s.a.v.s. Të shumta janë grate që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në qytetërimin islam, roli i Hadixhes r.a. në fazat e para të Islamit është i pashembullt.
CHF14.90 -
Në shoqëri me Kur’anin e Lavdishëm
Kur’ani i Lavdishëm, të cilin Allahu e mban si dëshmi për njerëzimin deri në ditën e Ringjalljes, përmban udhëzim, përkujtim dhe sqarim për gjithçka. Është një libër që përmban ilaç për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe Brenda tij ka udhëzim dhe këshillë për të drejtët.
CHF6.90 -
Devotshmëria
Dijetarët islam nuk janë të një mendimi në përkufizimin e devotshmërisë, por të gjitha ato definicione sillen rreth asaj se devotshmëria është frika nga hidhërimi dhe dënimi i Allahut, duke i kryer urdhërat dhe duke iu shmangur dhe larguar ndalesave. Në këtë libër autori e spjegon në mënyrë te detajuar termin devotshmëri duke marrur dhe analizuar thëniet e dijetarëve më eminent të Islamit.
CHF7.90Devotshmëria
CHF7.90 -
Fjala e rrugës
Bota është luftë e ‘‘e rrugëve‘‘ dhe ‘‘kaheve‘‘. Karvani i pejgamberisë nisi rrugën për rindërtimin dhe përmirësimin e shoqërive përmes shpalljes.
CHF9.90Fjala e rrugës
CHF9.90 -
O shokët e mi të burgut
Rruga nuk është gjithnjë e lehtë… disa humben në imagjinatën e krijuar në vite, disa të tjerë humbin veten nëpër labirintet e jetës… ka nga ata të tjerët që duke u munduar të gjejnë ngushëllim harrojnë çdo gjë që i rrethon. Zëri nuk dëgjohet, e në momentin që ai zë është më i fort, menjëherë ndalohet. Humbet, në puset e thella… aty ku edhe Jusufi a.s kishte mbetur i vetmuar nga hileqaria e vëllezërve. Hileqari! Mbetemi te mendimi i vështirësisë së rrugës, aty ku gjithçka fillon me një fjalë dhe mbaron me mundim. Shoqëria duhet ndryshuar, sistemi udhëheqës duhet ndryshuar. Po si?
CHF11.90O shokët e mi të burgut
CHF11.90 -
Marrëdhëniet ndërkombëtare në Islam
Ky libër i qaset studimit të bashkësisë njerëzore si tërësi dhe individit si pjesë përbërëse e saj. Gjithashtu, studiohen edhe pikëpamjet Islame mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilat duhet të sëndërtohen mbi të njëjtat parime mbi të cilat sëndërtohen raportet nërshoqërore dhe ato individuale, siç është mëshira, dashuria, drejtësia, përmbushja e premtimit dhe fisnikëria, parime që ashtu siç rregullojnë marrëdhëniet individuale duhet ti rrëgullojnë edhe ato ndërshoqërore.
CHF11.90Marrëdhëniet ndërkombëtare në Islam
CHF11.90 -
Përmbledhje poezish
Temat kryesore të poezisë së autorit janë dashuria dhe historia. Sendet e ndryshme, qytetin, sokakun e të tjera i ka shndërruar në poezi në një mënyrë të hollësishme e konkrete, pikërisht si ajo e letërnjoftimit. Ilhan Berku është një lumë shumëdegësh i poezisë që dashuron prozën, aforizmat, shkronjat, sendet, lagjet etj.
CHF26.90Përmbledhje poezish
CHF26.90 -
Për diturinë
Libri “Për diturinë” i hoxhës së nderuar, Jakup Asipi, Allahu e mëshiroftë, i cili nuk la gjurmë vetëm në vendin ku veproi, por ndikimin e tij e shtriu në të gjitha trojet shqiptare dhe më gjërë, është mishërim i të kuptuarit të thellë të realitetit të kohës, vendit, mentalitetit të popullit, rrethanave lokale, rajonale dhe ndërkombëtare në të cilat jeton muslimani i sotëm nga njëra anë, dhe të kuptuarit të shëndoshë të Islamit dhe burimeve të të drejtës islame, e të moralit, nga ana tjetër.
CHF13.90Për diturinë
CHF13.90 -
Sinqeriteti
Libri Sinqeriteti i hoxhës së nderuar Jakup Asipi është ky libri i dytë me radhë, të cilin do të keni mundësi ta lexoni me kënaqësi dhe me ngazëllim të madh, sepse vetë ligjërimi i tij, vetë ai ishte i tillë, një hoxhë, një dijetar, një njeri i gjallë, i virtytshëm e me parime në jetë. Ai ishte vetë një erë e lehtë që freskonte zemrat e muslimanëve kudo që shkonte, kudo që dëgjohej e kudo që lexohej.
CHF13.90Sinqeriteti
CHF13.90 -
Personaliteti i muslimanit bashkëkohor
Ky libër i dedikohet të gjithë atyre që e kanë kuptuar islamin në mënyrë të drejtë dhe dëshiron që ta përcjellë atë te të tjerët. Po ashtu ky libër i dedikohet të gjithë atyre që dëshirojnë ta gjejnë të vërtetën dhe ta ndjekin atë. Libri në fjalë Personaliteti i Muslimanit Bashkohor, është një domosdoshmëri e kohës. Ky libër u vjen në ndihmë të gjithë shtresave dhe atyre që duan të njohin dhe punojnë për islamin. Realiteti bashkohorë është bërë domosdoshmëri edhe për ftuesit mysliman. Ky libër, kryesisht përbëhet nga ligjërata të mbajtura me të rinj mysliman, pra është një përqasje shkencore e domosdoshme bashkohore.
CHF11.90 -
Nga jeta e tabi’inëve
Tabi’inët janë brezi që erdhën pas sahabëve, shokëve dhe bashkëkohësve të Profetit s.a.v.s. Pas vdekjes së Profetit s.a.v.s., shokët e tij u shpërndanë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke mbartur dhe përcjellë mesazhin hyjnor dhe njëkohësisht duke hedhur themelet e civilizimit islam. Vendet dhe rajonet ku u përqendruan sahabët, ishin kryesisht në Gadishullin Arabik, në Egjipt, Sham, Irak dhe rajone të tjera. Ata njerëz që jetuan me sahabët e Profetit s.a.v.s., quhen tabi’inë.
CHF9.60Nga jeta e tabi’inëve
CHF9.60 -
Liri apo anarki
Ata vazhdimisht plasojnë dilema dhe kontestime rreth të vertetave të Islamit, me shprese se do të arrijnë të nxisin dyshime rreth Islamit në kokat e pjestarëve të tij, ose do ta satanizojnë atë si fe në sytë e botës, ashtu që të pengojnë çdo tentim për ta perqafuar këtë fe madhështore nga ana e jomuslimanëve.
CHF6.90Liri apo anarki
CHF6.90 -
Rëndësia e familjes në Islam
Familja paraqet bërthamën e një shoqërie. Nga fati i saj, rënia apo ngritja, varet edhe fati i shoqërisë. Ne shohim sot familje që kanë humbur çdo vlerë dhe karakteristikë pozitive. Fatkeqësisht, kjo është bërë realitet edhe në trevat tona. Mosmarrëveshjet brenda familjeve tona janë bërë përditshmëri e zakontë, mjetet e informimit për çdo ditë na shkruajnë e flasin për gjëra të tilla.
CHF9.90Rëndësia e familjes në Islam
CHF9.90 -
Israja dhe Mi’raxhi – Shenja në rrugën e udhëtimit të natës
Libri në fjalë e trajton gjërësisht një nga muxhizet e njohura e cila iu dha të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s., Isranë dhe Miraxhin, gjegjësisht dërgimin e Muhamedit s.a.v.s. prej Meke në Kudusi Sherif, dhe prej atje, respektivisht prej Mesxhidi Aksasë, në sferat e larta qiellore. Libri jep detaje të shumta rreth kësaj ndodhie muxhize, e cila iu dha Muhamedit s.a.v.s. që ta forcojë atë dhe besimtarët në rrugën e thirrjes islame, si dhe të jetë një sfidë dhe provokim e sprovë e vërtetë për jobesimtarët dhe të luhatshmit në besim.
CHF7.90 -
Mbi botën tjetër
Të gjithë duam të dimë mbi ahiretin dhe jetën në botën tjetër. Të gjithë jemi të interesuar për fundin tonë se si do të jetë i mirë apo i keq. Të gjithë e dëshirojmë xhennetin dhe kemi frikë nga xhehenemi. Ky libër i plotëson më së miri nevojat tona për të marrë përgjigjet e duhura rreth këtyre që thamë më lartë. Për të kuptuar më së miri se si mund të jetë fundi ynë dhe se çfar na pret pas vdekjes, duhet që patjetër të lexohet ky libër. Në të më së miri autori na jep shkaqet e një fundi të mirë. Na e përshkruan ditën e gjykimit me të gjithë emrat dhe etapat e saj. Xhenetin dhe xhehenemin. Ky libër na e bën të qartë që nëse e dëshirojmë fundin si besimtar, duhet të jetojmë si besimtar. Ky libër nuk duhet ti mungojë lexuesit dhe sidomos atyre që janë të interesuar për botën tjetër.
CHF9.90Mbi botën tjetër
CHF9.90