-
Tevesuli, si ta kuptojmë tevesulin?
Tema e tevesulit është mjaft e rëndësishme. Shumë prej muslimanëve kanë gabuar në këtë temë duke mos ditur vërtetësinë e saj që është përmendur në Kuran dhe Sunet në mënyrë të dukshme dhe të qartë.
CHF6.90 -
Islami në shekullin tonë
Ky libër është përmbledhje e disa artikujve të cilat dr. Xhafer Shejh Idrisi i ka shkruar në raste të ndryshme si përgjigje dhe analizë e rrethanave të caktuara. Ato paraqesin laramani temash dhe me këtë bëhen të lehta për lexuesin edhe pse janë tema që kanë nevojë për
vëmendje gjatë leximit të tyre. Urojmë që këto tema të gëzojnë lexuesin ashtu siç kanë paraqitur gëzim për ne gjatë leximit, përkthimit dhe redaktimit të tyre.CHF6.90Islami në shekullin tonë
CHF6.90 -
Mos u hidhëro
Ky është libri im Mos u hidhëro, i cili vjen në një kohë kur hidhërimi është përhapur shumë, janë shtuar mospajtimet, është rritur tregu i problemeve dhe mediat transmetojnë lajme tronditëse, të cilat i ngushtojnë gjokset, ti stresojnë nervat dhe e hutojnë madje edhe më të qetin prej njerëzve. Prandaj e sheh, se hidhërimi reflektohet në fytyrat e njerëzve, vizatohet në ballin e tyre dhe shkruhet në buzët e tyre. Kjo gjendje ua bën me dije njerëzve të urtë, se e kanë detyrë ti përkujtojnë njerëzit dhe tua tërheqin vërejtjen atyre nga pasojat e hidhërimit, i cili sjell me vete pendim dhe fatkeqësi të ndryshme. Me këtë ne praktikojmë fjalën e të Dërguarit të Allahut, me të cilën ai ka këshilluar njërin prej shokëve të tij: Mos u hidhëro. Këtë ai e përsëriti tri herë.
CHF16.90Mos u hidhëro
CHF16.90 -
Shtegu i dijes
Allahu, subhanehu ve teala, pasimin e epshit e ka bërë në kundërshtim me hakun dhe e ka konsideruar palë të kundërt të saj, siç thotë Allahu, tebareke ve teala: “O Davud: “Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së Allahut. Ata që largohen prej rrugës së Allahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë.” (SAD:26) E marrur në librin “Shtegu i dijes” i Bekir Halimit.
CHF14.90Shtegu i dijes
CHF14.90 -
Gëte dhe Islami
Madhështia e njeriut të shkencës, kulturës dhe çfarëdolloj lëmi tjetër intelektual qëndron tek të perceptuarit e nevojës për të besuar në një Zot dhe të njohurit të Tij. Shkrimtari gjerman, Johan Volfang fon Gëte, ka shprehur me modestinë e një njeriu të shquar, dashurinë e tij ndaj Allahut dhe besimin e sinqertë në fenë Islame.
CHF24.90Gëte dhe Islami
CHF24.90 -
Pastrimi i shpirtit
Ky libër është një përmbledhje e shkurtër mbi pastrimin e shpirtit, kurse me pastrimin e shpirtit synojmë pastrimin dhe mbarësimin e shpirtit, që ti përgjigjet Krijuesit të vet dhe të shpëtojë në këtë dynja dhe në ahiret ashtu si na ka mësuar Allahu xh.sh. nëpërmjet të Dërguarit të tij Muhamedit a.s.
CHF8.90Pastrimi i shpirtit
CHF8.90 -
Shndërrimi i Islamistëve nga plagët e Shtatorit tek Pranvera e revoltave
Librin Shndërrimi i Islamistëve nga plagët e Shtatorit tek Pranvera e revoltave ku flitet mbi rizgjimin e islamistëve dhe grupeve të ndryshme që kanë prapavijë Islame për të refuzuar pushtetarët diktatorial. Është i ndarë në pesë tema dhe ka 150 faqe. Është një historik i zhvillimeve që nga rizgjimi islam e deri në kohët tona.
CHF12.90 -
Furnizimi për ahiret, në bazë të udhëzimit të krijesës më të mirë Pejgamberit, s.a.v.s. – Version i shkurtuar
Ky version i shkurtuar ka përmbledhjen e gjërave dhe praktikave më kryesore.
CHF24.90 -
Intimiteti bashkëshortor, dispozita, këshilla dhe fetva
Çeshtjeve të intimitetit bashkëshortor ne kohët e sotme i kushtohet më shume kujdes se sa i është kushtuar më herët. Ne favor të këtij konstatimi flet edhe fakti perfaqësimin dhe lexueshmerinë e fetvave dhe teksteve, të cilat ne mediat elektronike dhe ato të shkruara e trajtojnë kete pyetje (çështje).
CHF6.90 -
Hutbe, ajete dhe hadithe për derse dhe hutbe
E tubova këtë libër, që të jetë çelës për ligjërimin dhe këshillimin tim, mbështetës i kolegëve të mi që të referohen në të për derset e rëndomta dhe për hutbet javore. Njëherish gjithashtu edhe për vllëzrit e mi dhe motrat e nderuara që dëshirojnë të dinë diqka më shumë rreth islamit.
CHF25.90 -
Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në islam
Shkaku i parë dhe më kryesor i zgjedhjes se këtij libri për tu përkthyer ishte pikërisht urdhëri hyjnor, i cili e bën të detyrueshëm për çdo muslman pyetjen e dijetarëve për çdo gjë të paqartë, pasi dijetarët, siç transmetohet në hadith të saktë, janë trashëgimtarët e Pejgamberëve s.a.v.s. Gjithashtu, mënyra e pyetje-përgjigjes është një mënyrë shumë e përshtatshme, e cila ndihmon për të kuptuar më shpejt e më qarte shumë prej problemeve që shqetësojnë muslimanët sot, për vetë faktin se ajo mund të asimilohet fare lehtë nga të gjitha shtresat e popullit, duke filluar nga intelektualët e deri te njerëzit më të thjeshtë.
CHF8.90 -
Ndalesat fetare, të cilat njerëzit i anashkalojnë
Në këtë libër lexuesi i nderuar do të ketë rastin të njihet me një numër nga haramet të cilat janë të regjistruara në sheriatin e Allahut, me sqarimin e argumenteve të ndalimit prej Kuranit edhe Sunnetit.
CHF7.90 -
Njëshmëria e Allahut ( subhanehu ve teala )
Në këte libër trajtohen këto tema: Devijimi në jetën njerëzore, shirku – politeizmi, kufri – mosbesimi etj.
CHF8.90 -
Shkëndija nga jeta e të dërguarit dhe dhjetë të përgëzuarve
Shkaku që Abdul-Ganij të shkruajë për jetën e të Dërguarit s.a.v.s. shkurtimisht ka qenë rasti kur ky me nje shok të vetin kishin qenë ne udhëtim derisa kishin kaluar pranë nje manastiri dhe ishin ndalur aty. Abdul-Ganiju ishte ulur afër lumit dhe njëri nga shokët i afrohet derës se manastirit dhe troket. Del një murg dhe e pyet: çfarë është feja yte? Ai tha: Unë jam musliman. Ai e pyet përsëri: kë e pason? Ai tha: Muhamedin s.a.v.s. Pastaj i tha: – Më trego prejardhjen e tij, si ka qenë ai? Mirëpo ai nuk kishte pasur dituri, per këtë shkak murgu i tha nuk të gostis me asgjë.
CHF4.90 -
Rruga e grupit të shpëtuar dhe palës së ndihmuar nga Allahu në frymën e Kuranit dhe sunetit
Këto janë disa studime të rëndësishme dhe të llojllojshme, që i thërrasin myslimanët në akiden (besimin) e Teuhidit (Njëshmërisë) së sinqertë dhe në të larguarit nga shirku, i cili është përhapur në shumë vende myslimane. Kv është shkaku i fatkeqësisë së botës bashkëkohore, e sidomos të botës islame, me fatkeqësitë, katastrofat, luftërat dhe çoroditjet që po ndodhin në të.
CHF5.90 -
Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit
Ne jetojmë në kohën në të cilën shkenca ka përparuar shumë dhe ka sjellë shumë mjete të jetës urbane e të rehatshme. Garat në përparim nuk po ndalen, kështu që çdo ditë fitojmë diçka të re. Prej kësaj buroi gara tjetër e re – njeriu përpiqet që të grumbullojë mjete bashkëkohore dhe të ketë dobi prej tyre. Por si të arrihet kjo kur risitë nuk kanë të ndalur? Garën e prodhimit e përcjell gara e konsumimit. Njeriu ka arritur në gjendjen e dëshirës së madhe për risi, kështu që edhe prodhuesi edhe konsumuesi kanë dëshirë të madhe e të barabartë ndaj risive. Është e çuditshme se të dy palët nuk mund të ndalen e të pushojnë. Krahas me garën në shkencë, po rritet edhe numri i të sëmurëve si dhe paraqitja e sëmundjeve të reja, që tregon se ky është produkt i përparimit urbanistik. Laboratorët dhe qarqet shëndetësore kanë shpejtuar për të gjetur një ilaç kundër sëmundjes së re, që i futi në llojin e ri të garës.
CHF24.90Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit
CHF24.90















